Author: tirana

Qyteti i Shkodrës u trondit sot nga ekzekutimi i 32-vjeçarit, Endri Mustafa. Ai u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Livadheve. Madje mësohet se është qëlluar me një plumb në gojë, 3 në kokë dhe 3 në kraharor. Ndërkohë në morgun e spitalit nga mjeku ligjor, është konstatuar që viktima ka shenja dhune. Kjo ngre dyshimet se ai është dhunuar para se të vritej. Në zonën pranë brigjeve të liqenit, ku ndodh vrasja, janë gjetur si provë materiale një pistoletë dhe gëzhojat e plumbave të shtënë në drejtim të 32-vjeçarit. Nga ekspertiza rezulton se viktima është ekzekutuar…

Read More

Pas vizitës blic në Fier, kryeprokurori Olsian Çela ka zbarkuar në një tjetër qytet të vendit, ku kriminaliteti mbetet në shifta të larta. Çela në fjalën e tij pas takimit që kishte me drejtuesit e Prokurorisë së Vlorës thekso për çfarë diskutuan në mbledhje. Çela u ndal tek dy shqetësime të mëdha në Vlorë që godasin shpeshherë qytetin, krimi zgjedhor dhe pastrimi i parave. Fjala e plotë: Olsian Çela: Pata një takim me drejtuesit e Prokurorisë Vlorë, objekti i takimit është i njëjti me atë të Fierit që lidhet me krimet zgjedhore dhe procesin e pastrimit të parave. Për sa…

Read More

Endri Mustafa, 32 vjeçari i ekzekutuar me armë zjarri dhe i gjetur sot i pajetë në zonën e “Livadheve” në Shkodër, është qëlluar me 8 plumba dhe 5 prej tyre e kanë kapur në trup. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Policia ka gjetur një pistoletë pranë trupit të viktimës dhe 8 gëzhoja. 32 vjeçari prej tre ditësh ishte denoncuar si i zhdukur nga nëna e tij. Ka qenë një SMS që ka marrë në celular Endri Mustafa dhe ka dalë nga shtëpia në orët e vona të mbrëmjes, tre ditë më parë. Sipas Policisë, trupi i viktimës është…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Maminas, ku iu bashkua gëzimit të një familjeje që hyri në shtëpinë e tyre të re të rindërtuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Mirëpo teksa po dilte nga shtëpia, shoqëruesi i tij u përplas me një tavolinë dhe aty u derdh në tokë ujë. Rama e kaloi me batutë këtë moment dhe tha se është syri i keq. “Kujdes. Hajde, syri i keq. Na marrshin të keqen”– tha Rama e më pas buzëqesh.| *minuta 14:30

Read More

Administrata e KQZ ka përfunduar shqyrtimin e materialeve zgjedhore për 12 kuti nga 24 në total në qarkun e Beratit për të gjetur parregullsi me kërkesë të LSI-së. Rezulton se në disa prej kutive nuk korrespondon numri i votuesve të shënuar në procesverbal me numrin e kuponëve të prerë nga pajisja e identifikimit biometrik. Megjithatë ky nuk është një tregues, pasi jo në çdo rast votuesve i është prerë edhe kupon, gjë që është sqaruar më parë edhe nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Ndërkohë pritet që KQZ të bëjë në fund një përmbledhje.

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se masat e paqëndrueshme gjatë kësaj jave do të nxisin zhvillimet e vranësirave, të cilat kryesisht në zonën veriore të vendit, do të sjellin reshje të përkohshme shiu. Sipas njoftimit ditën e enjte, reshjet parashikohet të përfshijnë më tepër territor si në tabelën e mëposhtme ndërsa shiu dhe shtrëngata në këtë periudhë të vitit bie në kohë të shkurtër dhe ka tendencën të prekë lokalisht një territor. SHMU bën me dije se era, do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe të enjten do të kthejë nga veriperëndimi e vrullshme veçanërisht në brigjet detare, duke sjellë…

