Klodiana Lala, ka apeluar që Policia të blindojë Vlorën pas vrasjeve të njëpasnjëshme të cilat kanë rikthyer panikun tek qytetarët. Ajo shkruan se ndryshe nuk ka pse të ftohen turistët. “Policia të blindojë Vlorën, ndryshe mos ftoni turistët”, shkruan Lala në rrjete sociale. Kujtojmë se në katër muaj janë ekzekutuar katër persona nga breshëritë e armëve.
Author: tirana
Një javë më parë, dy konkurrentët e “Për’puthen”, Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina i befasuan të gjithë shqiptarët me vendimin e papritur për të dalë çift nga emisioni. Në takimin e tyre 4 minutësh, Atdheu i kërkoi Sarës që të lënë bashkë të dy emisionin për të vazhduar njohjen jashtë. “Dua të largohem nga programi nëse ti dëshiron që ta vazhdojmë njohjen jashtë”, tha Atdheu. Dhe Sara iu përgjigj me një puthje në buzë. Ky vendim i dyshes i surprizoi të gjithë, duke qenë se ata kanë pasur herë pas here përballje të forta mes tyre. Megjithatë Sara u shpreh…
Ditën e sotme do të marrin fund të gjitha dilemat sa i takon titullit të “La Liga-s”. Në orën 18:00 do të nisin sfidat që do të përcaktojnë dhe fituesin e kampionatit prestigjioz të futbollit. Real Madrid, do të ketë përballë skuadrën e Vilarreal në këtë ndeshje. “Los Blancos” s’do e kenë aspak të lehtë ndaj Villerralit, që njëherësh, është dhe finalistja e Europa League për këtë edicion. Teknikët e të dyja skuadrave kanë zgjedhur dhe lojtarët që do të jenë në fushë. Real Madrid, do të ketë në portë të përhershmin Cortoins. Katërshja e mbrojtjes do të formohet nga…
Juristët francezë shpjegojnë për top channel se në cilat kushte Sali Berisha ish kryeministër i Shqipërisë mund të bëjë padinë kundër sekretarit të shtetit Antoni Blinken. Maître Claude Benjamin Mizrahi, avokat francez dhe që punon vazhdimisht me gjykatën korreksionale të Parisit shpjegon për Top Channel se cilat janë këto raste. Maître Claude Benjamin Mizrahi: Jam pyetur sot për një padi që është bërë nga Zoti Berisha, ish president dhe kryeministër i Shqipërisë kundrejt sekretarit amerikan në kushtet kur ky i fundit e ka deklaruar z Berisha dhe familjen e tij person “non -grata” në SHBA si pasojë e ngjarjeve të…
Le ta pranojmë. Të gjithë kemi dhënë një kompliment, që nuk e kemi ndjerë vërtet. Sidoqoftë, “komplimentet” nga njerëz që supozon t\i kesh miq, ndonjëherë nuk janë dhe aq lëvduese sa mud të duken. Disa prej fyerjeve më të mëdha mund të fshihen pas një komplimenti. Sigurisht, miqësitë dhe marrëdhëniet janë të ndryshme. Shumë njerëz “shahen” gjithë ditën si shaka mes tyre apo tallin pjesë të caktuara. Megjithatë, nëse shihni me vëmendje ju mund të dalloni një kompliment të vërtetë nga një ofendim i maskuar apo nga një shaka mes miqsh. Ja disa fjali tipike që duhet të keni parasysh.…
Gra, burra e vajza marshuan në bulevardin e qytetit të Peshkopisë në mbështetje të vajzës 15-vjeçare të përdhunuar në Mirditë. Shumë prindër e të rinj u bënë bashkë kundër ngjarjes monstruoze dhe kërkuan që autorët të marrin dënimin maksimal. “Është një ngjarje shumë e dënueshme, asnjë njeri nuk do e dëshironte. U bëj thirrje të gjithëve të dalin për mbrojtjen e këtyre fëmijëve, që zëri të dëgjohet që mos të ndodhin më asnjëherë këto gjëra që po ndodhin”, shprehet një qytetare në Peshkopi. “Kjo shprehje tregon thelbin, që gjithçka nga mënyra sesi ne edukohemi, rritemi dhe më pas degjenerohet në…
