Author: tirana

Gjatë një interviste të dhënë për “NIN”, aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi ka treguar së fundmi se sa ka kushtuar filmi “I love Tropoja”. Ermali jep shifrën marramendëse që i është dashur të shpenzojë për të prodhuar “I love Tropoja”. “Nga pikëpamja e buxhetit që është shpenzuar, investimit në kohë, në financa, por edhe nga organizimi, sepse unë tashmë isha i përgatitur për një sukses. Kishim një histori suksesi dhe e dinim se si t’i maksimalizonim të gjitha hyrjet ose shfaqjet dhe bashkë me ekipin pata një organizim shumë të madh në shpërndarjen e filmit, por edhe prodhimi…

Read More

Shumë afër presidentit Joe Biden, dy incidente misterioze kanë shqetësuar zyrtarët e inteligjencës. Disa burime i thanë CNN se dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u sëmurën nga diçka e panjohur, njëri afër portës së kopshtit të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa tjetri duke kaluar një portë në anën jugore. Të dyja ngjarjet ndodhën në nëntor dhe përfshinin zyrtarë të këshillit të sigurisë kombëtare. “Ka dhe një impakt psikologjik lidhur me mënyrën se si ky sulm u bë dhe pse u zgjodh ai lokacion specifik. Kjo dërgon mesazhin se “ne mund t’iu afrohemi ju deri në Shtëpinë e Bardhë”, tha Jonathan…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se megjithëse infeksionet globale dhe nivelet e vdekjeve janë në rënie, pandemia e COVID-19-ës nuk ka mbaruar. Në konferencën e shtypit të agjencisë të hënën në selinë e saj në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se infeksionet dhe vdekjet kanë rënë në shkallë globale për të dytën javë radhazi. Por ai tha gjithashtu se ndërsa vendet e pasura me nivelet më të larta të vaksinimit duket se mendojnë se pandemia ka marrë fund, situata në disa vende të tjera është ende shumë shqetësuese. “Pandemia COVID-19 është larg fundit…

Read More

Prej disa ditësh, Tea Trifoni, ndodhet me pushime në vendin luksoz, Dubai. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk ka nguruar që të ndajë me 482 mijë ndjekësit në “Instagram” foto e video të ndryshme. Madje nuk kanë munguar as pozat me bikini, të cilat kanë marrë menjëherë vëmendjen e të gjithë fansave. Tashmë duket se Tea ka rënë në peshë dhe ka një trup për t’u patur zili.Në pozat e postuara në “Instagram” ku shfaqet me bikini blu mjaft seksi, ajo pyet ndjekësit që të gjejnë fotoshopin, pasi herë pas here e akuzojnë atë se bën modifikim të fotove.

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës Avni Kraja. Prokurori Kraja nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit, por u përfaqësua nga avokatja Irena Riso. Hetimi administrativ për prokurorin Kraja u përfundua vetëm për kriterin e pasurisë. Nga analiza financiare për periudhën 2003-2016 rezultoi se Kraja kishte një bilanc negativ prej 14 milionë lekësh, që nuk justifikoheshin me burime të ligjshme. Në relatimin gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 7 maj, u evidentua se një pjesë e mirë e këtij bilanci negativ ndikohej nga blerja e një apartamenti…

Read More

Në familjen e moderatorit dhe producentit të njohur shqiptar, Ardit Gjebreas, sot ka festë. Djali i tij i madh, Joni, feston ditëlindjen. Megjithëse s’kanë mundur të jenë dot të gjithë bashkë, ata janë lidhur me një videocall. Gjebrea ndau në llogarinë e tij në Instagram foton e familjes së bashkuar nga ekrani i telefonit, teksa i uron të birit ditëlindjen: “Gëzuar ditëlindjen Jon Gjebrea! E bekuar qoftë çdo ditë e jetës tënde”- shkruan ai. Pavarësisht faktit që janë të ndarë fizikisht, buzëqeshjet mes tyre nuk kanë munguar Kujtojmë se pak më herët, moderatori arriti të fitojë betejën me Covid-19.

Read More

Policia e Shkodrës ditën e sotme ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, i cili dyshohet se është personi i cili ekzekutoi me armë zjarri 32-vjeçarin Endri Mustafa në Shkodër. Në një deklaratë për mediat babai i tij, Mustafa Lici ka mohuar çdo lidhje të djalit të tij Ibrahim Lici me vrasjen. Ai është shprehur se kamerat e sigurisë konfirmojnë se Ibrahim Lici nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit, për të cilin ai shprehet se e kanë komshi. “Bashkëpunetori i krimit që është i mitur është punetor i Asmer Bilalit. Atij i kanë thënë që të thote se krimin…

Read More

KAS ka vijuar sot me shqyrtimin e ankesave të PD dhe LSI për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Vlorës. PD dhe LSI kanë paraqitur pretendimet e tyre, teksa përfaqësuesi i demokratëve, Marash Logu ka akuzuar me emra se Damian Gjiknuri, Alket Hyseni, Afrim Qendro, Vilma Bello dhe drejtorët Klodian Troci e Erion Osmanaj janë përfshirë në shitblerjen e votave ose ndikimin tek votuesit me qëllim deformimin e vullnetit të tyre për 25 prillit. Nga ana tjetër përfaqësuesi i PS, Eridian Salianji i kërkoi opozitës mos vijonte më me kërkesat e tjera ankimore pasi nuk po sillte asnjë gjë…

Read More

Policia e Lushnjës ka vendosur në pranga një 70-vjeçar. I moshuari M. H., dyshohet se ka dhunuar fizikisht me sende të forta, për motive të dobëta, kunatën e tij, 62-vjeçaren J. H. Kjo e fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet zgjedhore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”. Postimi i plotë i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnjë, pasi në banesën e tij, ka dhunuar fizikisht për motive të…

Read More

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka hapur garën për kryetar të PD për zgjedhjet që do të zhvillohen më 13 qershor, duke përcaktuar dhe kriteret për çdo kandidaturë. Komisioni njofton se kandidaturat do të pranohen deri më 22 maj, ndërsa thekson se ka të drejtë të garojë kushdo që plotëson kriteret statutore. NJOFTIM I KOMISIONIT ZGJEDHOR TË PARTISË DEMOKRATIKE Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike me vendimin nr. 1, datë 17.05.2021 ka vendosur që të caktojë modalitetet për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të Partisë Demokratike. Sipas pikës 4 të nenit 10 të Statutit të PD, zgjedhja apo caktimi në funksione…

Read More

Në Shqipëri, për të 13-ën javë radhazi, që nga periudha 16-22 shkurt, shifrat e pandemisë COVID 19 vijojnë të jenë në ulje të pandërprerë. Gjatë javës së kaluar 11 Maj-11 Maj, të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë një tjetër rënie të ndjeshme të numrit të të infektuarve rishtazi apo dhe të shtrimeve në spitale, ndërkohë që rastet e humbejeve të jetës shënuan një rritje të lehtë. Në të gjithë vendin, rastet e aktive janë tkurrur ndjeshëm. Në total, në 7 ditët e fundit, u rregjistruan 279 raste të reja, ose 41.6 përqind më pak se në…

Read More

‘Big Brother’ do të rikthehet sërish në “Top Channel”, por këtë herë më ndryshe se kurrë më parë. Banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. Ata do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme. Në Big Brother Vip njerëzit e famshëm do të kthehen në njerëz të zakonshëm. Top channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli. Studiot dhe ambientet ku do të qëndrojnë të famshmit janë gati, ndërsa audicionet do të nisin së shpejti. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar per spektakle…

Read More