Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Sa herë që të shkoni në plazh, duhet të keni parasysh këto 5 këshilla për flokët

15:35 / May 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Floket 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stina e verës është një periudhë pushimesh dhe relaksi për trupin, por edhe për mendjen. Por flokët vuajnë më shumë gjatë kësaj periudhë sepse janë në shumë orë të ditës të ekspozuar në diell dhe dëmtimi është gati i pashmangshëm. Uji i kripur i detit, rrezet e diellit, por edhe uji me klor i pishinave bëhet rrezik gjithmonë e më i madh për flokët gjatë sezonit të nxehtë.

Po si duhet t’i bësh gati flokët për plazh? Mëso disa truke.

Për të evituar prerjen e gjatësisë së madhe në fund të sezonit, para se të nisësh plazhin, këshillohet që flokët t’i presësh pak (majat). Kjo në mënyrë që të ulësh dëmtimin dhe djegien e mëtejshme gjatë ekspozimit në diell.

Një pikë tjetër e rëndësishme është lyerja e flokëve. Këshilla që jepet nga specialistët është gjithmonë e njëjtë: mos i lyej flokët para se të shkosh në plazh. Të harxhosh aq shumë orë në sallonet e bukurisë dhe menjëherë më pas të nisesh për pushime është me të vërtetë humbje kohe e panevojshme. Rrezet UV do ta ndryshojnë menjëherë ngjyrën e flokëve. Nëse gjatë ditëve të plazhit ke ndonjë mbrëmje të veçantë, parukierët këshillojnë të mbash me vete një spray flokësh për t’ua ndryshuar atyre ngjyrën për një mbrëmje.

Kujdesu që të kesh gjithmonë me vete shampo për flokët e thatë. Sido që t’i kesh flokët, rrezet e diellit i thajnë dhe i dëmtojnë shumë, kështu që me vete një shampo për flokët e thatë do të të vijë gjithmonë në ndihmë për t’i zbutur dhe për t’i pasur më të shëndetshëm.

Mbaj gjithmonë me vete spray zbutës. Mund të jetë një spruco me keratinë ose edhe të tjera për t’u dhënë flokëve shkëlqim, por edhe për t’i zbutur gjatë kohës që je në plazh. Mos e harro asnjëherë ta kesh me vete në çantën e plazhit.

Shall, shami ose kapele me vete. Mbaj gjithmonë një shall ose një shami për flokët në mënyrë që dëmi të mos jetë i madh. Shalli ose kapela parandalojnë rrezet e diellit të depërtojnë në flokë dhe të heqin ngjyrën.

flokët plazh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.