Author: tirana

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit Enkeleda Kapedani. Sipas ILD, veprimet e Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit. Kërkesa e Metanit për pezullim të menjëhershëm të magjistrates bazohet në nenin 152, pika 1 të ligjit 96/2016 për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, sipas të cilit  “Kur ka dyshim të arsyeshëm se vazhdimi i magjistratit në detyrë, diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryen menjëherë një hetim paraprak për të verifikuar besueshmërinë e burimit të…

Read More

Aktorin e humorit Agron Llakaj, prej shumë vitesh e kemi parë pjesë së botës së televizionit,mirëpo së fundmi ka vendosur të merret edhe me muzikë.Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori, përmes një postimi në rrjetet sociale. Llakaj ka treguar se së shpejti do të sjellë një këngë në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore, Ylli Baka. “Me Ylli Baka…edhe pak ditë dhe “Miniera e floririt” është gati… Këngë për vendlindjen tonë Memaliaj. Ju uroj një muaj të mbarë për të gjithë! Shëndeti mbi gjithçka!”, shkruan Llakaj. View this post on Instagram A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)

Read More

Papa Françesku nxori të martën një rishikim të kodit penal të kishës katolike, përfshirë ndëshkime për priftërinjtë dhe të tjerë që “përdorin forcën, kërcënimet apo abuzimin e autoritetit” për të kryer akte seksuale. Priftërinjtë që kryejnë akte të tilla kundër të miturve apo të rriturve mund të përjashtohen nga kisha, ndërsa punonjësit mund të hiqen nga puna ose të ndëshkohen me gjoba. Kodi i rishikuar penal po ashtu thekson se peshkopët dhe figura të tjera të larta mund të mbahen përgjegjës nëse nuk marrin masat e duhura për të hetuar dhe ndëshkuar priftërinjtë. Një klauzolë e re trajton si akt…

Read More

Deputeti i ardhshëm i PD në Kuvendin e Shqipërisë, i dalë në zgjedhjet e 25 prillit, Ervin Salianji, ka komentuar zgjedhjet për kreun e PD-së që do të mbahen në 13 qershor. Salianji ka deklaruar se kandidatët përballë Lulzim Bashës Agron Shehaj, Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli, janë të stisur nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste. Sipas tij kandidatët përballë kreut aktual të PD, Bashës, nuk mund të kandidojnë as për kryepleq lagjeje pasi nuk kanë asnjë kontribut kohët e fundit në parti. “Edhe unë kam pretendimet e mia dhe siç do demokrat që është përballur me regjimin që mendoj…

Read More

Jemi në fundin e pandemisë në Shqipëri po jo në botë, ndaj nuk duhet të jemi euforik, është shprehur mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili gjatë një viti pandemie ka përcjellë nota optimiste. Verën e parashikon të qetë, por u kërkon qytetarëve kujdes, pasi nuk dihet ende sjellja e virusit pasi ka ende paqartësi në lidhje me mutacionet e tij. Që nga e premtja nuk ka pasur pacientë me Covid që kanë kërkuar të shtrohen në shërbimin infektiv dhe numri i të shtruarve është i ulët. Raste që preken nga Covid do të ketë edhe gjatë verës, po kështu shtatori…

Read More

Kandidati për kryetar partie i PD-së, Agron Shehaj ka zbuluar se sot paradite është ftuar nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim për të biseduar. Shehaj me anë të një shënimi në rrjete sociale, nuk ka bërë me dije se për çfarë kanë folur konkretisht. Ai u shpreh i bindur se SHBA-të do vijojnë ta mbështesin PD-në dhe gjithë Shqipërinë, ashtu siç kanë bërë gjithmonë. Shënimi i Agron Shehaj: Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj…

