Author: tirana

Partia Demokratike nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet në vendin tonë dhe në vitin 2005 mesazhi për rrotacion erdhi nga SHBA dhe Fatos Nano u dorëzua. Kështu deklaroi ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi i ftuar në emisioni ‘Repolitix’, në Report Tv, teksa po flisnin për mandatin e tretë të qeverisë socialiste. Klosi tha se dy herë që PD ka marrë pushtetin ka qenë pa ndonjë meritë të madhe. Duke ju referuar zgjedhjeve të vitit 1992, që ishin zgjedhjet e para pluraliste, Klosi tha se kushdo që të ishte në opozitë do të fitonte, ndërkohë që 2005 erdhi…

Read More

Profesori i Profilizimit Kriminalistik Ervin Karamuça, thotë se 23 vjeçarja nga Delvina që ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe që në trup iu gjetën simbole “të çuditshme”, ka qenë pjesë e një rituali fetar që mund të jetë i panjohur në Shqipëri. Mirëpo pas disa kërkimeve që ai ka bërë ka vënë re se ato simbole janë okulte dhe mëshirojnë sakrificën dhe fuqinë e vetë individit. Ai tha sot në “Open” se ka qenë dikush tjetër në dhomë me të që e ka nihmuar të bëjë ritualin. Karamuça ngre alarmin dhe u bën thirrje prindërve që të bëjnë…

Read More

Në sagën e vdekjeve misterioze në Shqipëri, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, zbuloi një tjetër histori të padëgjuar më parë. Atë të një ekonomisti 32 vjeçar, që ka qenë rasti i parë në kryeqytet i cili ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, dhe grupet e hetimit edhe sot nuk dinë të japin përgjigje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në 2019. “Gerti është i pari që ka humbur jetë në rrethana misterioze, të pahetuara. Kanë ardhur vërdallë dhe s’i kanë dhënë përgjigje…” I riu ishte ekonomist dhe pasi nisi të frekuentonte një sekt të caktuar, filloi të…

Read More

Moderatori Arian Çani u shpreh sot në studion e lajmeve të MCN TV se qeveria “Rama 3” do të ketë në përberje të saj vetëm gra dhe një burrë të vetëm. Sipas Çanit burri i vetëm do të jetë Arben Ahmetaj, i cili siç u shpreh gazetari konsiderohet tip hamshori dhe femrat e shohin si mashkull. “Është krijuar ideja që është tigri dhe e duan”. Gazetari gjithashtu tha se janë hapur fjalë se edhe presidentja e ardhshme do të jetë grua, por ende nuk mund të flitet për emra. “Unë nuk i jap një rëndësi të madhe se kush do…

Read More

Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Evropiane Michael Roth ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi ku ka diskutuar në lidhje me çështjet më të rëndësishme siç është ajo e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Pas takimit me Ministrin e Jashtëm Grek Militiadis Varvitsiotis, Roth shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE. Roth përmes një postimi në rrjetin social Tëitter shkruan se përveç certifikatës së vaksinimit anti-Covid mbështetja e integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë është sfida e tyre. “Ne të dy mbështesim rrugën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për anëtarësimin në BE, i cili do…

Read More

Nga Spartak Ngjela Situata ndërkombëtare aktualisht është tërësisht në favor të Shqipërisë dhe shqipëtarëve. Kjo vjen nga përkrahja e madhe e politikës amerikane për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Po qeveria shqiptare, me politikën e saj, është brenda kësaj politike? l. Politika amerikane sot kuptohet se ka një qëllim të shpejtë politik: bashkimin gjithë-shqiptar. Panshqiptarizmi në Ballkanin Perëndimor, do të jetë skemë e suksesshme e politikës amerikane kundër interesit të Rusisë në këtë zonë. Dhe kjo sot dallon që është politika qëndrore amerikane në Ballkan. Aktualisht janë dy shtete shqiptare në këtë zonë:…

