Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur me urgjencë grupin e ngushtë të deputetëve të Partisë Socialiste në Seli. Burime për tirananews bëjnë me dije se të pranishëm janë Rama, Balla, Çuci, Ruçi dhe Gjiknuri.Ende nuk dihet axhenda e këtij takimi mjaft të beftë, ndërkohë kujtojmë që javën që kaloi kreu i qeverisë bëri disa emërime në rang zv/ministrash. Mbetet për t’u parë nëse edhe kësaj radhe do të ketë lëvizje zv/ ministrash, ndërkohë që kabineti i ri pritet të jetë gati në fund të shtator.

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në Takimin e 10-të të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që u zhvillua në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj dhe ku ishin të pranishëm edhe krerët e shteteve të Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Kreu i Shtetit iu drejtua Takimit të Udhëheqësve të këtij Procesit shumë të rëndësishëm për të ardhmen e integrimit europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor me një fjalim. Presidenti tha se anëtarësimi europian është përparësia më e lartë dhe qëllimi strategjik kombëtar. Sipas tij, kushtëzimi i vendosur…

Read More

Si vend anëtar i NATO-s, Turqia ka paraqitur një kërkesë për të marrë pjesë në projektin ushtarak të BE-së të udhëhequr nga holandezët, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara me Greqinë dhe Qipron. Ndërsa kërkesa turke po shqyrtohet, diplomatët e BE janë të ndarë për pjesëmarrjen e mundshme të Ankarasë. Siç raporton gjermania “Welt am Sonntag”, Turqia si anëtare e NATO-s deklaroi zyrtarisht qëllimin e saj për të marrë pjesë në projektin e lëvizshmërisë ushtarake të BE nën kornizën e bashkëpunimit të përhershëm të strukturuar të BE (PESCO) të 46 projekteve ushtarake dhe kjo është një shenjë e përmirësimit të bashkëpunimit BE-NATO.…

Read More

Edvin Kulluri, pjesë e grupimit për PD që kërkon largimin e Bashës sepse e cilëson si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit ka thënë se e kanë gati kandidatin që do të futet në garë për të marrë postin drejtues. Kulluri theksoi se garancia që do të kërkojnë do të jenë listat e sakta të anëtarësisë, ndërsa akuzoi sekretarin e përgjithshëm, Gazment Bardhin se i ndan anëtarët në aktivë dhe pasivë për të manipuluar zgjedhjet. Edvin Kulluri: Jemi të vendosur për t’i shkuar deri fund dhe për të pasur një kandidat zyrtar i cili do të marrë pjesë…

Read More

Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë. Sipas PD-së, kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e zgjedhësve të tjerë. Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument u pranua të merret nga KAS. PD theksoi se nëse KAS do të kishte pranuar të kërkonte edhe prova të tjera për…

Read More

Veç stërvitjeve në 7 baza të ndryshme të vendit, forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare do të rezervojnë edhe ditë të hapura për publikun në disa qendra të ndryshme të Shqipërisë. Qytetarët do të kenë mundësinë të njihen me armatime dhe aspekte të ndryshme të ushtrive shqiptare dhe amerikane, pjesë e Aleancës së madhe të NATO-s. Përmes një postimi në Facebook, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njofton se ditët e hapura do të nisin nga Durrësi. Pikërisht më 20 maj, trupat shqiptare dhe amerikane do të jenë në sheshin “Taulantia”, në Durrës. Ndërsa më 21 maj dita e hapur do të…

Read More

Për shumë njerëz, zgjimi i mëngjesit është pjesa më e vështirë e ditës sidomos nëse ju duhet të vraponi për të kapur autobuzin, të dërgoni fëmijët në shkollë apo të nxitoni për të përmbyllur sa më shpejt prekjet e fundit të shtëpisë. Ndërsa shumë çifte zgjedhin të nisin ditën me pak gjimnastikë poshtë çarçafëve. Seksi i mëngjesit është një një moment spontan dhe intensiv që rrit ndjeshëm prodhimin e estrogjenit dhe ju karikon me energji të reja. Por, jo vetëm, marrëdhëniet intime në mëngjes ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe rrisin nivelin e hormonit të…