Njerëzit që vuajnë nga probleme kronike të mushkërive duhet të përqendrohen më shumë në përzgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme. Këto të fundit kanë aftësinë jo vetëm të trajtojnë sëmundjet por edhe të lehtësojnë frymëmarrjen. Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org zbulon se njerëzit që hanë më shumë peshk, qitro, banane dhe djathë kanë mushkëri më funksionale. Për më tepër, ata përballen edhe me më pak simptoma të rënda. Termi që përmbledh sëmundjet që i kanosen mushkërive është: sëmundjet pulmonare obstruktive kronike. Këtu përfshihet edhe bronshiti kronik një prej sëmundjeve më të shpeshta që prekin mushkëritë. Sëmundje të tilla hasen…
Këngëtarja e Anxhela Peristeri sot do të performojë në natën finale të Eurovision ku përfaqëson vendin e saj, Shqipërinë. Peristeri disa orë para nisjes së evenimentit i ka kërkuar të gjithë shqiptarëve jashtë shtetit të marrin pjesë në votimet e Eurovision. Secili mund të votojë me kodin 02 në numrin e shtetit përkatës dhe vota do të shkojë për Anxhela Peristerin. Ndërkohë shqiptarët brenda Shqipërisë mund të votojnë në numrin 149101. STATUSI NGA ANXHELA PERISTERI Sonte është nata finale e Eurovizionit❤️ Unë do performoj e dyta ☺️ Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojnë në nr e…
Në rubrikën e vërtet e pavërtet të Prive-s, Mc Kresha i ka dhënë fund aludimeve që do të lërë muzikën për shkak të fesë. Për shkak të një fotoje që qarkullon në rrjet të Mc Kresha me hoxhë Fatmir Latifaj për faljes së xhumas u përhap lajmi që Mc Kresha do të linte muzikën për shkak të fesë. Falja e xhumas s’është një lajm i ri pasi Kresha është një praktikues i devotshëm i fesë islame. Në lidhje me planet për shkëputja nga muzika, reperi nga Mitrovica ka pohuar se s’do jetë e largët dita, por kjo nuk ka për…
Ministria e Shëndetësisë njofton se 1 viktimë dhe 23 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Shqipëri. Edhe dje kishte vetëm një viktimë nga COVID-19, teksa sot vihet re një rënie e rasteve të reja. 4 prej rasteve kanë qenë në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Devoll, Elbasan, Vaun e Dejës, Skrapar kurse qytetet e tjera nga 1. Një 77-vjeçare nga Berati nuk e fitoi dot sot betejën me COVID-19. NJOFTIMI NGA MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë…
Një grup fëmijësh në Gjirokastër, tërhoqën vëmendjen e vizitorëve nëpër rrugët e qytetit ku kanë performuar me vegla muzikore, kanë shitur me çmime minimale lodra apo veshje që nuk i përdorin apo gatime të thjeshta shtëpie. Ata u bënë qendra e vëmendjes edhe për faktin se aktivitetet kanë qenë të pakta në numër prej pandemisë. Aktiviteti arriti i grumbullojë një shumë parash përtej pritshmërive ndërsa ideja e të grumbulluarit fonde për një kauzë i motivoi fëmijët dhe prindërit bashkë me qendrën Kulturore për të qëndruar orë të tëra nëpër rrugë. Fondet do të kalojnë për qendrën terapeutike të fëmijëve që…
Bashkimi Europian e gjeti më në fund gjuhën e përbashkët mbi detajet të ashtëquajturës certifikatë e gjelbërt, që do të fillojë të përdoret në fund të qershorit. Ky dokument konsiderohet se shton shanset për një sezon turistik më të mirë. Ashtu si në versionet e mëparshme kombëtare të certifikatës për sëmundjen Covid 19, edhe në variantin e ri do të shënohen të dhënat për vaksinimin, shërimin nga Covid 19 apo testet e bëra, thotë DW. Karta digjitale europiane do të ketë edhe një kod QR, që vështirë se mund të falsifikohet.Certifikata e gjelbër pritet të jetë gati jo më vonë…