Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit. Nëse përpiqeni ta ‘hani stresin me bukë’ ushqyesit e produkteve në pjatën tuaj nuk do të përputhen siç duhet. Stresi kronik mund të ndryshojë lëngjet gastrike që prodhohen në stomak, qarkullimin e gjakut, lëvizshmërinë e zorrëve, përshkrueshmërinë e mukozës në stomak dhe ndjeshmërinë e tij. Stresi ka ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin tretës. Kur stresi godet, zorrët nuk përthithin ushqyesit, nuk përcjellin oksigjen dhe gjaku qarkullon 4 herë më pak në pjesët e aparatit tretës. Për më tepër sekretimi i enzimave ulet me 20,000 herë. Më poshtë do të gjeni disa…
Author: tirana
Qeveria paralajmëron se do t’u japë fund bizneseve abuzues në jug. Me nisjen e sezonit veror fillojnë edhe abuzimet me faturat dhe deklarimet nga operatorët që ushtojnë aktivitetin atje. Prej disa vitesh rresht turistë të huaj dhe vendas kanë denoncuar faturat marramendëse dhe shërbimet mizerable nga baret, restorantet dhe hotelet në jug të vendit. Përveç faktit që këto biznese abuzojnë me çmimin e shërbimeve për turistët, kundrejt shërbimeve aspak të denja, ato shkelin edhe detyrimet që kanë ndaj qeverisë. Çdo vit ata deklarojnë më pak të ardhura nga se marrin në të vërtetë, duke mos lëshuar fare kuponë tatimor ose…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një urim për 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Ndërsa PS do të mbajë sot pasdite Kongresin, në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shprehur urimet për të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë forcë politike. Rama zotohet po ashtu të vazhdojnë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë. “MIRËMËNGJES🌹 dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS🌹diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS🌹të bëhet më e mirë për…
Sot është një ditë e veçantë në familjen e reperit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi. Babai i tij, Sali Lushaj, i cili për mediat njihet edhe si ish-truproja e Sali Berisha, feston ditëlindjen. Edhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga Stresi, që i ka kushtuar si rrallëherë një dedikim të gjatë. Ai ka postuar një foto ku shfaqen në mitingun e Partisë Demokratike dhe ka shprehur të gjithë dashurinë që ndjen për të atin. View this post on Instagram A post shared by 🅂🅃🅁🄴🅂🄸 (@stresi)
3 gola, 3 pikë dhe një nisje spektakolare e Euro 2020. Italia nuk zhgënjen përballë Turqisë, madje konfirmon pretendimet e mëdha për këtë edicion. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ‘Tirana Fun Zone’, ku është krijuar një hapësirë e dedikuar Kampionatit Europian 2020. Një numër i madh tifozësh u mblodhën në shesh për të parë ndeshjen Itali-Tuqi nëpërmjet një ekrani gjigand.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se edhe mund të rikthehet në krye të PD. I pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, ai u përgjigj “Kurrë, mos thuaj kurrë”, duke e lënë të hapur si mundësi. E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, lidhur me këtë deklaratë u shpreh se e lexon si një pakënaqësi të Berishës me drejtimin e partisë. Harxhi po ashtu deklaroi se edhe në 2017-ën i ka kërkuar Berishës të rikthehet të marrë drejtimin e partisë. “Unë i…
Italia ka trefishuar avantazhin e Italisë ndaj Turqisë. Lorenzo Insigne ka shënuar për “Axurrët” me një goditje të mrekullueshme në minutën e 79-të. Një pjesë e meritës i takon portierit Cakir, i cili ka gabuar në një tentativë për të larguar topin nga zona e rreptësisë.
Thirrja e Fondit Monetar Ndërkombëtar për qeverinë shqiptare është që të bëjë kujdes me shpenzimet. Në këtë përfundim arriti një ekip i FMN-së, pas një misioni që zhvilloi në distancë me Shqipërinë. Duke vlerësuar se rimëkëmbja ekonomike ka nisur, FMN-ja këshillon autoritetet shqiptare të kursehen lekët. “Një stimul shtesë duhet të merret parasysh vetëm në rast se rimëkëmbja e pritshme nuk materializohet. Nëse do të ketë të ardhura shtesë, ato duhet të kursehen. Për të ndihmuar rindërtimin e hapësirës së nevojshme të politikës fiskale sapo rimëkëmbja të jetë në një rrugë të mbarë, iniciativat e planifikuara nga autoritetet shqiptare duhet…
Zhbllokohet Turqi-Itali. Italia ka kaluar në avantazh në minutën e 53-të. Ka qenë një autogol i Demiral, mbrojtësi i Juventus-it, që ka bërë të shpërthejë Olimpico-n.
Antonio Noçerinon jemi mësuar që ta shohim në ekranet e televizioneve, si pjesë e Juventusit apo dhe Milanit, Parmës, Palermos Torinos apo Uest Hemit, si dhe me Shpresat dhe Kombëtaren italiane si lojtar i spikatur. Por, ai i është futur rrugës së trajningut dhe nuk është çudi që ta shohim në stolin e një skuadre të njohur së shpejti në vendin tonë, e cila për italianin pritet që të jetë edhe si “trampolinë” duke qenë se është vetëm 36 vjeç. Moda e italianëve në fakt, në Fier është bërë e njohur, pasi këtë sezon kanë drejtuar dy trajnerë në elitë…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin Peqin-Elbasan. Raportohet se një person i seksit mashkull ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, ndërkohë janë plagosur edhe disa persona të tjerë, sipas informacioneve paraprake. Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, fshati Papër, për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, ku në garë janë katër kandidatë. E ndërsa ditët e fundit, Jemin Gjana që është kryetar i Komisionit Zgjedhor ka folur disa herë për listat, dy javë më parë në media qarkulloi një lajm që Bujar Nishani, i cili është kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së nuk e ka emrin mes atyre që do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri. Por si qëndron e vërteta dhe çfarë komenti ka vetë Nishani? “Nëse është edhe kjo pastaj…. Duhet të jem sepse kur kam lënë zyrën e Presidentit…