Author: tirana

Kompania e fluturimeve Air Albania ka publikuar kushtet e rëndësishme që duhet të plotësojë çdo uhdëtar që kërkon të udhëtojë nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas. Lejohen të udhëtojnë familjarët e personave që kanë në Itali leje qendrimi për një periudhë të gjatë kohe. Ata që kanë partner/e dhe një marrëdhënie stabël. I rëndësishëm është posedimi i një testi covid, maksimumi 72 orë para nisjes. Vendimet e tjera i gjeni më poshtë:

Read More

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka ngritur shqetësime se në Kosovë janë duke u shpërndarë në mënyrë të fshehur dy deri në tri lloje të kopjeve të ndryshme të paautorizuara të Kuranit – librit të shenjtë të fesë Islame. Sipas BIK-ut, këtë po e bëjnë persona që i takojnë sektit Ahmedi, për të cilët BIK-u thotë se janë “përçarës”. BIK-u shton se pjesëtarët e këtij grupi mohojnë se profeti Muhamed është profeti i fundit, siç besojnë besimtarët myslimanë. Nga Xhemati Mysliman Ahmedia në Kosovë, mohojnë se po shpërndajnë libra të paautorizuar, duke shtuar se ata shpërndajnë literaturën që reflekton mësimet…

Read More

Një ishull në Karaibe bëhet komuniteti i parë i bitcoin në botë. Në Bequia, një ishull prej 18 km katrorë në arkipelagun e Shën Vincentit dhe Grenadines, banorët do të paguajnë për pronat, mallrat dhe shërbimet, duke përfshirë gjërat e domosdoshme si ushqimi, tërësisht në kriptovalutë. Projekti lindi nga një ide e zhvilluesit të pasurive të patundshme Storm Gonsalves, i cili planifikon të ndërtojë 39 vila luksoze, dyqane, një club house dhe ndërtesa me kompaninë e tij One Bequia. Pronat e paluajtshme mund të blihen duke përdorur kriptovalutë ku çmimet janë të bllokuara për të parandaluar luhatjet gjatë transaksioneve. Gonsalves…

Read More

IT i njohur Elton Ngjela ka shpjeguar se çfarë janë kriptomonedhat ose siç quhen ndryshe Bitcoins. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë ndërsa ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, Ngjela ka dhënë disa detaje mjaft të vlefshme për personat që duan të kuptojnë dhe të përdorin monedhën virtuale. Ai thekson se jo çdo person mund të përdorë Bitcoins sepse për këtë lloj teknologjie duhen aftësi specifike, jo vetëm teknike por edhe matematike. “Si fillim, dikush që nuk zotëron njohuri në teknologji, njohuri të specifikuara në përdorimin e kuletave dhe rreth bitcoin-it, në veçanti më pas njohuri të thelluara në bursa…

Read More

Besnik Mustafaj ka dhënë detaje në lidhje me zgjedhjet që pritet që të zhvillohen në anëtarësinë e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit të ri. Mustafaj në fjalën e tij në studion e Radar në ABC është shprehur se PD ndodhet në një gjendje të vështirë dhe shqetësuese. Sipas tij vendimi për zgjedhje ishte shumë i nxitur, për këtë fajëson Bashën se tregon se kërkon që të manipulojë administratën e partisë për të fituar zgjedhjet. “Gjendja më duket shumë shqetësuese, PD më duket e vdekur, e demoralizuar dhe jo ajo që kërkojnë shqiptarët. Jam shumë i shqetësuar sepse një gjë…

Read More

E diela ishte e “zezë” në Gaza, pasi 42 palestinezë u vranë nga sulmet e Izraelit dhe 1200 mbetën të plagosur. Deri tani nga konflikti që ka një javë që ka rinisur janë mbi 200 viktima, ndërsa njerëzit jetojnë me frikë. Në të njëjtën kohë, thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim janë në rritje, me Francën dhe Egjiptin që kërkojnë fundin e armiqësive, por duket shumë e vështirë që të ndodhë. Mëngjesin e së hënës forcat ajrore izraelite goditën Rripin e Gazës brenda pak minutash duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se bombarduan “metronë”…

