Author: tirana

Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara shpalli të padëshiruar disa zyrtarë dhe ish zyrtarë bullgarë mes të cilëve edhe Petar Haralampiev, drejtor i Agjensisë për Bullgarët jashtë dhe Krasimir Tomov sekretar i përgjithshëm. Më herët ata ishin arrestuar në Bullgari për skandalin e shitjes së pasaportave bullgare. Në pranga ranë 20 persona të cilët kishin ngritur një skemë që bëri bullgarë 18 mijë persona, 1894 nga të cilët nga Shqipëria.Cfarë ndodhi?Operacioni për arrestimin e të dyshuarve në Sofje, Kyustendil dhe Pleven u fillua pas katër muajsh hetime në emër të Prokurorisë Speciale, e cila përqendrohet në rastet e korrupsionit…

Read More

Një deputete në Tanzani është nxjerrë jashtë Parlamentit për shkak të pantallonave të saj të ngushta. Një deputet tha se mënyra se si visheshin disa gra është tallje në parlament. “Z. Kryetar, një shembull është motra ime ulur në të djathtën time me një këmishë të verdhë. Shikoni pantallonat që ajo ka veshur, Z. Kryetar!” tha Husein Amar tha në parlament të martën. Kryetari më pas urdhëroi deputeten, Kondester Sichëale, të largohej. “Shkoni të visheni mirë dhe pastaj bashkohuni me ne përsëri më vonë,” tha Kryetari Job Ndugai.

Read More

Ambasada Sllovake ka financuar ndërtimin e një fushe sportive në shkollën “28 Nëntori” në qytetin e Burrelit. Vetë Ambasadori premtoi që do ketë bashkëpunim midis Sllovakisë dhe Bashkisë Mat për investime të tjera. Pas inaugurimit, gjatë takimit që ka zhvilluar me ambasadorin e Sllovakisë në vendin tonë Peter Spisiak, kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj ka diskutuar rreth forcimit të bashkëpunimit të mëtejshëm midis kësaj bashkie dhe Sllovakisë në fushën e arsimit. Malaj i bëri ambasadorit një përshkrim të detajuar të situatës aktuale, për sa i përket investimeve që po kryhen nga Bashkia Mat, në përmirësimin e infrastrukturës së shkollave. Lajmin e mirë e…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e nisi me një urim për fitoren e mandatit të tretë fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, që po zhvillohet online. Balla u shpreh se do të bëhet një analizë të plotë të rezultatit të zgjedhjeve në të gjitha qarqet, ndërsa theksoi nevojën, sipas tij, për përmirësimin e përbërjes së strukturës organizative të PS. Balla tha se organizatat socialiste, jo në të gjithë territorin kishin efektivitetin e duhur sipas targetit të vendosur. Balla shtoi se Kongresi i Jashtëzakonshëm do të mblidhet më 12 qershor, ndërsa theksoi se PS do…

Read More

Për të dytën ditë radhazi në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktima nga COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 14 raste të reja, ndërsa janë shëruar 48 pacientë. Nga 3,057 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë, të identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521…

Read More

Ministria e Shëndetësisë njofton se asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit. Në buletinin ditor mësohet se nga 3057 testime të kryera, 14 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërsa 48 persona të tjerë u shëruan nga virusi. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Read More

Për çdo prind është shumë e vështirë të refuzojë diçka që fëmija i kërkon, aq më tepër kur ai këmbëngul. Por ka disa raste që duhet bërë, edhe pse përveç fëmijëve mërziten dhe vetë prindërit. Sidomos në rastet kur u refuzojnë diçka me një “jo” të thatë. Çdo “jo” që dëgjohet, i nervozon fëmijët. Por ju nuk mund t’i lini ata të hanë ëmbëlsirën para ushqimit. Ndaj duhen gjetur disa fraza që të mos krijohen situata të pakëndshme mes jush. Mundohuni të uleni në nivelin e tyre dhe t’iu shpjegoni qetë, me fjalë të tjera se çfarë është e saktë…

Read More

Një burrë, i cili ishte duke lyer me bojë nga jashtë banesën e tij ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke humbur jetën. Viktima, Hajret Shkëmbi, 68 vjeç, me profesion bojaxhi ka humbur ekuilibrin ndërsa qëndronte lartë në skelë dhe për pasojë ka humbur jetën në vend. Punëtori është rrëzuar nga skela, pasi ka humbur ekuilibrin, ndërsa ka gjetur vdekjen si pasojë e dëmtimeve të shumta. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe policia, e cila njofton: “Më datë 02.06.2021, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 3, Korçë, shtetasi A. Sh., 68 vjeç, duke lyer në…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka theksuar se mazhoranca është gati që t’i japë opozitës edhe Presidentin Ilir Meta në rast se do të pranohet oferta e bashkëqeverisjes që i kanë bërë Bashës. Në emisionin “Top Talk”, Spiropali tha se Partia Socialiste është e hapur për bashkëpunim dhe mund të bëjnë propozime të dyja palët në lidhje me Presidentin. “Ne e ftojmë lidershipin e tanishëm apo të ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet, por nuk besoj se do të ketë surpriza sepse zgjedhjet në PD po bëhen me stilin e vjetër që të pranojnë rezultatin,…

Read More

Gaz Paja ka 2 vite që ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me bukuroshen, Ira Seferi. Çifti organizuan në vitin 2019-të një ceremoni madhështore me miq e të afërm të tyre, para se të bënin edhe celebrimin zyrtar në tarracën e bashkisë së Tiranës. Me rastin e 2-vjetorit të martesës, Gazi i ka bërë Irës një dedikim romantik me pak fjalë, por që tregojnë shumë. Gazi nuk bën shpesh të tilla dedikime në rrjete sociale dhe kështu gjithmonë arrin ta surprizojë Irën. “Dy vite më parë lidha kurorë me një bjonde. Për këtë brunen po flas. Të dua Ira…

Read More

Ka nisur mbledhja e Asamblesw Kombëtare e Partisë Socialiste. Në rendin e ditës parashikohen 6 pika kryesore ku mes tyre miratimi i projekt vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm  në 12 qershor, analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore si  miratimi vendimit për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë. 10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste. Më herët Edi Rama ka thënë se një arsye pse është vendosur kjo datë ka të bëjë me  numrin e  viteve të qeverisjes së…

Read More

Një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga skela, teksa po punonte në një shtëpi. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës. Punëtori ishte në skelën e një shtëpie ku po punonte në zonën e njohur si “Trekëndëshi”. Ai ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga skela, më pas ka ndërruar jetë

Read More