Author: tirana

Moderatori Arian Çani është shprehur se për fat të keq për shkak të orarit, ai nuk mund të shikojë ndeshjen Turqi-Itali dhe tregon se është një tifoz i flaktë i Italisë. Pjesë nga biseda në Zonë e Lirë Arian Çani: Unë historikisht nuk e di pse, nuk shoh futboll asnjëherë, po sa herë që ka Kampionat Europian ose Botëror, unë jam tifoz dhe vetëm me një ekip, me Italinë. Fatbardh Kadilli: Edhe unë, jam tifoz i vjetër i Italisë. Arian Çani: Sot e humbëm, por ti mund ta kapësh pak se deri në orën 21:40 je këtu. Fatbardh Kadilli: Do e kap se duhet…

Read More

Policia e Korçës arrestoi 23-vjeçarin, Ervin Gura, i cili tentoi të vrasë më pushkë kushëririn e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Podgorie, pasdite e kësaj të premteje, pas një konflikit mes tyre. Fillimisht, i riu u largua menjëherë pas ngjarjes, por u arrestua pak orë më vonë. Në cilësinë e provës materiale, policia i sekuestroi edhe armën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. G., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Ky shtetas ditën e sotme, në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M.…

Read More

Mbrëmjen e sotme ka startuar “Euro 2020” me një performancë të jashtëzakonshme në fushë të artistëve të zgjedhur për këtë sezon. Sot po luhet ndeshja e parë Itali-Turqi në Olimpiko të Romës. Është edicioni i 16 i këtij kompeticioni, që për herë të parë në histori u shty në kohë, për arsye të pandemisë së koronavirusit si dhe përshkallëzimit të situatës dhe ndalimit në masë të gjerë të të gjitha aktiviteteve të këtij sporti, prej rrezikut të infektimit me virusin Covid–19. Për skuadrën e Të Kaltërve ka ardhur momenti i së vërtetës, ai për të mbledhur frytet e punës 3-vjeçare…

Read More

Greqia ka vendosur që të pranojë brenda territorit të saj të gjithë personat pavarësisht nëse vaksina që kanë bërë është e miratuar nga EMA. Nga vendimi përfiton edhe Shqipëria, pasi të gjithë qytetarët që kanë injektuar dozat e vaksinave kineze dhe ruse, të cilat ende nuk janë miratuar nga EMA, që është Agjencia Europiane e Barnave. Kjo do të thotë që qytetarët që kanë bërë vaksinat; Novavax (SHBA), Sinovac (Kinë), Sputnik (Rusi), Sinopharm (Kinë) dhe CanSino (Kinë) do të mund të vizitojnë Greqinë pa detyrimin e testit anti-COVID. Pak ditë më parë Shqipëria arriti marrëveshjen me Hungarinë për njohjen e…

Read More

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën e koronavirusit si edhe çfarë pritet të ndodhë me Covid-19 gjatë vjeshtës në Shqipëri “Duhet të veçojmë një element shumë të rëndësishëm që është vaksinimi. Nga njëra anë vaksinimi dhe nga ana tjetër kalueshmëria e sëmundjes nga ajo pjesë që është prekur, sigurisht që e bën popullatën më të imunizuar, përkundrejt një sezoni të ri dimëror”. Ajo theksoi se dimri sjell edhe infeksione të tjera, të cilat kanë munguar gjatë sezonit të kaluar. “Megjithatë duhet të theksohet se sezoni i vjeshtës dhe i dimrit të përballë edhe me infeksione të tjera…

Read More

Rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi E. T., 22 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor), ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pasi Shqipëria u zgjodh si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në një postim në Tëitter Bushati e cilëson këtë hap një përgjegjesi serioze si nga ana politike, ashtu edhe morale. Zgjedhja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për ish-ministrin Bushati është rezultat i punës së palodhur gjatë viteve të diplomacisë shqiptare. “Ulja në Këshillin e Sigurimit është një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht. Që nga anëtarësimi në 1955, Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. Ky është një…

Read More

Në 14 dhjetor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, vendosi të konfirmonte në detyrë Rilinda Selimin, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. “Ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë; ka arritur një nivel të besueshëm në kontrollin e figurës; ka arritur një nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale”, thuhet në vendimin e trupit gjykues të përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Rilinda Selimi është bashkëshortja e Shkëlzen Selimit, ish anëtarë i Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga të dy shkallët e Vetingut që në vitin 2019, për lidhje…

Read More

Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili u kap me një sasi kokaine. Arrestimi ndodhi në zonën e quajtur “Corso Moncalieri” në Torino. Mediat italiane raportojnë se policia kishte ndaluar makinën e shqiptarit, ndërsa kërkoi që të kryente kontroll, i riu u shfaq nervoz. Pas kontrolleve të detajuara në mjet, shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet, u gjetën 6 kg kokainë, të ambalazhuara në pako me logo të stampuara të një marke të njohur, siç është “Prada”. Mësohet se nëse droga do të dilte për shitje në treg, ajo kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.

Read More

Vetëm një ditë pasi deklaroi publikisht se “kurrë nuk thuhet kurrë’, përsa i përket rikthimit në udhëheqje të PD-së, Sali Berisha ka përshëndetur me simbolin e demokracisë me dy gishtat lart të gjithë demokratët. Fotoja ngjall kujtime dhe jep një mesazh në dukje të koduar. “Një përshëndetje të përzemërt! Sb”, shkruan Berisha përmbi foton ku duket duke përshëndetur me dy gishtat lart.

Read More

Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podogrie të Korçës, pasditen e kësaj të premteje, ku fillimisht dy kushërinjtë janë konfliktuar me fjalë, më pas njëri prej tyre ka qëlluar më pushkë. Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit që qëlloi, shtetasit Ervin Gura. Paraprakisht dyshohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta. Sakaq, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e sherrit, ku u përdor edhe arma.

Read More

Një person i dobët dëshiron të shtojë peshë, ai që ka peshë të tepërt dëshiron ta humbasë atë, dhe ai që ka një normë normale ose e konsideron veten të shëndoshë ose të dobët dhe prandaj dëshiron rregullime të një lloji. Nuk ka numërim të kalorive, mungesë të karbohidrateve, apo edhe klasifikim të ushqimeve sipas niveleve të yndyrës që ato përmbajnë. Në të vërtetë nuk është një dietë, siç duket, por më tepër një grup i mënyrave më të thjeshta të mundshme për të humbur pa bërë ndryshime drastike në jetën tuaj. Ecja është një nga sportet ideale dhe është…

Read More