Read More

Ky është më të vërtetë një sezon i pabesueshëm, i bukur apo jo, ky është një diskutim më vete, por pa diskutim është nga më konkurruesit në vitet e fundit. Dy javë përpara përfundimit të sezonit, nuk janë më dy ekipe në garë për titull por katër.Rezultatet në javën e 34-të sollën skenarë të rinjë në garën për titull ndërsa të vetmit që dalin me kokën poshtë dhe djegin të gjithë sezonin janë kampionët në fuqi. Laçi dhurojë një surprizë të madhe duke mposhtur Tiranën në “Air Albania” me rezultatin minimal 0-1, një trepikësh i artë që i fut kurbinasit…

Read More

Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar një takim me Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) Fidel Ylli. Në lidhje me takimin, Ministrja Kushi shprehet se ka qenë i frytshëm, e ka uruar përzemërsisht presidentin e sapogjedhur KOKSH Ylli dhe ka garantuar gjithë gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin mes dy institucioneve që përfaqësojnë. Kushi përmend faktin se gjatë takimit janë ndalur pak më gjerë në përgatitjet që po bëhen për Lojërat Olimpike të Tokios që do të zhvillohen në Korrik 2021, në mënyrë që sportistët tanë pjesëmarrës të kenë një paraqitje…

Read More

Analisti i njohur Mustafa Nano i cilësoi mbledhjet Partisë Demokratike si të vdekura. Nano tha se, përjashto 7-8 veta, pjesa tjetër e demokratëve “nuk kanë zë dhe i binden një humbësi serial. Nano po ashtu u shpreh se Basha është një nga politikanët më pak europianë pasi duhej të ishte larguar dhe të mos krijonte alibi për humbjen e zgjedhjeve. Pjesë nga intervista në tMCN TV: Nano, PD vendosi të shkoje në zgjedhje në 13 Qershor. Do të thotë ky një rikonfirmim i zotit Basha në krye të PD-së? Nano: Absolutisht sepse nuk ekziston as koha e nevojshme për të…

Read More

Rocco dhe Luna kaluan vite shumë të vështira dhe të trishtuara në kafazet ku mbaheshin ilegalisht në Shqipëri. Ata u shpëtuan nga FOUR PAWS në bashkëpunim me organizata të tjera të mbrojtjes së kafshëve dhe me autoritetet vendore. Që nga mbërritja e tyre në qendrën BEAR Müritz (Luna në 2017, Rocco në 2019) ata janë përshtatur më së miri në shtëpinë e tyre të re dhe pas një vëzhgimi të gjatë, ekipi i ekspertëve vendosi që të jetonin në ndarje fqinje dhe më pas së bashku. Reagimet e tyre janë më shumë se emocionuese…

Read More

Rinisin hetimet për vrasjen e Artan Santos. Top Channel raporton se Prokuroria ka vendosur të rihapë dosjen për ekzekutimin e biznesmenit, ngjarje që tronditi vendin shtatë vite më parë. Dosja ishte pezulluar për mungesë provash nga ana e prokurorëve Naim Tota dhe Shpëtim Garunja, të cilët ia kaluan çështjen për ndjekje hetimore të mëtejshme Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë.

Read More

Në 72 orët e fundit në spitali COVID 2 ka mbërritur vetëm një urgjencë nga rrethet, e ndërsa numri i të shtruarve është reduktuar në 25. Burime nga ky spital pohojnë se sanatoriumi po shkon drejt mbylljes si spital COVID. Pacientët me covid 19 janë grupuar në dy pavione të katit të tretë ndërsa pavionet e tjera të boshatisura po deziinfektohen. Burimet pohojnë se në reanimacionin i covid 2 po punon me gjysmë kapaciteti, ku nga 10 shtretër 5 janë me pacient në gjendje tepër të rëndë, njëri prej tyre i intubuar. Por ulja e shtrimeve në sanatorium nuk po…

Read More