Jepet vendimi ditën e sotme për tre të pandehurit. Gjykata ka dhënë arrest shtëpie për E. Kacelin, ndërkohë për dy të pandehurit e tjerë Marsel Locin dhe Asllan Veliun është vendosur arrest me burg. Një ditë më parë, gjykata la në burg 6 nga të arrestuarit tri ditë më parë gjatë një operacioni antikanabis në këtë zonë. Gjatë ditës së djeshme, dolën në seancë 13 të arrestuarit. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm ndalimin e tyre dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:…
Author: tirana
Një lajm trishtë ka ardhur për median shqiptare. Është ndarë sot nga jeta në moshën 91-vjeçare emri i njohur i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, Ymer Minxhozi. Ymer Minxhozi, gazetar, publicist e diplomat me stazh të gjatë, ka ndërruar jetë në banesën e tij. Ymer Minxhozi është autor i mbi 20 librave me esse, satirë, shënime udhëtime dhe kujtime. Pasi ka mbaruar studimet në Moskë për gazetari në vitet ’50, ai ka qenë korrespondent i shtypit shqiptar në Kinë dhe vendet e Azisë Juglindore, e më pas ka drejtuar gjatë jetës së tij për shumë vite revistën “Shqipëria e Re”. Ymer…
Pasdites’ ku pohoi për herë të parë se është larguar zyrtarisht nga ‘Përputhen’ dhe ka vendosur që të pushojë këto kohë vere. Luljeta doli pa një partner dhe e pyetur nëse aktualisht ka një mashkull në jetën e saj ajo tha që nuk ka asnjë në zemër. Madje pohoi se edhe Xhuzepen e takoi për respekt por nuk është për të. Luljeta tregoi gjithashtu se është futur në program për të kërcyer e kënduar, jo për të gjetur një burrë dhe nuk i ka bërë dikush presion apo skenar. “Mua nuk më ndryshon as programi, as Zoti që është lart…
Zhurma në zemër mund të jetë një problem jo i dëmshëm ndonjëherë, por në shumë raste tregon një problem serioz me këtë organ të rëndësishëm. Çfarë është Zhurma në zemër? Zhurma në zemër nuk dallohet me dëgjim të thjeshtë. Ndonjëherë ajo nuk kuptohet përveç se me stetoskop, pajisjen përkatëse mjekësore.Zhurma në zemër shkaktohet nga një qarkullim jo normal i gjakut në zemër, ngushtim të valvulave, vrimë në zemër ose ndonjë difekt tjetër. Simptomat paralajmëruese të zhurmës në zemër Dhimbje Në Kraharor Ose Vështirësi Në Frymëmarrje Vështirësitë jo normale në frymëmarrje, mund të tregojnë zhurmë në zemër të shkaktuar nga problemet…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi ka nxjerrë detaje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS pasditen e sotme. Ekonomi u shpreh në emisionin ‘Breaking’ se në Asamblenë Kombëtare të PS-së që do të mbahet ditën e sotme, do të diskutohet në lidhje me ecurinë e mëtejshme të punës në Partinë Socialiste. “Anëtarët do të shprehin raportet e tyre”, tha Ekonomi, e cila më pas foli edhe në lidhje me pritshmërinë që patën për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit. “Ju e dini se qarku i Durrësit ishte angazhuar me numrin tetë dhe mori tetë mandate.…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Volos të Greqisë, ku një 46-vjeçar shqiptar, është shfaqur në shtëpi ish-bashkëshortes së tij dhe me një thikë në dorë, ka tentuar të vrasë atë dhe babain e saj. Gruaja 37-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare dhe babain i saj, arritën të dilnin nga shtëpia dhe t’i drejtoheshin komisariatit më të afërt për të denoncuar momentet e tmerrit që përjetuan. Policia disa orë më vonë, arrestoi 46-vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, policia ka gjetur 4,77 gr kokainë, sasi që u sekuestrua.
Përdoruesit e Gmail, Photos dhe Drive prej muajsh janë paralajmëruar për ndryshimet drastike të përmbajtjeve të tyre, por rregullat e reja përfundimisht kanë hyrë në fuqi nga 1 qershori. Në një mesazh që i është dërguar përdoruesve, Google ka njoftuar: “Po ju shkruajmë për t’ju bërë të ditur së kohëve të fundit kemi paralajmëruar udhëzime të reja për ruajtjen e të dhënave të Gmail. Google disc (përfshirë dokumente, tabela, prezantime, skica etj) apo Google Photos. E tërë përmbajtja e juaj mund të fshihet”. Por nuk ka hapësirë për panik, pasi që nëse rregullisht i përdorni llogaritë e juaja, këto ndryshime…
Sigurohen pamjet nga momenti i atentatit ndaj Edison Begajt në Vlorë. Begaj shihet teksa ndodhet para banesës së tij në rrugën e jashtme, ndërsa autori qëndron vetëm pak metra larg tij.Mësohet se autori i atentatit ka qenë i veshur me uniformë policie dhe e ka qëlluar në befasi 38-vjeçarin Edison Begaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 maj ku Begaj mbeti i plagosur me 4 plumba. 38-vjeçari Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në 2010, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje…
Sergio Aguero, sulmuesi i ri i Barcelonës, ka deklaruar se tani për tani, më i miri në botë është Mbappe. Në një intervistë për DAZN dhënë së fundmi, para se t’i bashkohet Barcelonës, ai u pyet për sulmuesin më të mirë në botë dhe nuk ka hezitim se është Mbappe, teksa për Lionel Messin kishte fjalë të mëdha. “Sot, tani për tani, mund të them se Mbappe është sulmuesi më i mirë në botë… ama, Messi është më i miri në histori, si i vogël kam parë se ai ka diçka të veçantë dhe këtë e ka dëshmuar, ai është…
Grupi BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrika e Jugut) bëri thirrje për përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinave antiCOVID-19, duke përsëritur se pezullimi i patentave do të ndihmonte vendet më të varfra në luftën kundër pandemisë. Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar pas një takimi në internet, ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve pohuan se një “vaksinim i përgjithësuar do të ndihmonte për të frenuar pandeminë, duke nënvizuar urgjencën e zhvillimit të shpejtë dhe shpërndarjes së vaksinave, veçanërisht në vendet në zhvillim”. “Arritja e një marrëveshjeje për pezullimin e patentave të vaksinave do të lejonte përdorimin e pronës intelektuale, ndarjen…
Udhëheqësit e Bashkimit evropian do të takohen gjatë javëve të ardhshme për të diskutuar edhe një herë mbi aspiratat e ngecura të vendeve të Ballkanit për t’u anëtarësuar në bllok. Por rezultatet e disa studimeve të fundit, që trajtojnë shkallën e pastrimit të parave në rajon, nuk kanë gjasa ta bindin Francën dhe Hollandën, që së bashku me disa vende të tjera anëtare duan të vonojnë zgjerimin e BE-së, thonë zyrtarët. Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë vende kandidate të BE-së. Ato kanë shprehur zhgënjim lidhur me bllokimin e aplikimeve të tyre për anëtarësim. Por kundërshtarët…
Një incident është regjistruar sot në Urën e Ibrit në Mitrovicë. Dhjetëra persona e kanë sulmuar Policinë e Kosovës me fishekzjarrë. Ndërkohë që një grup maturantësh, teksa festojnë dëgjohet duke kënduar “Kosova është zemra e Serbisë”. Kujtojmë se Policia e Kosovës ka raportuar se situata ka qenë në kontroll dhe e sigurt.