Erion Isufaj , kunati i Lulzim Bashës është parë ditët e fundit nën shoqërinë e Dritan Lelit kryetarit të Bashkisë së Vlorës. Të dy bashkë sipas videos së publikuar nga TEMA janë parë të bisedojnë gjatë pas murit të Akademisë së Arteve në Tiranë. Nuk është e sgurt nëse kunati i Bashës po i kërkon ndihmë kryebashkaikut Leli për ndonjë çështje biznesi apo për të ardhmen politike. Kujtojmë që Dritan Leli ka tashmë një marrëdhënie të prishur me kryeministrin Rama.
Author: tirana
Ajo është njëra prej modeleve shqiptare që tërheq vëmendje të madhe sa herë që publikon imazhe në rrjete sociale. Bëhet fjalë për Erjona Sulejmanin – e cila për publikun është bërë më e njohur që pas martesës me futbollistin Blerim Xhemaili. Ndonëse dyshja janë ndarë shumë vite më parë, ajo duket se tanimë ka një partner të ri në jetë.Këtë e ka lënë të nënkuptohet përmes disa fotografive e videove të fundit që kanë qarkulluar në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, ku numëron 292 mijë ndjekës. Alessandro Basciano është emri i djalit që ia ka rrëmbyer zemrën Erjonës, i cili…
Ministrja e Energjisë Belinda Balluku u shpreh sot se në Hidrocentralin e Banjës kanë filluar me sukses operimet tregtare, njësia e parë e Impiantit Fotovoltaik Lundrues për të prodhuar energji. “Projekti përfshin instalimin e paneleve diellore mbi rezervuarin e hidrocentralit, duke shfrytëzuar kështu edhe rrezet e diellit për të prodhuar energji. Shumë shpejt do të nisë dhe faza e dytë ku do të instalohen edhe tre njësi të tjera lundruese” tha ajo. Ministrja veshi çizmet dhe inspektoi nga ajër punën duke ecur mbi panelet që janë vendosur mbi ujë. “Jemi të veshur me çizme që të na mbrojnë nga elektriciteti,…
Dje gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Dokumente i kaluan gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se tashmë pas këtij vendimi pritet që brenda 30 ditësh nga dhe gjykata e posaçme duhet të shprehet në dhomë këshillimi nëse do lërë në fuqi vendimin e 2009, apo do e çojë çështjen për gjykim. Duke qenë se tashmë ish-ministri Mediu nuk është më në kompetencë të kësaj gjykate, por të gjykatës së Posaçme. Ndërkohë avokati mbrojtës i tij Ardian…
Anxhela Peristeri ka folur sërish përsa i përket akuzave që ia janë drejtuar asaj në lidhje me origjinën. E ftuar në emisionin “Tempora” në Rtv Ora, këngëtarja është shprehur se nuk e priste interesin e madh që pati nga populli grek. Nga ana tjetër, ajo shtoi se ka pasur dhe luftë nga shqiptarët, të cilët sipas saj i thonin me komente se ka tradhëtuar Shqipërinë. ‘Ishte një interes shumë i madh, nuk e prisja. Ngaqë unë jam greqisht folëse, nga mbiemri im kanë menduar se mund të jem greke. Unë kam një prejardhje shumë të largët nga gjyshi po unë…
Kolegji zgjedhor ka vendosur se kur do të zhvillojë seancat për shqyrtimin e padive të bëra nga PD për qarkun e Shkodrës, Durrësit dhe Beratit lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve për ato. Kolegji zgjedhor ka vendosur se kur do të zhvillojë seancat për shqyrtimin e padive të bëra nga PD për qarkun e Shkodrës, Durrësit dhe Beratit lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve për ato. Kolegji Zgjedhor më datë 4 qershor do të shqyrtojë padinë për qarkun e Beratit në orën…
