Author: tirana

Gjykata ka lënë në burg, Leonard Bashaliu autorin e vrasjes në Peqin, disa ditë më parë. Bashaliu ekzekutoi me armë zjarri 45-vjeçarin Ylber Xhahysa në fshatin Gjocaj. Në seancën e sotme gjyqtarja Pajtime Fetahu ka dhënë masën “arrest me burg” për autorin. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 8 qershorit, ku shkak u bënë motive mjaft banale. Bashaliu ka deklaruar para policisë se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Ylber Xhahysës për shkak të një konflikti të 5 viteve më parë për gërvishtjen e makinës, që është përshkallëzuar më pas sot në përdorimin e armës.

Read More

Peligrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç ka bërë që policia të rrisë masat e sigurisë. Nga ora 8:00 deri në orën 24:00 policia e Lezhës do të kufizojë disa nga akset kryesore. Masat e marra si më poshtë: – Nga ora 08:00 datë 12.06.2021– ora 24:00 datë 13.06.2021, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë: “Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout ” “Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout” “Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout” “Nga Pallati 113 – Kisha e Shna…

Read More

Deputeti Ditmir Bushati ka uruar 30-vjetorin e Partisë Socialiste. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bushati nënvizon se me kontributin dhe eksperiencën e trashëguar në vite, gërshetuar me burimet e pashtershme njerëzore, PS ka mundësinë për të lënë gjurmë si forcë politike e cila qeveris për të gjithë. “Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë! Me kontributin dhe eksperiencën e trashëguar në vite, gërshetuar me burimet e pashtershme njerëzore, PS ka mundësinë për të lënë gjurmë si forcë politike e cila qeveris për të gjithë, që shtetbërjen e konsideron mision në bashkëpunim me të gjithë, dhe zotimet i ndërmerr për një…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, publikon një video mesazh me ngjarje historike dhe uron ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste. Video nis me shkrimtarin Dritëro Agolli, vazhdon me ish-kryetarin dhe ish-kryeministrin Fatos Nano dhe më pas të gjitha ngjarjet e rëndësishme në PS e Shqipëri gjatë drejtimit të socialistëve. “Gëzuar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste, forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim europian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social. Mirënjohje të gjithë themeluesve kurajozë, të cilët më 12 Qershor 1991…

Read More

Euro 2020 filloi mbrëmjen e kaluar dhe Italia mori tre pikët e para pas suksesit 3-0 ndaj Turqisë. Dita e sotme është më e ngarkuar dhe plot tre ndeshje do të zhvillohen. Në orën 15:00 takimi i parë, ai mes Uellsit dhe Zvicrës, dy skuadrave të tjera të grupit A. Ndeshja do luhet në stadiumin “Baku Olympic Stadium” në Azerbajxhan (35 mijë tifozë). Përballja e fundit mes këtyre dy kombëtareve u luajt 10 vite më parë dhe Uellsi fitoi 2-0 falë golave të Aaron Ramsey dhe Gareth Bale. Tre orë më vonë debutojnë në Euro 2020 Danimarka dhe Finlanda. Derbi…

Read More

Dashi Ju keni kaluar me sukses shumë sfida kohët e fundit, edhe pse mund të keni menduar se askush nuk e ka vënë re. Meritoni lavdërime për arritjet tuaja. Për të vlerësuar këto arritje dhurojini vetes një trajtim relaksues. Demi Argëtimi dhe romanca zakonisht shkojnë së bashku, por ka edhe raste që nuk ndodhin. Pra, nëse jeni vetëm, ndjehuni mirënjohës që nuk keni pse të shqetësoheni për dikë tjetër. Kjo është një kohë për të shijuar lirinë tuaj, duke bërë diçka impulsive. Binjakët Do të ketë disa keqkuptime që do të ndodhin mes jush anëtarëve të familjes suaj. Kjo mund…

Read More

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, me sa duket e ka marrë seriozisht stërvitjen dhe të qenit në formë. Pas mbarimit të fushatës, Gjiknuri i është përkushtuar palestrës, ndërsa boksi duket se është disiplina që e tërheq më shumë. Në një video të publikuar së fundmi, Gjiknuri shihet teksa grushton një thes boksi, shumë i përqendruar në atë që po bën.

Read More

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edith Harxhi, ka treguar se ajo është tepër aktive dhe bën çdo ditë takime me ambasadorë të rëndësishëm, përfshirë këtu edhe me Yuri Kim, por nuk preferon t’i bëjë publike. Gjithashtu ajo ka treguar se kur ka punuar në Ambasadën e Ankarasë, e kanë hequr pa asnjë arsye sepse mendonin që ishte agjente e shërbimit inteligjent MI6 sepse kishte përfunduar studimet në Britaninë e Madhe dhe kishte një kompjuter që ishte i lidhur me internet, një gjë që ishte disi e pazakontë në vitet ’97. Arian Çani:Takohesh…

Read More

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kishin ndërtuar pa leje dhe kishin zaptuar zonën e plazhit në Durrës. Blutë bëjnë me dije se në pranga janë vënë P. M., 32 vjeç pasi në vendin e quajtur “Plazhi Sektor Rinia”, Durrës, në bregdet ka ndërtuar një lokal, pa leje si dhe A. P., 35 vjeç i cili kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. “Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe zënien…

Read More

Ish-trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi, tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për të qenë përsëri protagoniste në një turne të rëndësishëm, si Europiani apo Botërori në Katar. “Besoj që Shqipëria ka një skuadër të rëndësishme, me lojtarë që luajnë shumë në Serie A, shumë të tjerë nëpër Europë, në Spanjë… Janë lojtarë që kanë shumë përvojë, çka i duhet edhe Rejës për të nxjerrë më të mirën nga këta djem. Po t’i kisha unë këta lojtarë me përvojë, një skuadër me lojtarë që mund të përballen në kampione të rëndësishëm. Lojtarët e mi (Azerbajxhanit) luajnë të gjithë…

Read More

Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e shkuar në ambientet e lokalit ku punonte. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar. Policia sqaron se i riu është plagosur me thikë dhe dyshimet e para flasin për vetëplagosje për arsye ende të panjohura. Burimet bëjnë me dije se 29-vjeçari është gjetur me thikë në dorë në tualet nga një klient i lokalit. Ai është dërguar në gjendje të rënduar në Spitalin Rajonal të Durrësit nga ana e Forcave të Rendit që shkuan menjëherë në vendngjarje. I riu punonte si kamerier në lokalin ku ndodhi ngjarja…

Read More

Mbretëresha shkaktoi të qeshura në takimin me liderët e G7-së pasi në momentin kur po përgatiteshin për foto u tall duke thënë: ‘a duhet të dukesh sikur po kënaqesh’? Britania priti ditën e djeshme udhëheqësit e 7 vendeve më të fuqishme të botës, teksa nisi Samiti i G7, ku do të diskutohen çështje të rëndësishme globale, ndër to edhe përparimi i Kinës në luftën për të qenë superfuqia më e madhe në gplanet. Ndërsa udhëheqësit e tjerë filluan të qeshnin, Kryeministri Boris Johnson u përgjigj me shaka: ‘Ne kemi qenë duke shijuar veten, pavarësisht paraqitjeve.’

Read More