Jo vetëm fushata e vaksinimit që po përparon nga java në javë dhe që po garanton mbrojtje për miliona qytetarë. Nga studimet e shumta dhe të vazhdueshme mbi përhapjen e Covid-19 vijnë edhe lajme të mira. Ekspertë të shumtë besojnë se koronavirusi pandemik SARS-CoV-2 i cili është përhapur globalisht do të bëhet endemik në të ardhmen dhe për këtë arsye do të përhapet vetëm lokalisht, duke zvogëluar gradualisht agresivitetin e tij derisa të bëhet shumë i ngjashëm me një ftohje të zakonshme brenda 10 vjetësh. Sipas studimit të publikuar nga Corriere della Sera, ky skenar pozitiv është parashikuar nga dy…
Author: tirana
Ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë për TV Klan thotë se deklarata e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, provoi bindjen e tij se pas vendimit për shpalljen “non grata”nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetin Antony Blinken qëndron Kryeministri Rama dhe multimiliarderi Xhorxh Soros. “Dhe çfarë doli, burimet ishin OJF-të lokale e rajonale, të gjitha të Sorosit kundër Berishës. Ishin mediat e sponzoriazuara ndaj Soros dhe ishte Rama direkt me hetimi qeveritar anti-korrupsion”. Por a ka DASH burime apo informacione më të klasifikuara, që mund të dalin më pas në dritë? “E ftoj Sekretarin Blinken të publikojë çdo gjë…
Në një prononcim për Report tv, Alimehmeti është shprehur se ka thënë se “Maska në ambientet e hapura që de facto në shumicën dërrmuese të rasteve në fakt nuk po përdoret, bën sens që ta heqim dhe nga letra. Masa e dytë që është pak më e fortë është kufizimi i lëvizjes, bën edhe kjo shumë sens që mos të ketë më kufizim të lëvizjes. Nëse çiftohet edhe me hapjen e aktiviteteve, kjo është masë akoma dhe më e madhe por ndoshta ka ardhur momenti dhe për heqjen e saj”. Bazuar në shifrat e të infektuarve dhe shtrimeve në spitale…
Disa njerëz dëshirojnë të shohin se sa të gatshëm janë njerëzit për ta, duke i testuar deri në pikën e fundit, edhe nëse i duan! Madje gjasat janë që të mos e pranojnë kurrë këtë, nëse nuk janë bindur plotësisht. Me pak fjalë, ca njerëzve thjesht u pëlqen të t’i lodhin pak të tjerët. Shanset janë që këto njerëz të jenë një nga këto 4 shenja: Binjakët (21 maj – 20 qershor)-Binjakët janë një shenjë ajri flirtuese që vazhdimisht ka nevojë për stimulim të ri mendor. Nëse ka një shenjë të energjizuar nga “ndjekja” dhe përkushtimi, është pikërisht kjo. Thjesht…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në Vlorë. Ajo ka publikuar një foto në rrjetin e saj “Instagram”, ku shfaqet me disa të moshuar që banojnë në qytetin bregdetar. Krahas fotos, ajo përshëndet edhe ndjekësit e saj: “Mirëdita nga Vlora”. Një ditë më parë, po nga ky qytet, ambasadorja Kim i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga ky i fundit lidhur me vendimin e departamentit te shtetit për ta shpallur “non grata”. Diplomatja e lartë theksoi se Shqipëria po ndryshon dhe se…
Stina e verës është një periudhë pushimesh dhe relaksi për trupin, por edhe për mendjen. Por flokët vuajnë më shumë gjatë kësaj periudhë sepse janë në shumë orë të ditës të ekspozuar në diell dhe dëmtimi është gati i pashmangshëm. Uji i kripur i detit, rrezet e diellit, por edhe uji me klor i pishinave bëhet rrezik gjithmonë e më i madh për flokët gjatë sezonit të nxehtë. Po si duhet t’i bësh gati flokët për plazh? Mëso disa truke. Për të evituar prerjen e gjatësisë së madhe në fund të sezonit, para se të nisësh plazhin, këshillohet që flokët…
