Author: tirana

Dashi Do të keni ndjenjën se keni kapërcyer një pengesë të madhe dhe kjo për faktin se do të jeni në gjendje të përfitoni nga një pamje astrale më e qetë se në tre ditët e fundit, veçanërisht në dashuri. Nëse ndarja me partnerin është e pashërueshme do të jetë e vështirë të rikuperohet, por ata që janë vetëm mund të përjetojnë emocione të veçanta. Kujdesuni më shumë për palestrën tuaj. Demi Javë me pak moment stresues për ju . Përpiquni të shmangni diskutimet familjare. Ju keni qenë subjekt i ndryshimeve të humorit gjatë gjithë javës dhe tani do të…

Read More

Kënget e shqiptarëve vazhdojne të kopjohen nga vendet e tjera të Ballkanit. Këngëtarja Serbe, Tea Tairovic, ka marrë këngën hit “Hajde luj Qyqek” të artistëve shqiptarë nga Kosova, Yllka Kuqi dhe Ylli Demaj, duke e përshtatur në gjuhën serbe dhe duke i bërë një aranzhim pak më ndryshe. Kënga shqiptare “Hajde Luj Qyqek” është realizuar dhe publikuar në vitin 2017 dhe ka siguruar më shumë se 35 milionë klikime në You Tube. Ndërkohë, kënga në serbisht titullohet “Hajde” dhe ka siguruar mbi 1.1 milion klikime në You Tube.

Read More

Para se të mbaronte emisioni “Për’puthen”, Riniani lajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e tij. Në fakt publiku e kishte vënë re prej ditësh mungesën e tij dhe më në fund ai konfirmoi se nuk është më pjesë e programit. Ndërkohë i ftuar para disa ditësh në programin “Shqipëria Live”, Riniani tha se në jetën e tij ka hyrë një njeri i ri. Ai zbuloi se një vajzë i ka rrëmbyer zemrën dhe se janë në fazën e dashurisë. Vajza në fjalë nuk ka lidhje me “Për’puthen”, sepse me të është njohur pas përfundimit të emisionit. “Zemra ka…

Read More

Ka nisur edhe në Greqi stërvitja e madhe e NATO-s duke shkaktuar jo pak reagime në vendin fqinj, Turqinë. Mediat turke kanë publikuar foto nga nisja e stërvitjes mes amerikanëve dhe grekëve në Kretë duke theksuar se ky është një provokim i qartë ndaj tyre. “Milliyet” i referohet një fotoje ku të pranishëm janë edhe dy priftërinj ortodoksë duke shtuar se asgjë s’do ta frenonte ushtrinë turke përballë grekëve në rast të ndonjë konflikti. “Defender Europe21” është një stërvitje e madhe e NATO-s që po zhvillohet në mjaft vende kryesisht në Europën qendrore dhe jugore, ku ndër të tjera marrin…

Read More

Shërbimi sekret grek ka hartuar një dokument me mbi 100 faqe që brenda tij ka emrat e 500 kriminelëve që terrorizojnë vendin fqinj me vrasje, grabitje, dhunë, kontrabandë dhe pastrim parash. Fokusi i kriminelëve janë mes të tjerash Patra, Agrinio, Zakynthos, Kalamata, Mykono dhe shumë qytete e ishull të tjerë. Por si janë organizuar këto grupet kriminale? Bazuar te informacionet që kanë dalë nga dokumenti i shërbimit sekret, gazeta “Kathimerini” shkruan se struktura e organizatave kriminale është hierarkike dhe është e ngjashme me mafien siciliane. Grupet janë me shumë anëtarë, ata kanë një udhëheqës, zëvendës dhe anëtarë me role specifike.…

Read More

Para dsia javësh këngëtari i famshëm Justin Bieber pushtoi faqet e para të mediave botërore për shkak të eksperimentit të radhës me me paraqitjen e tij. Justin ndau në rrjete sociale një foto të tij me flokët ‘dreadlocks’, që ju ranë në sy të gjithëve. Por ky stil i flokëve ngjalli reagime të shumta tek publiku, të cilët e kanë konsideruar këtë stil të këngëtarit si përvetësim kulturor. Sikurse dhe e kemi parë edhe më herët përgjatë viteve, kanë qenë vetëm personat me ngjyrë që e kanë aplikuar këtë stil flokësh. Dhe pas gjithë këtyre kritikave, Justin e ka ndryshuar…

Read More

Policia ka dhënë detaje shtesë për operacionin, ku dy jordanezë u zbuluan në Tiranë, duke tregtuar ushqime false dhe të skaduara. Ushqimet dhe pijet, thuhet se ishin produkte për fëmijë, si pije ‘Robo’ në sasinë e 70 kolive ose gjithsej 10 mijë copë, që dyshohen se kanë stampë të falsifikuar, çamçakëza po ashtu të falsifikuara për datën e skadencës, me një sasi prej 250 mijë copë, si dhe lëngje të markës “Drino”, produkt i skaduar, rreth 1786 bidonë. Në total, tha policia, janë sekuestruar 6.8 tonë produkte industriale ushqimore që të gjitha ushqime për fëmijë dhe që janë të dyshuara…

Read More

Rita Ora po përflitet kohët e fundit për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”. Më pas, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney. Dyshja dolën për herë të parë si çift para pak ditësh…

Read More

Në qershor Shqipëria mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Në New York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do te jene anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023. Votimi do të mbahet më 11 qershor dhe Shqipëria është kandidatura për të përfaqësuar Evropën Juglindore në këtë institucion kaq të rëndësishme për politikën dhe sigurinë globale Duke qenë kandidaturë e vetme Shqipëria…

Read More

Mungesa e Serxhio Ramos në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Luis Enrike për Europian, ishte një nga surprizat e pakëndshme për Spanjën. Mbrojtësi që ka vuajtur dëmtimet në këtë sezon, nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe kështu mbetet jashtë kompeticionit madhor. Së fundmi, Ramos ka reaguar duke theksuar se luftoi deri në fund për të qenë gati, por ishte e pamundur. “Pas disa muajve të komplikuar dhe një sezoni atipik nga ato të fundit për mua, tani kësaj i bashkohet edhe mungesa në Europian. Punova dhe luftova në çdo ditë me trup dhe shpirt për të qenë…

Read More

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka marrë vendime për shkeljet e hasura në duelet e të premtes dhe në fundjavë. Partizani e ka pësuar me gjobë, ndërkohë që paralajmërohet trajneri Ilir Daja. Nuk ka shpëtuar dot ndihmësi i tij, Reinaldo Kalari, ndërsa sy lojtarët e sulmit, Jasir Asani dhe Stenio Junior, janë nën hetim disiplinor, me shumë mundësi prej postimeve në rrjetet sociale, përmes të cilave nuk i kanë kursyer ofendimet ndaj gjyqtarit të ndeshjes me Vllazninë. VENDIMET E DISIPLINËS DHE ETIKËS – FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në…

Read More

Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Durrësit pasi lëvizte i armatosur me kallashnikov. Bëhet me dije se A.R e mbante kallashnikovin poshtë xhupit, por është kapur në flagrancë nga policia. Efektivët kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe 29 fishekë. 44 vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit. Njoftimi i Policisë: Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Lëvizte me armë zjarri kallashnikov në qytet, lokalizohet dhe prangoset nga policia 44-vjeçari me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit. Sekuestrohen një armë zjarri dhe…

Read More