Read More

Anxhela Peristeri, ishte sot e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, një ditë pasi morri vëmendjen e të gjithëve në tapetin turqoise. Na ndajnë vetëm tre ditë nga gjysmëfinalja e dytë e festivalit evropian të këngës, ku do të performojë Anxhela Peristeri, që përfaqëson këtë vit Shqipërinë. Me një fustan të gjatë të kuq dhe kapelen e madhe, këngëtarja dukej mjaft sensuale. Mediat e huaja dhe komentuesit e krahasuan me këngëtaren Beyonce. Anxhela rrëfen se ishte përvojë shumë e bukur. “Shumë emocionuese. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, megjithëse kishte rregulla të rrepta për shkak të Covid. Testohemi çdo…

Read More

Sot në orën 17.00 do mbahet mbledhja e parë konstituive e Komisionit të Zgjedhjeve në selinë blu, por anëtari Enno Bozdo nuk do të jetë prezent pasi ai ka refuzuar të bëhet pjesë e procesit zgjedhor. Ky vendim i Bozdos për të hequr dorë vjen vetëm një ditë pasi Kryesia dhe Këshilli Kombëtar miratuan përbërjen e Komisionit Zgjedhor me kryetar Jemin Gjanën dhe anëtarë, Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani si dhe ndihmes Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Vendin e tij në komision pritet ta zërë anëtari zëvendësues Çlirim Gjata.

Read More

Melisa dhe Andi janë bashkë, por ka ende njerëz që nuk besojnë tek lidhja e tyre. Por të ftuar sot në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, Andi dha një lajm të bukur duke treguar se ata jo vetëm janë bashkë, por lidhja e tyre është aq serioze sa kanë nisur të mendojnë emrat për fëmijët e tyre. “Jemi aq realë sa po mendojmë emrin e çunit. Melisa po mendon emrin e gocës”, tha Andi. Ndërkohë Tea këshilloi Andin dhe Melisën që të shijojnë marrëdhënien e tyre e mos të mendojnë fare se çfarë mund të thonë njerëzit e tjerë. “Ta…

Read More

Marina Vjollca feston sot 29-vjetorin e në këtë ditë të veçantë ka marrë urime nga të gjithë, që nga familja, shoqëria, kolegët e deri tek fansat. Por sigurisht në sy ra urimi i bashkëshortit të saj, Getoarit, i cili çdo vit sigurohet ta surprizojë me fjalët. “Disa njerëz lexojnë libra dhe histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Unë e gjitha çfarë duhet të bëj është të shoh sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen gruaja ime e dashur”-shkruan Getoari.

Read More

Kundërshtari i fortë i Lulzim Bashës, deklaroi edhe njëherë se kreu i Partisë Demokratike duhet të japë dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme. Në një lidhje live në Breaking në Top News Fatbardh Kadilli, tregoi edhe nëse ekziston një marrëveshje mes kryeministrit, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike. Kadilli: Kam kërkuar që Basha të kishte reflektim, dhe ai duhej të shoqërohej me një dorëheqjen të parevokueshme, do ishte ripërtëritje për PD, se nëse ai shkon nga humbja në humbje, dhe partia mbetet në rreth vicioz, e ardhmja nuk premton asgjë më të mirë nëse ai rri kryetar. Unë nuk…

Read More

“Instagrami” sot është kthyer në një biznes shumë fitimprurës për njerëzit e njohur të ekranit. Ka nga ata personazhe që ende paguhen me shifra modeste ose publikojnë foto të produkteve. Por ky nuk është rasti i moderatoreve të njohura, Arbana Osmani apo Luana Vjollca. Luana Vjollca paguhet rreth 1200 € për një postim. Kryesisht, Luana reklamon kremëra ose produkte të ndryshme make up-i. Në anën tjetër, moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani, paguhet rreth 1000€, dhe kryesisht janë reklama ushqimesh, duke qenë se të gjithë e dimë edhe pasionin e saj për gatimin. Deri më tani…

Read More