Read More

Një 22-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 4 muaj burg, nën akuzën se ka përdjekur ish-të dashurën e tij 21-vjeçare, të cilën njëkohësisht e kishte edhe fqinj. Në vendimin e gjykatës thuhet se në datën 12.01.2021 shtetësja D. R., teksa ka qenë duke udhëtuar me autobus urban, është përndjekur nga i pandehuri E. Sh., i cili fillimisht e ka ndjekur me automjetin e tij, e më pas ka hipur në autobus është ulur pranë saj. Pasi shtetësja D. R., ka zbritur nga autobusi, i pandehuri e ka ndjekur nga prapa dhe në një moment e…

Read More

Spartak Braho e ka quajtur nivel të ulët ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili një natë më parë tha se ka informacione të bollshme për politikanët shqiptarë, por që nuk krahasohen me çantën e zezë të Brahos. I ftuar në “Frontline”, Braho tha se këto fjalë tregojnë se Llalla është nivel i ulët dhe se është gjynah që ai të komentojë. Braho tha se do ta takojë nga afër Llallën për t’i thënë gjithçka nga afër. Pjesë nga biseda: Spartak Braho: Me këtë që po dëgjoj unë tani, është bërë një gabim i madh që ai është emëruar kryeprokuror. Nivel i…

Read More

Pak ditë pas skandalit ku korridoreve të Gjykatës së Elbasanit u shfaq drejtuesja e këtij institucioni duke e kthyer në “pasarelë mode”, kanë dalë pamjet kur Enkeleda Kapedani konkurronte për Miss Shqipëria. Drejtuesja e Gjykatës së një prej qarqeve më problematike në vend gjatë detyrës së saj realizonte edhe video për rrjetin social “Tik Tok”. LEXO EDHE: Ndezi rrjetin me videot në ‘Tik Tok’, gjyqtarja e Elbasanit ka konkurruar në “Miss Shqipëria 2003”, fitoi çmimin “Miss spektakli” Por modelimi, nuk është një anë e panjohur për Enkeleda Kapedanin, pasi ajo ka marrë pjesë në “Miss Shqipëria” rreth 18 vite më…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se përgjimi i aleatëve nuk ishte i pranueshëm pas raporteve se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) kishte përgjuar aleatët evropianë. Zoti Macron tha se Franca dhe Gjermania po kërkonin qartësi të plotë për atë që ndodhi. “Kjo nuk është e pranueshme midis aleatëve,” tha Macron në një konferencë shtypi pas një takimi virtual Franko-Gjerman me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Shteteve të Bashkuara (NSA) përdori një partneritet me njësinë e zbulimit të huaj të Danimarkës për të përgjuar zyrtarë të lartë të vendeve fqinje, përfshirë…

Read More

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Agron Shehaj ka vijuar takimet me demokratët, duke u ndalur këtë të martë në Delvinë. Ai tha se i duhet dhënë më shumë pushtet parisë, ndërsa foli për arsyet që e shtynë të përfshihej në këtë garë. “Unë nuk kisha ndërmend të futesha në garë për kryetar partie. As më kalonte në mend. Do kisha dashur shumë të bëja punën time dhe të besoja që lidershipi do ta çonte, me vështirësi por do ta çonte. U mendova gjatë dhe vendosa të mos tërhiqesha. Unë jam i bindur që duke aftuar anëtarësinë dhe duke iu…

Read More

Zhdukja e mistershme e shefit të Antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit, Rudolf Elezovic, ka vënë në lëvizje policinë shqiptarë dhe atë malazeze Burimet jo zyrtare nga policia malazeze bëjnë me dije se hetimet për zhdukjen e ish zyrtarit po hetohet nëse ka lidhje më operacion “Kurthi” te finalizuar në muajin shkurt ku u sekuestruan 500 kg kanabis sativa dhe u arrestuan 24 persona dhe dyshohet se ky grup kriminal trafikonin lëndë narkotike që transportoheshin nga Shqipëria, kalonin drejt Malit të Zi dhe më pas dërgoheshin drejt vendeve të Ballkanit dhe Europës. Përveç 500 kg kanabis, efektivët e Policisë gjetën dhe…

Read More