Author: tirana

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga e shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Roland Berzani, u pritën në një takim nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë Nikolaos Panagiotopoulos. Ambasada shqiptare në Athinë thekson se gjatë këtij takimi, biseda u fokusua në ecurinë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe prespektivën e tij për të ardhmen, zhvillimet më të fundit në rajon e më gjerë, si dhe në shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë midis dy Ministrive të Mbrojtjes. Një ditë më parë ambasadorja shqiptare zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias.

Read More

Pasditen e sotme kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 40,800 vaksina AstraZeneca, në sajë të mekanizimit COVAX. Kryeministri Edi Rama shprehet se me sasitë e vaksinave të mbërritura në vend, do të çohet deri në fund plani kombëtar i vaksinimit. “Aeroporti “Nënë Tereza” – 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të…

Read More

Në debatin mes Armandit dhe Stelës në Përputhen40 ka ndërhyrë edhe opinionisti Arjan Konomi. Kjo pasi, Armandi i tha Stelës “unë të çjerr maskën, se ti më ke kërkuar seks”. Pas kësaj Stela la studion e indinjuar. Ndërkohë Arjan Konomi nuk u përmbajt ndaj Armandit duke e quajtur “njeri i pështirë dhe i pafytyrë”. “Je një njeri i pështirë e i pafytyrë, vetëm një pis e maskara ia bën një femre këtë, duke i thënë këto fjalë. Edhe sikur të kishte ndodhur vërtetë, nuk mundesh ti t’i thuash këto fjalë duke e kapur në një moment dobësie,” tha Konomi.

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi pas përfundimit të Asamblesë se dora për Partinë Demokratike vijon të jetë e shtrirë për bashkëpunim pas 9 shtatorit, kushdo që të jetë kryetar i PD-së. Balla iu përgjigj edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha për deklaratën e bërë sot, lidhur me zgjedhjet në PS, duke u shprehur se ai duhet t’i referohet socialistëve për modelin e partisë dhe organizimin e saj. Pyetje: Basha thotë se Rama e ka kthyer PS në stallë lopësh, keni koment? “Ç’të them unë për Lulin, pyesni Lulin. Minimalisht Luli kur i referohet PS, duhet ti…

Read More

Aksioni i paralajmëruar nga Edi Rama për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në bregdet, nuk është pritur mirë nga operatorët turistikë që operojnë në vend. Duke folur në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, Zak Topuzit, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, tha përballë moderatores Armela Ferko se, ky aksion duhet të shtyhet për në muajin shtator. Edhe Dritan Kondakçiu, operator turistik në Shëngjin, mendon se aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje, duhet të shtyhet. ‘Vetë i kanë lënë për ti ndërtuar dhe tani do të ua prishin’, tha Kondakçiu. Zak Topuzi: Nuk duheshin lejuar ndërtimet pa leje, bashkitë…

Read More

OSHEE-ja përmes disa njoftimeve në “Facebook” bëri të ditur se në Tiranë do të ketë kufizime të energjisë elektrike, për shkak të remonteve të planifikuara që do të bëhen. Stakim, 3 qershor Në zbatim të investimit për ndërtimin e kabinave, gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të punohet në një nga kabinat e NST Farkë. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: Pjesërisht zona e Lundrës, lagjia e Agallarëve, dhe Lagjia e Çollakëve në Sauk

Read More

Xhemi Shehu ka treguar së fundmi detaje mbi emrin e saj të vërtetë. E ftuar në emisionin “Ndryshe” Xhemi ndër të tjera ka treguar dhe emrin e saj të vërtetë. Gjatë bisedës së këndshme me Salsanon ajo tregoi se e ka emrin Xhemi, edhe pse kanë qenë të shumtë ato që e kanë ditur ndryshe. “O Zot prap me këtë pyetje… Si ka mundësi që ma bëjnë përsëri këtë pyetje? Nuk e kam kuptuar kurrë se pse njerëzit mendojnë se duke më thënë e ke emrin Xhemile, mendojnë se më shajnë… Çfarë të keqe ka ta kesh emrin Xhemile? E…

Read More

Ditën e sotme në media qarkulloi një video ku aludohej se kryebashkiaku i Vlorësm Dritan Leli, është takuar me Erion Isufajn, kunatin e kryedemokratit Basha. Por vetë Leli në një reagim në rrjetet sociale thotë se takimi i tij në oboriin e Akademisë së Arteve në Tiranë nuk ishte me kunatin e Bashës, por me pedagogun vlonjat Idlir Dervishi. Sipas tij, ky është një skenar i qëndisur nga disa media, ndërsa shton se as nuk e ka parë dhe as nuk e ka takuar ndonjëherë Erion Isufajn. “Për të gjithë ata që nxjerrin çfarë duan e nuk shohin çfarë nxjerrin,…

Read More

Sekretari organizativ i PS, Arben Pëllumbi ka bërë sot në Asamblenë e PS një përmbledhje mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave kryesore të partisë gjatë vitit 2020 dhe gjatë muajve të këtij viti. Ai raportoi mbi situatën aktuale, duke thënë se janë gjithsej 123 mijë anëtarë në parti, ku 30,050 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. Nga këta pjesa më e madhe 78% janë me arsim të mesëm dhe arsim të lartë. Gjatë fjalës së tij Arben Pëllumbi nuk la pa përmendur dhe punën e patronazhistëve, për të cilët tha se ishin një nga arsyet kryesore se pse PS…

Read More

Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore përballë skuadrave pjesëmarrëse në “Euro 2020”. Kështu,të shtunën e 5 qershorit, Kombëtarja do të jetë mysafire në Kardif, ku do të përballet ndaj Uellsit. Miqësoren tjetër, kuqezinjtë e kanë me Çekinë në 8 qershor. Por duket se UEFA ka bërë publike edhe gjyqtarin që do të mbajë drejtësi në testin e parë me uellsianët, ndërsa për shqiptarët nuk është një emër i panjohur. Në këtë takim do të vendosë drejtësi një treshe irlandeze me kryesor Neil Dojle. Ndihmësa të tij do të jenë Uejn MekDonel dhe Darrag Kigan. Bëhët fjalë për arbitrin që…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore të Turqi. Kreu i qeverisë nënvizon se vizita po zhvllohet për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive. ‘Ankara – Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport’- shkrun Rama.

Read More

Skema e dështuar dhe e shumëpërfolur, ku kishte tolerime në fazën e tretë sidomos duket se ka përfunduar. FSHF i rikthehet asaj tradicionale. Edhe pse numri i pjesëmarrëseve mbetet i njëjtë nga 2020-2021, një gjë është e sigurt: Lufta për të diskutuar ngjitjen dhe rënien do të jetë shumë herë më e ashpër. Skema është përcaktuar qartë që prej korrikut të 2019- ës, kur Komiteti Ekzekutiv miratoi ndryshimin dhe sektori i garave hartoi strukturën. Plani i FSHF-së është që deri në sezonin 2022-2023, të reduktohet në 14 ekipe. Nga Kategoria e Parë në Kategorinë Superiore do të ngjiten vetëm ekipet…

Read More