Përmes një video-mesazhi, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi u ka uruar shumë sukses maturantëve, të cilët ditën e nesërme do të zhvillojnë provimin e parë, atë të Gjuhës së Huaj, për Maturën Shtetërore 2021. Sipas Ministres Kushi, ky është një çast i shumëpritur nga maturantët, një çast që do të kurorëzojë punën dhe përpjekjet e tyre të shumë viteve në shkollë dhe që do t’i bëjë krenarë të gjithë: ata vetë, prindërit e tyre, por edhe mësuesit e drejtuesit e institucioneve arsimore. Ajo shprehet se e di shumë mirë që të gjithë maturantët kanë punuar shumë për…
Në konferencën e sotme për shtyp ka dale edhe Keidi Bare, mesfushori i talentuar shqiptar që aktivizohet në radhët e Espanjolit, që këtë sezon u ngjit në La Liga. Ai u shpreh se Kombëtarja do të japë maksimumin në këto dy ndeshje shumë të rëndësishme, që do t’i shërbejnë për të testuar veten dhe për të trefuar vlerat përpara ndeshjeve të shtatorit. Bare tregoi edhe të ardhmen e tij me klubin e Espanjol si edhe ëndrrën që ka me Kombëtaren shqiptare. Miqësoret e qershorit? “Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne pasi në shtator kemi dy ndeshje edhe…
Dashi Nëse e nisni mëngjesin me një ego të shëndetshme, do të gëzoni një ditë plot me veprime dhe gjëra interesante, argëtuese për të bërë. Kjo nuk është një nga ato ditë ku ju do të donit të mos bini në sy. Demi Ka qenë një fluks energjie rreth jush për një kohë të gjatë – si pozitive dhe negative. Ju nuk jeni ende në ndonjë pozitë për të zgjidhur problemet dhe për t’u çliruar nga gjërat e këqija, por së shpejti do të ketë dritë në fund të tunelit. Binjaket Një nga të njohurit e rinj po bën çdo…
Emisioni “Me zemër të hapur” pret dhe dëgjon histori njerëzore nga më të vështirat dhe më komplekset, duke u shkuar atyre deri në fund. Emisioni vijoi me historinë e Ferdinant Canit. 57-vjeçari vlonjat ishte një ditë më parë në studio dhe tregoi jetën e tij të vështirë në një martesë pa dashuri dhe një divorc të vështirë, duke hedhur akuza të rëna ndaj ish bashkëshortes dhe 2 fëmijëve të tij. Por, sot bashkëshortja e tij 56 vjeçe tregoi një anë tjetër të historisë. Ajo tha se Cani ka qenë i dhunshëm ndaj saj dhe fëmijëve dhe për këtë fakt është…
Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin për Shkodrën në Kolegjin Zgjedhor, teksa seanca është përcaktuar më 10 qershor. PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 25 prilli dhe kërkon përsëritjen e tyre në Qarkun Shkodër. Teksa pas ankimimit Kolegji Zgjedhor ka vendosur ta shqyrtojë të premten më 10 qershor. Më herët Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e PD dhe LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit në Vlorë dhe në Gjirokastër. Madje trupa gjykuese nuk pranoi as kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për qarkun e Vlorës. PD dhe LSI vijojnë me ankimimet në Kolegjin Zgjedhor për…
Antonio Conte pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Interin ka marrë pushimet dhe po shijon disa ditë relaksi. Ai ka postuar një foto teksa shihet të bëhet gati për zhyetje. ‘’Unë dhe deti’’- shkruan trajneri i njohur përbri fotos. Nuk kanë munguar as komentet nga tifozët e Inter që i shkruajnë ‘’Na mungon mister’’. Conte fitoi titullin kampion me Interin, trofe që u mungonte zikaltërve për 11 vite. Disa ditë më pas ai mori vendimin2 të largohet nga drejtimi i skuadrës. Nuk dihet ende se ku do e shohim sezonin e ardhshëm teknikun italian, por për moment ai ndodhet afër…