Read More

Deputeti Myslim Murrizi i është përgjigjur në një mënyrë tepër të ashpër kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili e quajti ”bukëshkalë që i shërbejnë qëllimit të Ramës”. Për Murrizin bukëshkalë është vetë Lulzim Basha, i cili është një kloun pa karakter dhe se përgjatë gjithë viteve të tij në drejtimin e PD ka futur njerëz si miq dhe në fund i ka larguar ata si armiq. Murrizi tha se nuk ka qenë kurrë pjesë e ‘tufës së qenëve’  të pushteti të Bashës që janë të mbushur me zullume dhe se nuk ka bërë kurrë miq e armiq për çështje interesi.…

Read More

Frika se vaksinat anti-Covid mund të ndikojnë negativisht në fertilitet kanë bërë që shumë njerëz mos marrin injeksionet që mbrojnë ndaj infektimit me koronavirus. Këtë e vërtetojnë edhe disa studime të kohëve të fundit të kryera nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, bazuar në statistika. Në njërin nga studimet thuhet se nga testet e kryera tek mbi 35 mijë persona në të gjithë botën, deri më tani nuk është shfaqur asnjë problem para, gjatë shtatzënisë. Këto studime po ashtu tregojnë se nuk ka asnjë të dhënë që vaksina të ketë shkaktuar infertilitet si tek…

Read More

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, u vu në qendër të mediave për shkak të videove të postuar në “TikTok”, teksa i kishte kthyer zyrat dhe korridoret në sfilatë paradë mode, ndoshta dhe ngaqë në rini e kishte fituar një konkurs si “miss”. Pjesën më të madhe të videove, Kapedani i kishte realizuar në ambientet e gjykatës, ku nxirrte në pah jetën e saj luksoze dhe veshjet e markave të shtrenjta si “Gucci” dhe “Prada”. Mirëpo teksa videot po bëjnë “xhiro” në rrjetet sociale, nuk kishte sesi të mungonin edhe imitimet. Së fundmi aktorja e njohur e humorit Delinda…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Bashkëpunimi mes Policisë Kufitare të Kakavijës, FRONTEX-it, Sektorit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër dhe shërbimeve doganore çoi në sekuestrimin e 15 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë. Policia Kufitare e Kakavijës ka shtuar kontrollet në dalje dhe në hyrje, për kamionët e transportit të mallrave, por edhe për automjetet me të cilat udhëtojnë qytetarët, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike. Bazuar në analizën e riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe shkëmbimit të informacionit me strukturat e…

Read More

Në muajin tetor 2020, Himara u trondit nga një ngjarje të rëndë. Të shtëna me armë i morën jetën biznesmenit Niko Goro, kushëriri i Jorgo Goros, kryetari i Bashkisë Himarë. Goro u ekzekutua në sytë e të motrës. Ajo është përpjekur të ndalë autorin e krimit, por Kliti Leka, nuk ka kursyer plumbat duke e qëlluar edhe atë me një plumb në këmbë dhe plagosur rëndë. Kliti Leka e qëlloi 6 herë me pistoletë Goron, duke e lënë të vdekur në vend. Niko Goro, ishte duke hyrë nga ambjentet e një supermarketi që menaxhohet nga motra e tij, Eftinia. Eftinia,…

Read More

Një video skandaloze është publikuar dhe po bën xhiron e rrjeteve sociale, më shumë si një denocnim dhe shqetësim se sa diçka argëtuese. Mesa duket shtëpia nuk u del një çifti i cili ka shfrenuar fantazinë dhe ka dalë në ballkon duke kryer marrëdhënie seksuale. Ngjarja ka ndodhur te “5 maji” në Tiranë. Ata kanë dalë në ballkon pas orës 23:00 duke menduar se gjithçka është normale, por rënkimet e vajzës janë kthyer në shqetësim dhe bezdisje për banorët e pallatit. Dy qytetarë që ndodheshin poshtë e kanë filmuar skenën dhe kanë shpërndarë videon në rrjete sociale. Qytetari, i cili…

Read More