Bien infektimet nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 2639 testime kanë rezultuar 17 raste të reja. Po kështu raportohet për 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2639 testime, nga…
Author: tirana
Katër yje për Dashin. Mërkuri dhe Venusi janë në anën tuaj ndaj edhe qielli premton për dashurinë. Por përpiquni të përqendroheni te njerëzit e duhur dhe të mos hidheni në krahët e atyre që duan vetëm histori të rastit. Mos bëni gabime të së kaluarës, mos u udhëzoni vetëm nga instinkti. Në punë, kohë e mirë për të bërë zgjedhje për të ardhmen. Diçka e re po vjen, thjesht përpiquni të kurseni shpenzimet tuaja, sepse shtëpia do t’ju marrë shumë para! Demi Pesë yje për Demin. Lajm i mirë në dashuri, mos i nënvlerësoni takimet dhe përpiquni të kapërceni të…
Veprimi i ligjit të Vetingut ka shënuar kulmin në vitin 2020, duke çuar në përgjysmimin e gjyqtarëve në gjashtë Gjykatat e Apelit në Shqipëri. Pas boshatisjes së Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese në vitet 2018-2019, të cilat kanë rinisur të funksionojnë në fund të vitit 2012, tashmë sfida e madhe e drejtësisë së re janë vakancat në gjykatat e apelit. Nga 78 gjyqtarë të përcaktuar në organikën e gjashtë gjykatave të apelit, deri në fund të vitit 2020 kanë ushtruar detyrën vetëm 41 gjyqtarë. 37 gjyqtarët të apelit janë shkarkuar nga komisionet e Vetingut kryesisht për pasuri të paligjshme ose…
Kush nuk do të ketë lëkurë të bukur e të pastër? Të gjitha duam ta kemi dhe e dimë që nuk është aq e vështirë. Më poshtë janë 4 rregulla që ndjekin gjithmonë vajzat me lëkurë thuajse perfekte. Hidratimi është një çelës i lëkurës së shëndetshme dhe të pastër. “Mungesa e ujit do të thotë më pak shkëlqim e plakje më e shpejtë”, – thotë dermatologia Dr. Mona Gohara për ‘Good Housekeeping.’ Duhet të pish gjithmonë 8 gota ujë në ditë dhe të përdorësh produkte për fytyrën, të cilat janë hidratuese. Fytyra është aq e pastër sa ç’janë edhe furçat…
KAS hapi sot live 24 kutitë me materialet zgjedhore për qarkun e Beratit, ku për shkak të sasisë së materialeve dhe këqyrjes së tyre me kujdes e kanë shtyrë dhënien e vendimit përfundimtar në lidhje me to ditën e mërkurës. Deri tani nuk është raportuar se janë gjetur prova aq të rëndësishme sa të ndikojnë në dhënien e vendimit për rinumërim të votave. Gjithashtu në mbledhë e nesërme do të jepet vendimi për qarkun Gjirokastër dhe më pas do të nis shqyrtimi për ankimimin për qarkun e Vlorës. “Përgjigja përfundimtare për kutitë me materiale zgjedhore shtyhet për të mërkurën në…
Pas bashkëpunimit me Procter & Gamble, çifti i njohur, Meghan dhe Harry po përballen me akuza për racizëm. Mesa duket, publiku nuk e miraton parteritetin global që Fondacioni Archewell nënshkroi me kompaninë para pak ditësh. Ky bashkëpunim ka të bëjë me shitjen e kremrave që shërbejnë për zbardhjen e lëkurës, gjë që u bë shkak që të vërshonin komentet negative, pasi shitja e tyre shihet si promovim i racizmit. Këto produkte kanë efektin e zvogëlimit të përqendrimit ose prodhimit të melaninës, pigmentit natyror që i jep ngjyrën lëkurës. Ky veprim bie në kundërshtim me deklaratën e Meghan-it në, e cila…
KQZ ka kthyer përgjigje përsa i përket ankimimit të partive politike për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, lidhur me kryqëzimin e të dhënave të pajisjes PEI. Sipas KQZ janë konstatuar 57 raste të dyshimta në Berat ku janë 2 raste kur 2 persona janë shfaqur në 2 Qendra Votimi të ndryshme. Janë 74 raste të dyshimta në Gjirokastër. Në Berat 19 persona kanë dhënë gjurmët e gishtave si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës ndërsa në Gjirokastër 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit për 70 zgjedhës.