Çdo ditë, deri në fund të këtij muaji, 400 punëtorë sezonalë shqiptarë, mund te hyjnë në Greqi përmes Kapshticës. Autoritetet greke kanë njoftuar se do të hapin kufirin në drejtim të Greqisë, vetëm për ata të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal. Rregullat e vendosura nga vendi fqinj, kërkojnë që këta punëtorë, më parë t’i nënshtrohen një testi të shpejtë Covid 19, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë e gjithashtu duhet të plotësojnë edhe formularin e regjistrimit PLF. Por, edhe pse prej nëntorit, kufiri vijon të jetë i mbyllur, për banorët e zonës, nuk ka qenë e pamundur të kalojnë…
Një 55-vjeçar i akuzuar për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje ka dalë para gjykatës së Gjykatën e Shkallës së Parë Berat mesditën e sotme për t’u njohur me masën e arrestit ndaj tij. Prokurori Dritan Gripshi ai që i ka kërkuar gjyqtares Klejda Çapja vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të Çelës dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” me afat 20-ditë, afat që sipas prokurorit është i mjaftueshëm për të grumbulluar provat e nevojshme, për pyetjen e dëshmitarëve të ngjarjes, ballafaqimet midis palëve dhe për të kryer edhe ekzaminimin mjekësor të 13-vjeçares. I akuzuari Adriatik Cela nuk e…
Lajme të ndryshme vijnë për të ardhmen e Lionel Messit tek Barcelona. Më i fundit nga gazetari Achraf Ben Ayad i beIN Sports siguron se Messi do të qëndrojë tek Barcelona. Sipas kësaj mediaje prestigjoze në fushën e futbollit, kapiteni i Barcelonës ka vendosur të vijojë me katalanasit për më gjatë duke lënë pas krisjet e mëparshme. Një ndikim të fuqishëm tek ky vendim mund ta ketë afrimi i mundshëm tek Barcelona i Sergio Kun Agueros, miku i ngushtë i Lionel Messit. Gjithsesi të shumtë janë zërat që thonë se Messi e ka marrë prej kohësh vendimin për t’u larguar…
Garda Kombëtare e Floridës ka publikuar një video nga momente të stërvitjes së ushtarëve amerikanë me ata shqiptarë, në kuadër të “Defender 21”. Ndërkohë, në një moment në video, ushtarët shihen duke ndërruar spaletat me njëri-tjetrin. Pak momente më parë edhe kryeminsitri i vendit, Edi Rama, postoi një video ku ka ndarë me të gjithë ndjekësit momente të stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”. Me anë të kësaj stërvitje Rama thotë se trupat shqiptarë vihen në provë për shpejtësinë e reagimit, ndërsa thekson arritjen e bashkëpunimit mes forcës ajrore dhe atyre speciale.
Kur vendos të krijosh një lidhje dashurore, nuk mund të mbash me vete një libër astrologjik e të pyesësh çdo kandidat të mundshëm për lidhje, se çfarë shenje i përket në horoskop. Astrologjia në vetvete nuk mund të zbulojë gjithçka rreth personalitetit tënd, por zbulon shumë rreth natyrës tënde emocionale. Kështu që për të ardhur në ndihmë në krijimin e një marrëdhënie romantike, Dritare.net, ju tregon shenjat zodiake që definitivisht duhet të evitoni. Plot me tension seksual, tërheqje të perbashkët dhe lojëra të komplikuara psikologjike, këto janë çiftet më të këqija të zodiakut, të cilët jo vetëm që nuk funksionojnë…
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Burrel ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. BalkanWeb mëson se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari A.Ruka i cili ndërroi jetë në spitalin e Burrelit. Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje për të hetuar për shkaqet.