Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Shqipëria do të ketë kështu një votë në vendimet që merren nga Këshilli i Sigurimit. Është kjo hera e parë që Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit, që prej anëtarësimit në OKB më 1955. Në votimin e bërë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, Shqipëria mori 170 vota nga 190 vendet që votuan. Përfaqësuese e grupit…
Author: tirana
Kosova ka shënuar 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga 1 mijë e 774 testime. 112 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm. Në muajin qershor Kosova ka regjistruar luhatje të shifrave, por gjithsesi numrat janë dukshëm më të ulëta se gjithë muajt e tjerë të pandemisë. NJOFTIMI NGA IKSHPK 12 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit…
Ervin Salianji e ka quajtur nul votiminnë parlament për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pasi parlamenti është në tejkalim të kompetencave të veta. Salianji tha në emisionin ‘Kjo Javë’ se votimi është një hakmarrje politike për shkak të pavarësisë së institucionit, dhe për shkak të të gjithë elementëve që Ilir Meta si president i Republikës ka bërë betejat e veta për të vendosur balancën e pushteteve. “Në pikëpamjen time, por edhe në deklarimin zyrtar të PD, ky është një sulm ndaj një institucioni të pavarur. Është një vendim nul, për shkak se parlamenti është në tejkalim të kompetencave të veta.…
Dita e sotme për kryedemokratin Lulzim Basha është tepër e veçantë. Ai feston ditëlindjen dhe mbush plot 47 vite. Nuk kishte sesi të mungonte një surprizë për liderin demokratë, i cili aktualisht është duke ndjerë “ethet” e garës brenda partisë së tij. Ka qenë pikërisht të rinjtë, ata që e kanë surprizuar jashtë selisë blu me një tortë të realizuar me gurë shahu. Basha nuk ka nguruar dhe e ka ndarë menjëherë në Instagram duke shkruar: “Faleminderit nga zemra për këtë surprizë. Prania juaj është dhurata më e bukur”. View this post on Instagram A post shared by Lulzim Basha…
Do të luhet në orën 15:00, në stadiumin “Baku Olympic” të Bakusë, Uells-Zvicër e vlefshme për Grupin A të EURO 2020. Të dyja skuadrat do të synojnë fitoren e parë që në ndeshjen debutuese. Nga rreshtimet në fushë vihet re loja sùlmuese nga dy kombëtaret. FORMACIONET ZYRTARE – UELLS – (4-3-3): Uard; Roberts, Rodon, Dejvis, Mefam; Morrell, Alen, Ramsej; Xhejms, Mur, Bejl. Trajner: Robert Pejxh. ZVICRA – (5-2-3): Somer; Mbabu, Elvedi, Shar, Akanji, Rodrigez; Xhaka, Frojler; Seferoviç, Embolo, Shaqiri. Trajner: Vladimir Petkoviç.
Tre ditë më parë, Kryetari i komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana është fotografuar nga gazetarët duke ngjitur një çamçakëz poshtë tavolinës, ndërsa do mbante edhe një deklaratë për mediat. Sot nga selia blu, Gjana doli sërish në një prononcim dhe teksa shpjegoi se si është situata në Partinë Demokratike një ditë para zgjedhjeve dhe dha një mesazh për gazetarët. “Dëshiroj që të mos ktheheni në paparacë çamçakëzash”, u tha ai të pranishmëve. Kujtojmë se ditën e nesërme në Partinë Demokratike pritet të mbahen zgjedhjet për kryetar të saj. Në garë do të jenë katër kandidatë. Bëhet fjalë për…
Për D.A. nuk është asgjë aksidenti automobilistik që kaloi. As rrezikimi i jetës dhe trauma që i la, duke qenë se si pasagjere kishte edhe të bijën vetëm 4 vjeçe. Po ashtu edhe procesi i divorcit të cilin e reja pret ta finalizojë në gjykatë. Por denoncimi i njeriut me të cilin ajo bashkëjetoi dhe më pas solli në jetë një fëmijë. Sipas burimeve të Gazetasi.al pranë drejtorisë vendore, burri denoncoi në komisariatin numër 2 pranë oficerit të gatshëm, i cili nuk ka patur asnjë kundërshtim, por ka regjistruar dhe shkruar çdo pretendim të mundshëm të bashkëshortit të nevrikosur. Megjithëse për policinë…
Një sherr mes femrave në një qendër estetike në kryeqytet ka degraduar edhe me përdorimin e sendeve të forta. Një 33-vjeçare ka denoncuar dhunën e ushtruar nga dy shtetase, në ambientet e një qendre estetike në bulevardin “Bajram Curri”. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, të premten, e arsyet e saj mbeten të panjohura, pasi policia nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë në njoftimin e shkurtër shpërndarë për mediat. “Më datë 11.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqerimin e shtetasve I. Gj., 39 vjeçe dhe A. D., 35…
Që prej se ka bërë publike lidhjen me Markun, Rudina Dembacaj është siguruar t’i shpreh në çdo rast dashurinë publikisht ish-politikanit. Së fundmi, një moment në makinë ka mjaftuar që Dembacaj të zbulojë romantik është, por patjetër s’mund të mungonte dhe humori që e karakterizon aktoren. “E pashë në rrugë, e futa në makinë, i futa një të puthme”, ka shkruar Rudina krah fotos me Markun, duke lënë të kuptohet se nuk mendohet dy herë për të dhënë një puthje kurdo qoftë ajo.
Shkencëtarët mund të kenë zbuluar arsyen pse njerëzit bëhen duhanpirës socialë ndërsa konsumojnë alkool, dhe kjo arsye ka qenë e lidhur me shtyrjen e gjumit Studiuesit nga Universiteti i Missourit besojnë se njerëzit i dëshirojnë efektet e nikotinës – si një stimulues gjatë pirjes, sepse ndihmon në lehtësimin e ndjenjës së përgjumjes të shkaktuar nga alkooli. Studimi, i botuar në revistën Neurochemistry, paraqet efektet e nikotinës dhe alkoolit në trurin e minjve. Në studimin e trurit të këtyre kafshëve, shkencëtarët kanë zbuluar se nikotina ndihmon në shtyrjen e gjumit që stimulohet nga alkooli. “Në këtë mënyrë, ne kemi provuar që…
Sot shënon 22-vjetori i Çlirimit të Kosovës, nga trupat serbo-malazeze. Përmes një postimi në Facebook, kreu i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar 12 qershorin e 1999. Ai shkruan se, është një ditë krenarie kombëtare dhe shpreh mirënjohje për ata që dhanë jetën për liri. Postimi i Lulzim Bashës: “22 vite më parë Kosova shënoi ditën e parë të lirisë, çlirimin e saj! Në këtë ditë krenarie kombëtare, mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për liri, për lidershipin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit…
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka surprizuar të gjithë ditën e sotme teksa ka postuar një foto me prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, por ka zgjedhuar të mos na e shuajë kureshtjen mbi atë çka po gatuhet vërtet. Kreu i Bashkisë së Tiranës i cili ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij Dukagjin Lipën dhe Anesa Lipën, dy prindërit e yllit të muzikës botërore ka zgjuar kuriozitetin e të gjithëve mbi një koncert të mundshëm të këngëtares në kryeqytet teksa shkruan, “diçka po gatuhet në Tiranë”. Veliaj nënvizon edhe faktin se vitin e ardhshëm…