Author: tirana

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot pikërisht me një video nga Fushë-Krujë, e më saktë nga lagjja e re “Rilindja”. “Mirëmëngjes dhe me këtë vështrim mbi lagjen e re Rilindja të Fushë-Krujës, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan ai. Janë 128 shtëpi dhe 15 pallate që po rindërtohen në këtë lagje të Fushë-Krujës. Ndërkohë, më herët ministri Ahmetaj është shprehur se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.

Read More

Italia fiton edicionin e 65-të të Eurovision. E përfaqësuar nga Maneskin, Italia ka rrëmbyer vendin e parë të Eurosong me këngën “Zitti e Buoni”. Që nga viti 1997, Italia ka konkuruar në mënyrë të vazhdueshme në këtë kompeticion dhe kjo është hera e tretë që vendi ynë fqinj kryeson në Eurovision.

Read More

Këngëtarja Anxhela Peristeri e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision ka folur e emocionuar pasi ndezi skenën. Sapo bëri performancën e zjarrtë me këngën “Karma’, Peristeri ka thënë se është shumë e lumtur e do ta mbante mend gjithë jetën e saj. “Jam shumë e lumtur. Ndihem e mërzitur që nesër nuk do të jem më duke performuar në këtë skenë të mrekullueshme. Do ta mbaj mend gjithë jetën time,”- tha Anxhela pasi doli nga skena.

Read More

Shqipëria po merr pjesë sivjet në Ekspozitën Ndërkombëtare Arkitekturës me 4 arkitekte të reja, që përgatitën një pavion mbi traditën shqiptare të fqinjësisë. Në këtë Bienale të Venecias janë paraqitur 61 shtete. Seksioni shqiptar u çel mbrëmë, duke tërhequr vëmendjen e ekspertëve dhe kuratorëve nga gjithë bota. Një grup arkitektesh po përfaqësojnë Shqipërinë në Ekspozitën e 17-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia. Projekti që përfaqëson Shqipërinë, për herë të gjashtë në këtë ekspozitë periodike të arkitekturës ndërkombëtare, titullohet “Mbi fqinjësinë dhe bashkëjetesën”. Projekti synon të sjellë në Venecia para arkitektëve nga gjithë bota përvojën shqiptare të fqinjësisë si pjesë të…

Read More

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e marrjes peng të dy personave në aksion Elbasan-Peqin në ambinetet e biznesit të tyre nga Seit Manahasa, i cili u arrestua. Manahasa së bashku me bashkëpunëtorin e tij K.M pasi ka dhunuar dhe mbajtur peng për disa orë G. M. dhe gruan F. D u ka marrë atyre 12 mijë lekë dhe u ka kërkuar që t’i jepnin edhe 20 mijë euro. Policia thotë se me denoncimin e rastit kanë arrestuar 38-vjeçarin Seit Manahasa dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij K.M., 37 vjeç. Njoftimi Finalizohet operacioni policor i koduar “Poligoni”. Operacioni…

Read More

Për një kohë të gjatë Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës, për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur. Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq duke punuar buzë detit dhe mesa duket ajo ka gati projektin e ri muzikor. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më…

Read More

Anxhela Peristeri ka perfomuar e dyta në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2021” me këngën “Karma”. Festivali më i madh i këngës, në kontinentin europian, po transmetohet ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë. Garën e hapi Qipro ndërsa 26 vende garojnë për çmimin e madh. Në faqen zyrtare të Eurosong-ut janë publikuar disa sondazhe nga artistë të ndryshëm, si dhe poll-et nga publiku. Brian Malouf, një nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez, Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore ka dëgjuar të gjithë finalistët dhe…

Read More

Nesër në orën 18:00 Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet e 13 qershorit. Njoftimin e bën Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili fton anëatrët e Kryesisë të jenë të pranishëm në mbledhje. Kujtojmë se përballë kryetarit Lulzim Basha pritet të jenë Agron shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi. Njoftimi i PD: Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00. Rendi i ditës: Miratimi i kandidaturave për…

Read More

Jurgent Gjinaj, drejtuesi i mjetit të llojit ‘Mercedez Benz” që përplasi për vdekje këmbësorin në Burrel, është vënë në pranga tetë orë pas ngjarjes. Mësohet se Gjinaj është gjurmuar nga efektivët e policisë dhe pas disa orësh operacion, është bërë e mundur prangosja e tij. Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e sotme. Gjinaj përplasi 59-vjeçarin e identifikuar si Haqif Rukja, i cili po ecte në rrugë.  Rukja u dërgua në spital por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.

Read More

Ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni për Atletico Mardird. Ekipi i drejtuar nga tekniku Diego Simeone ka mundur të mposhtë në transfertë Real Valladolid, duke u shpallur kështu kampione e “La Liga”. Ky trofe për “Los Colchoneros”, është i 11-i në historinë e klubit. Sa i përket ndeshjes ajo nisi me disa luhatje. Ishin fillimisht vendasit ata që kaluan në epërsi falë një goli të Plano, në minutën e ’18-të të sfidës. Rezultati u barazua në minutën e ’67-ë falë Correea, ndërsa fitorja u vulos 10 minuta më vonë, nga Luis Suarez, ‘shpëtimtari’ i Atletico-s në…

Read More

Mes miqve dhe kolegëve, Mjeshtrja e Madhe Aishe Stari festoi 81-vjetorin e lindjes në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Në ceremoninë e drejtuar nga regjisori i mirënjohur Haxhi Rama nuk munguan batutat dhe as torta e ditëlindjes që mbante numrin 18, aq sa ndjehet dhe aktorja, që konsiderohet hijeshia ndër vite e skenës së Estradës dhe Teatrit të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Aishe Stari i përket brezit të parë të aktorëve profesionistë shqiptarë, që mbaruan Shkollën e Lartë për Aktorë në vitin 1963. Ajo mbetet një nga aktoret më të dashura për publikun me dhjetëra role të realizuara…

Read More

Rreth një javë më parë një lokal në zonën e “Myslym Shyrit” shpërtheu në flakë pak para mesnate. Një pjesë e mirë e tij u shkrumbua ndërsa pati vetëm dëme materiale dhe jo njerëz të lënduar. Zjarrfikësja shkoi në vendngjarje për të shuar flakët, por një pjesë e tij ishte bërë “shkrumb e hi”. Ndërkohë gazeta Shqip ka publikuar dhe videon ku shihet një i ri që hyn në ambientet e lokalit dhe fillon të derdhë benzinë. Më pas merr një shishe tjetër në dorë dhe në pak sekonda gjithçka shpërthen në flakë. Deri tani policia nuk ka asnjë informacion…

Read More