Ditën e sotme Gjykata e Strasburgut ka refuzuar kërkesën e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj që rasti i saj të ri-shqyrtohet nga Dhoma e Madhe prej 17 gjyqtarësh. Në këto kushte, aktgjykimi i datës 9 shkurt 2021, ku nuk u gjet asnjë shkelje në rastin Xhoxhaj, nga sot është vendim përfundimtar në këtë çështje. Rikujtojmë se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh për herë të parë për procesin e vetting-ut në Shqipëri. Në çështjen Xhoxhaj kundër Shqipërisë, me shumicë votash, Dhoma prej 7 gjyqtarësh e GJEDNJ-së vendosi se nuk ka pasur shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e…
Author: tirana
Ajo është personazhi që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pjesëmarrjen e saj në ‘Përputhen’, për vetë natyrën shumë sportive dhe energjike. Ajo do diskutohej më shumë teksa publikoi këngën e saj të parë “S’ta jap” dhe të dytën “ Luje”. Në intervistën në “Abc e Pasdites” ajo nënvizoi se gjithçka e ka bërë për qefin e saj dhe nuk synon të ketë klikime apo të ardhura. Një ndër shprehjet e saj që ka bërë mjaft zhurmë është: Ma ndez llampën. Pikërisht me këtë shprehje moderator i bëri një Lojë Lulit duke i vënë përball personazhe të njohur për të…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar vaksinën Sinovac kundër Covid-19 për përdorim emergjent – vaksina e dytë kineze që merr dritën jeshile të OBSH-së. Agjensia shëndetësore e OKB miratoi CoronaVac, një vaksinë me dy doza të zhvilluara nga firma me qendër në Pekin, e cila tashmë është duke u përdorur në disa vende të botës. “Jam i lumtur të njoftoj se vaksina Sinovac-CoronaVac ka marrë nga OBSH miratimin për përdorim emergjent, pasi rezultoi e sigurt, efektive dhe me cilësi të garantuar”, tha shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus të martën në një konferencë shtypi. “Kërkesat e lehta të ruajtjes të…
Investimet e Qeverisë në Vlorë për ta kthyer atë në një nga atraksionet më të frekuentuara turistike dhe nga ana tjetër indiferenca e Bashkisë për trajtimin e problematikave të qytetarëve atje, ka bërë që këshilltarët bashkiakë të kërkojnë një mbledhje të jashtëzakonshme. Ky shqetësim është ngritur dhe nga strukturat e PS në Vlorë, pas debateve të ashpra Rama-Leli, raporti mes të cilëve, sipas socialistëve vlonjatë u shkaktoi humbje të votave në 25 prill. “Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve kërkon reagim të menjëhershëm. Ne po e ndeshim…
Prej dy ditësh në mediat shqiptare po qarkullojnë me shpejtësi videot e kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila shfaqet duke pozuar me veshje të shtrenjta në ambientet e gjykatës. Në një video dëgjohet në sfond kënga e Don Xhonit “Mafia”. Ndërsa në një postim nga makina, gjyqtarja i drejton kamerës, gishtin e mesit. Mirëpo, gazetari Milaim Zeka e konsideron të tepërt, gjithë “vrullin e komenteve negative” ndaj saj, duke përdorur si metaforë, kalin. “Edhe kali, kur bie para tij, nuk të shkel. Vetëm shqiptarët i hidhen mbi shpinë një njeriu të rrëzuar. Ajo bëri një veprim që…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka ofruar mbështetje për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Mesazhin e saj presidentja e Komisionit Evropian e ka bërë të ditur përmes një letre për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.Në letrën e saj, Von Der Leyen, ka theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për lobim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Të gjithë e dimë që parandalimi është hapi i parë në mbrojtjen kundër sëmundjeve si kanceri. Prandaj dëgjojmë shpesh rekomandime të tipit bëni kontrolle të herëpashershme të gjirit ose kontrolloni nishanet tek dermatologu çdo vit. Por, është koha që t’i kushtoni vëmendje edhe jashtëqitjes gjithashtu. Sipas një studimi të fundit, të publikuar tek revista e Institutit Kombëtar të Kancerit, është rritur ndjeshëm numri i rasteve me kancer të zorrës së trashë tek të rinjtë. Megjithatë, ka një lajm të mirë: kanceri i zorrës është forma më e parandalueshme e të gjitha llojeve të kancerit, prandaj, nëse vëreni një nga këto…
Rreth një muaj më parë u raportua se “Big Brother” do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas 4 vitesh, këtë herë jo në versionin klasik por me personazhe publike. Ajo që ngjalli më shumë kuriozitet te publiku ishte se kush do e moderojë këtë format. Si fillim u bë me dije se prezantimi i “Big Brother VIP” i është ofruar Arbana Osmanit por ende nuk dihej nëse ajo e kishte pranuar ftesën. Por tashmë nuk ka më vend për diskutime pasi vendimi është marrë. Sipas “Kryefjala.com”, kjo bisedë është mbyllur.Burime për portalin kanë zbuluar se Arbana ka qenë…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar sot procesin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci. Kërkesa është bërë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ndërsa nga hedhja e shortit është zgjedhur gjyqtar hetues i kësaj çështjeje Ardian Hajdari, ndërsa anëtare e Komisionit Disiplinor është edhe Ina Rama. Njoftimi i KPA: Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor është regjistruar çështja (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt: “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”. Më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen online të Asamblesë së PS. BalkanWeb mëson se ai do të udhëtojë në Turqi prandaj nuk do të jetë pjesë e Asamblesë sot në orën 17:30. Gjithsesi meqënëse Asambleja e PS është ‘online’ nuk përjashtohet mundësia që Rama të bëjë një lidhje dhe nga Turqia. Do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla që do e drejtojë mbledhjen. Ditën e djeshme u mësua dhe axhenda e Asamblesë ku do të miratohet fillimisht projekt-vendimi për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS më 12 qershor teksa…
Një person është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende me dije. Si fillim u dyshua se viktima kishte rënë nga një ndërtesë e lartë, por me informacionet e fundit, bëhet me dije se shkak për vdekjen e tij, dyshohet se ka qenë një arrest kardiak. Policia ndodhet në vendngjarje.
Eksperti i profilizimit kriminalistik Ervin Karamuça, ka ngritur sot shqetësimin për rritjen e veprimtarisë së sekteve okulte në vendin tonë.. Duke përfituar nga mungesa e informacionit, si nga qytetarët ashtu edhe nga grupet hetimore, eksperti u shpreh i shqetësuar se të rinj të vetmuar dhe në gjendje jo të mirë ekonomike po shenjëstrohen dhe po bëhen viktima të tyre. Ervin Karamuça kërkoi vëmendjen e shtetit për këtë situatë sa delikate ashtu edhe të rrezikshme, por duke mos e kursyer ironinë, gazetari Enkel Demi tha se gjatë fushatës elektorale, një fallxhore në Tiranë është frekuentuar nga politikanët më të lartë të…