Author: tirana

Moderatporja e njohur e ‘Top Channel’, Ori Nebijaj ka dhënë një intervistë për emisionin “Breaking, pas rezultatit surprizues që mori në zgjedhet e 25 prillit, ku kandidonte për deputete në Tiranë nën siglën e Partisë Demokratike. Por pavarësisht votave të shumta që mori, 5599 vota, Nebijaj nuk arriti që të bëhej pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, pasi renditej e 18-ta në listë. Ori tregoi sot se çfarë do të bëjë tani pas përfundimit të gjithë procesit të këtyre zgjedhjeve. Nebijaj zbuloi se po përgatitet sezoni i katërt i “Pushime on Top”, pasi nuk mund të mungojë në Top Channel.

Read More

Pandemia në vendin tonë fatmirësisht ka pësue një rënie të numrit të perosnave të infektuar dhe të atyre që kanë humbur jetën. Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tregon si po shqyrtohet mundësia për lëvizjen e qytetarëve pa maska. “Heqja e maskës po analizohet në dy kategori, në ambientet e mbyllura dhe të jashtme. Por kjo kërkon një sërë indikatorësh. Përveç të dhënave klinike, infektimet apo të shtruarit në spitale, edhe imunizimi i popullsisë do të ndikojë, por që do të ketë sërish kritere. Do të shohim në varësi të imunizimit nga vaksina dhe nga vetë…

Read More

Ambasadorët e nderit të strategjisë makro-rajonale emërohen me çmimin “Mulliri i Përsosmërisë.” Studentët më të mirë të shkollave të mesme dhe universiteteve nga rajoni vlerësohen për idetë e tyre inovatore sipërmarrëse. Cilësia e mjedisit, turizmi i qëndrueshëm dhe rritja blu janë në qendër të diskutimeve tematike. Shqipëria do vazhdojë praktikën e mirë të presidencës sllovene. Këto janë disa nga ngjarjet kryesore që kanë shënuar ditën e dytë të Forumit të 6-të EUSAIR në Izola të Sllovenisë. Pasi nënshkruan dje Deklaratën e Izolas, e cila përfshiu edhe anëtarin e dhjetë, Republikën e San Marinos, Ministrat së bashku me të pranishmit u…

Read More

Pandemia ka lënë pasoja të rënda në të gjithë sektorët e jetës, si ato ekonomike, sociale dhe kulturore. Por, ekspertët bëjnë me dije se covid-19 ka ndikuar edhe në paraqitjen fizike. Studiuesit kanë deklaruar se një fytyrë mund të plaket deri në 5 vjet në vetëm 6 muaj të pandemisë me theksimin e qeskave poshtë syve, rrathëve të errët, rrudhave, lëkurës së tharë, syve të shuar.Fenomeni në Britaninë e Madhe është riemëruar “Covid Face” dhe është trajtuar gjerësisht edhe nga revista “Times”, e cila raportoi në një artikull tezën e miratuar edhe nga shkencëtarët. Covid-19 duket se ka ndryshuar fizionominë…

Read More

Trupat tokësore të Izraelit iu bashkuan forcës ajrore në sulmin ndaj Rripit të Gazës të premten herët, tha në një deklaratë ushtria izraelite. Forca e Mbrojtjes e Izraelit kishin postuar në Twitter se trupat e saj ishin “duke sulmuar në Rripin e Gazës”. Por më pas, duke përmendur si arsye një problem komunikimi të brendshëm, ushtria sqaroi se trupat po godisnin me artileri nga brenda kufirit të Izraelit. “E kisha thënë që Hamasi do të paguante një çmim të shtrenjtë” tha Kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë në video. “Ne po e bëjmë një gjë të tillë dhe do të…

Read More

Princ Harry ka tronditur sërish pallatin mbretëror në Angli. Ndërkohë që ende vazhdon të komentohet intervista e bujshme që ai dhe Meghan dhanë për Oprah Winfrey, Princ Harri ka dhënë një tjetër intervistë për Dax Shepard, ku ka zbuluar detaje të tjera nga jeta e tij. Madje Princi ka folur edhe për arsyen se pse vendosi që të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror. Gjatë intervistës që po komentohet shumë, Harry e ka krahasuar jetën e tij brenda pallatit mbretëror me filmin “The Truman Show”, ku e gjithë jeta e tij është një spektakël televiziv. Duka i Sussex tregoi se vendosi…

Read More

Në një hap të madh drejt kthimit në jetën e para pandemisë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lehtësuan të enjten udhëzimet për mbajtjen e maskave për njerëzit plotësisht të vaksinuar, duke i lejuar ata të ndalojnë të mbajnë maska jashtë dhe në pjesën më të madhe të ambienteve të brendshme. “Sot është një ditë e mrekullueshme për Amerikën,” tha Presidenti Joe Biden gjatë një fjalimi në Kopshtin e Trëndafilave duke njoftuar udhëzimin e ri, në një dalje për shtyp ku ai dhe stafi i tij ishin pa maska. Disa orë më herët në Zyrën Ovale, ku zoti Biden…

Read More

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, bëhet fjalë për ekzekutimin e biznesmenit shqiptar, Kamber Idrizi. Kanë kaluar 24 orë nga vrasja e rëndë e biznesmenit shqiptar Kamer Idrizi, ende nuk ka asnjë person të ndaluar në Shkup. Motra e të ndjerit ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku thotë se Kamerin e kishte pikën e saj të dobët, ndërkohë që pak kohë më parë kishte humbur dhe vëllanë tjetër, Enverin. “Ndjej dhimbje te madhe humba personin qe e kisha pik te dobet qe e kishte aromen e babit tim Zoti na takoft ne Xhenet…

Read More

Me idenë e bindjen se po bënte një investim të zgjuar në industrinë e monedhave virtuale, që do t’i sillte fitime në të ardhmen e afërt, një grua britanike humbi të gjitha kursimet e saj, Julie Bushnell ra për një mashtrim me Bitcoin që i kushtoi asaj 9 mijë paund. Mashtruesit përdornin emrin e sipërmarrësit Elon Musk, që shoqërohej me gjoja një lajm të BBC. Por, e vërteta ishte se si Musk, ashtu edhe lajmi dhe vetë faqja e atij lajmi ishin të rreme. Lajmi i “BBC së rreme”sugjeronte se ajo mund të dyfishonte paratë e saj në një dhuratë…

Read More

Tre vrasjet që ndodhën në qytetin e Elbasanit brenda një muaji kanë sjellë edhe “të sakrifikuarin” e parë, pasi Gjon Gecaj, shefi i Hetimit, është liruar nga detyra dhe është transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë. Vendin e tij e ka marrë Krenar Guçe, i cili më herët ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit anti-drogë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe së fundmi Oficer në sektorin e Krimeve të Rënda. Kujtojmë se pak ditë para zgjedhjeve në Elbasan u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani, ndërsa disa ditë më parë një grua u vra me…

Read More