Read More

Banorët në Cakran të Fierit janë shprehur se nuk ndihen të sigurt pas përplasjes me armë të policisë më një kultivues droge mesditën e sotme. Ata janë shprehur në një prononcim për mediat se ndihen të rrezikuar nga personat që kultivojnë bimë narkotike, të cilët në të gjitha rastet nuk janë banorë të zonës. “Nuk kam dëgjuar të shtëna se kam qenë më dhënë. Kur vijë, shoh policinë këtu dhe e mora vesh. Është gjetur vjet lëndë narkotike. Shumë të rrezikuar ndihemi, na është bërë që të ikim që këtu, se rrugë tjetër s’ka. Me frikë se ai të vret.…

Read More

Gazetari Arjan Çani është shprehur se do të kishte dhënë dorëheqjen e parevokueshme nëse do të ndodhej në vend të kryedemokratit Lulzim Basha. Çani vlerësoi Bashën duke e quajtur “njeri normal” por që sipas tij, ka përballë një “njeri multidimensional”, si kryeministri Edi Rama. Çani tha se arsyeja pse Basha s’e dha dorëheqjen, ndoshta lidhet me ambiciet që ai ka. “Bashën e konsideroj një njeri me thelb pozitiv, një njeri normal që mund të ishte kryeministër në çdo vend. Fati i keq i tij është që përballë nuk ka një njeri normal, por një njeri multidimensional. Kur jepet dorëheqja në…

Read More

Gjyqtarja Gresa Cakaj-Nimani është zgjedhur sot kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Cakaj-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e kryetares së Kushtetueses nga data 26 qershor, kur edhe përfundon mandati i kryetares aktuale, Arta Rama-Hajrizi. Sipas biografisë së saj të publikuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, deri në emërimin e saj, gjyqtarja Cakaj-Nimani ka shërbyer si Këshilltare e Lartë Ligjore dhe Udhëheqëse e Ekipit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Agjencinë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). Gjatë shërbimit të saj në USAID, ndër të tjera, ajo ka qenë përgjegjëse për të këshilluar në hartimin e strategjive…

Read More

Anxhela Peristeri ka parakaluar në tapetin e kaltër “Eurovision”, në Rotterdam dhe të gjithë sytë i ka kthyer nga vetja. Këngëtarja u shfaq me një fustan të kuq dhe kapele teksa me këtë ngjyrë e përfaqësoi denjësisht vendin tonë e flamurin. Fustani i Anxhelës është dizenjuar nga Valdrin Sahiti dhe me të drejtë ajo u shpreh se ndihet si mbretëreshë. Anxhela do të konkurrojë në “Eurovision” me këngën “Karma”, të punuar nga Kledi Bahiti dhe Olti Curri. Eurovision do të mbahet në Hollandë nga data 18 deri më 22 maj. Anxhela do të këndojë në natën e dytë gjysmëfinale. View…

Read More

Ngrohja e kohës ka bërë që gjarpërinjtë të lëvizin lirshëm edhe në zonat e banuara duke rrezikuar jo pak jetën e qytetarëve. Pamjet e mëposhtme na vijnë nga Antalja e Turqisë, ku gjarpri me gjatësi 1 metër u përpoq që të futej në makinë teksa ajo ishte duke lëvizur me shpejtësi. 🎥 Antalya'da yaklaşık 1 metre uzunluğundaki yılan, seyir halindeki otomobilin penceresinden içeri girmeye çalıştı. Sürücü ve yanındaki arkadaşı yılanı fark edip o anları cep telefonu ile görüntüledi— milliyet.com.tr (@milliyet) May 17, 2021

Read More