Author: tirana

Departamenti i anti drogës ne Athinë, ka sekuestruar në lagjen Nea Zmirni, sasinë prej 40 kg kanabis sativa (35.5 kanabis i thatë dhe 4.6 në formë çokollate). Sipas bluve të Athinës, 3 persona u arrestuan, dy grekë dhe një shtetas shqiptar, ndërsa u sekuestrua shuma prej 10.000 euro, një peshore elektronike dhe 7 telefona celularë. Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe tre të arrestuarit e shpërndanin atë në zonën e qendrës së Athinës. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimit lidhur me aktivitetin e bandës, do të vazhdohen prej policisë greke.

Read More

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Kuvendit lidhur me ftesën për t’u paraqitur në seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij. Në përgjigjen e tij, Kreu i Shtetit thekson mes të tjerash se “Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”. Më tej, vijon duke sqaruar se “Presidenti i Republikës e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret etj., i ka…

Read More

Një aksident me pasojë humbjen e jetëve njerëzore, është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër- Malësi e Madhe. Raportohet se numri i viktimave ka shkuar në dy persona ndërsa më herët policia njoftoi vetëm për një viktimë. Raportohet se njëri prej tyre është 20-vjeçari me emrin Erglis. D. dhe Sergjo. K. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj ku janë përplasur tre automjete.

Read More

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka thënë se vaksina kundër koronavirusit e kompanisë Pfizer, mund të ruhet në temperaturë të frigoriferit më gjatë sesa është rekomanduar paraprakisht. Ky institucion ka thënë se sapo të shkrihen vaksinat, kur janë të pahapura, mund të mbahen nëpër frigoriferë deri në një muaj, raporton Radio Evropa e Lirë. Kufizimi aktual është vetëm pesë ditë. Kjo rritje e fleksibilitetit pritet të ketë ndikim të madh në rritje të shkallës së vaksinimit në Bashkimin Evropian.Nevoja për transport dhe ruajtje në temperatura tejet të ulëta ka qenë një nga mangësitë e mëdha të vaksinës së kompanisë Pfizer. Kërkesat…

Read More

Autoritetet e Kosovës thanë dje se vlera e kokainës e kapur në Kosovë nëse do të dilte në treg do të ishte 20 mln euro, por gazetari investigativ Artan Hoxha mendon ndryshe. “Me pastërtinë që kishte kokaina vlera e saj në rrugë shkon në 120 milionë euro”. Për gazetarin e njohur, kokaina kishte destinacion Gjermaninë. “Kjo sasi ishte e destinuar për Gjermaninë, që është një treg i madh. Grupet shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës që merren me trafik kanë një pikë të përbashkët, territorin e Gjermanisë. Ne kemi kapur sot transportuesit, jo financuesit, jemi si në rastin e Arbër Çekajt.…

Read More

Mediat në Greqi kanë publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen mafioze që ndodhi dy ditë më parë në Athinë. Viktimë e një atentati tipik mafioz ka mbetur një ish-boksier, i cili kishte precedentë penal. Teksa është publikuar dhe video e vrasjes, një dëshmitar okular ka treguar se çfarë ka ndodhur natën e të shtunës. Dëshmitari tregon se viktima ka qenë në një motor jashtë restorantit dhe po komunikonte ne dy vajza. “Unë parkova në një distancë dy metra nga motoçikleta në të cilën ishte ulur viktima. Ai ishte afër restorantit dhe po bisedonte me dy vajza. Teksa isha duke…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brijunit në Slloveni, ka folur për përplasjen që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Vuçiç institonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lejohet vetëm shteteve anëtare të OKB-së”, ka thënë Osmani, për RTK. Sipas saj, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviç, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje. “Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiqit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe…

Read More

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për rastin e sekuestrimit të sasisë së madhe të drogës në Lipjan, 400 kg duke theksuar se kokaina është e pastër si kristali. “Kjo drogë e kalon pastërtinë e 92%, që është ndër pastërtitë më të mëdha të kokainës. Nuk do të ishte e mundur që ajo sasi të hidhej në treg ashtu. Pra nëse janë konfiskuar 400 kg kokainë të tillë, në treg do të hidhej trefishi i saj. Kjo pastërti e kokainës i lejon trafikantët ta zbusin drogën dhe ta bëjnë të absorbueshme për klientët, pasi pastërtia aq e madhe rrezikon jetën…

Read More

Ervin Salianji në një intervistë speciale, me moderatoren Sidorela Gjoni, Salianji rrëfen për jetën e tij private dhe profesionale. Sa i përket jetës private gjithmonë është folur për të në mediat rozë, por rrallë kemi marrë deklarata nga vetë ai. Gjatë intervistës, moderatorja i bën pyetjen pikante nëse e ka njohur dashurinë, ai e pranon se e ka njohur dashurinë, nuk është beqar dhe nuk dëshiron ta bëjë publike jetën e tij private. “Unë nuk kam qenë asnjëherë single. Unë nuk kam qenë ndonjëherë në situata ku kam pritur të kem një lidhje personale për të dalë e për të…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar një seancë plenare me Presidentin Meta. Kreu i qeverisë kërkon që për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi si pasojë e Covid-19, seanca të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 10:00, pa praninë e publikut. Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet: Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve. 18 Maj, 2021KërkuesKryeministri i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare.Për shkak të situatës…

Read More

Shtëpia më e famshme e Shqipërisë se shpejti do te rihapë dyert per banoret e saj. Por kete radhe ka një ndryshim, aspak te vogël… ata janë te gjithë PERSONAZHE VIP. Ne udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme. Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit te pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është…

Read More