Dashi Edhe një natë e qetë mund të shndërrohet në një aventurë të çmendur. Jeta juaj shoqërore është padyshim duke marrë një kthesë të fortë tani, por kjo është për mirë. Parashikohet të jetë e mbushur me argëtim. Demi Dikush rreth jush po punon për diçka që mund të bëhet e suksesshme. Nëse mund ta përfshini veten me këtë projekt, mund të përfitoni financiarisht dhe nga ana intelektuale. Gjeni se si mund të angazhoheni nesër. Binjakët Nuk ka nevojë të frikësoheni për të pasur progres tani. Gjërat për të cilat shqetësoheni janë drejt zgjidhjes. Nëse keni qenë të shqetësuar për…
Ditën e sotme mjeku i njohur, Pëllumb Pipero bën me dije se është ulur numri i të shtruarve në spitalin Covid 1, krahasuar me muajt e mëparshëm, ku po marrin trajtim 33 pacientë.Ai u shpreh për “Klan News” se në këtë spital fatmirësisht nuk ka asnjë pacient të intubuar, ndërsa apeloi për lirimin e masave kufizuese. “Situata është mjaft e qetë, incidenca ditore e rasteve të reja të infektuara është mjaft i ulët, numri është i ulët, numri i të shëruarve është mjaft i madh. Raporti është të infektuar dhe të shëruar 1 me 20 ose me 30. Numri i…
Grupi “Për PD-në”, ka dalë me një deklaratë të fortë për zhvillimet më të fundit që pritet të ndodhin brenda selisë blu. Në deklaratën e tyre ata akuzojnë kryetarin aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha për emërimin në mënyrë të njëanshme të anëtarëve të komisionit zgjedhor. Sipas kundërshtarëve të Bashës në PD, nuk ka zgjedhje të lira për kryetar nëse Lulzim Basha nuk jep dorëheqjen. Deklarata e plotë: Grupi “Për PD-në” vlerëson se mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i cili kishte si temë të paracaktuar masakrën elektorale të Edi Ramës, në fakt projektoi masakrën elektorale të Lulzim Bashës…
Në këtë edicion të ‘Këngës Magjike’ do të ketë një duet italiano-shqiptar mes këngëtares të njohur Eneda Tarifa dhe këngëtarit Walter Ricci. Walter Ricci një kantautor dhe producent i njohur me pasion për “Jazz” dhe piano, ka performuar në shumë skena botërore dhe ka kënduar me Michael Buble e Mario Biondi. Vokalist në “Domenica IN”. Ricci , në 2016 shpallet fitues i festivalit “Neë Ëave” në Rusi. Arditi: Përse ky miksim shqiptaro-italian? Eneda: Sepse ishte shumë bukur që mbas herës së parë që kam dalë në skenë të vija me një duet internacional. Arditi: Fantastike! Tani, Ëalter në çfarë gjuhe…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij iranian, Hasan Rouhani diskutuan në telefon sulmet e vazhdueshme izraelitë kundër palestinezëve. Erdogan, që më herët deklaroi se Turqia nuk do ta pranojë persekutimin izraelit, edhe nëse e gjithë bota e injoron, e bëri të qartë se Ankaraja është e gatshme të marrë një qëndrim serioz përballë ofensivës së shtetit hebre. Komuniteti global, u shpreh ai, duhet t’i dërgojë Izraelit një mesazh të fortë.Presidenti turk insistoi po kështu, se është e domosdoshme që bota islame të adoptojë një qëndrim të unifikuar, por edhe veprime kundër sulmeve të Izraelit. Përpara tij, ambasadori…