Author: tirana

Një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti rrugor në Itali. Ngjarja ndodhi në Cingoli. Shqiptari, një 31-vjeçar me iniciale S.B. po udhëtonte me motor kur u përplas me një makinë. Shkak i përplasjes së shqiptarit u bë një aksident i dy makinave të tjera. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, një 26-vjeçare italiane ka ecur me mjetin tip Alfa Romeo Mito në korsinë e kundërt. Për pasojë është përplasur fillimisht me një makinë tjetër tip Fiat Qubo. Shqiptari, i cili po udhëtonte me një Kawasaki 900 u përplas me pjesën e prapme të Alfa Romeos. Kjo goditje…

Read More

Hap pas hapi, policia po kërkon prova për të identifikuar dhe arrestuar tre vrasësit e 20-vjeçares në Greqi, që tronditi vendin fqinj nga brutaliteti i pashembullt. Ndërkohë që mediat në Athinë kanë rindërtuar skenën e krimit në 3D. Hetuesit, bazuar edhe te ekspertiza arritën në përfundimin se nëna u mbyt nga grabitësit në sy të foshnjës, ndërsa burri u lidh. Policia vlerëson se pasi 3 autorët e krimit me kapuç varën qenin e familjes në kangjella, hynë në shtëpi nga dritarja e bodrumit dhe prej andej filloi makthi për çiftin. Sipas dëshmive të burrit, tre autorët e krimit flisnin një…

Read More

Nga Mero Baze Lulzim Basha u gjend para një stuhie të vërtetë sulmesh më 2017, pas humbjes. Ai u sulmua nga ata që ishin të pakënaqur prej listës, nga ata që ishin të painteresuar për listen, dhe nga ata që ishin brenda listës. Mbaj mend që Besnik Mustafaj përshembull shkruajti qysh më 6 të mëngjesit, që Basha duhet të japë dorëheqje, ende pa mbaruar numërimi i kutive, apo Genc Rulin, që bëri thirrje të zbohet nga selia bashkë me kunatin. Nuk po përmend të tjerët që ishin të përfshirë në konflikte interesi me të, por këta që konsideroheshin jashtë konfliktit…

Read More

Bashkëjetuesja e djalit të ish-Kryeministrit, Armina Mevlani duket se i ka synimet e qarta në jetë. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se cila do të jetë blerja e radhës. Nëse mendoni rroba apo akesorë, jeni gabim! Blogerja kërkon një ishull privat, duke postuar një foto të shkëputur nga një film i vjetër, megjithatë mesazhin e ka përcjellë. “Po kërkoj për një ishull privat,”-shkruhet në foton e shpërndarë nga Mevlani. Armina bashkëjeton me djalin e ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, Shkëlzenin, me të cilin kishte nisur planet për martesë, por pandemia ua ‘shtyu’ në kohë.

Read More

Kjo është dosja e Objektit të Rëndësisë së Veçantë për Teatrin e Operas dhe Baletit, e cila është deklasifikuar dhe publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit të Dosjeve. Dosja e hapur në vitin 1973 mbulon survejimin e strukturës së Bibliotekës Kombëtare, Pallatit të Kulturës dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Ky rrjet funksionoj për plot 18 vite deri më 16.03.1991. Në këto fashikuj rezultojnë rreth 78 artistë (kompozitorë, balerinë, këngëtarë, orkestrantë) të cilët punonin në Teatrin e Operas dhe Baletit, në harkun e viteve 1973- 1991, mes tyre rezultojnë edhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. 53 persona survejoheshin, sepse, sipas…

Read More

DASHI Nëse diçka në dashuri ju shqetëson në mendime, do të jetë me vend që këtë të premte të adresoni çështjet siç duhet. Lidhur me punën, pavarësisht krizës së përgjithshme, diçka e mirë rezervohet në qiell. Tregoni vëmendjen e duhur! DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (14 maj), për sa i përket dashurisë, fundjava do të sjellë rezultate të mira. Sa i përket punës duhet të merrni kohë para se të veproni. Përdorni mendimet siç duhet. BINJAKËT Nëse shkëndija nuk është ndezur për një kohë të gjatë, tani është koha për të ecur përpara. Sa i përket punës, falë një…

Read More

Ushtria izraelite pret vetëm një sinjal për të ndërhyrë në Gaza, pasi tanket janë vendosur përgjatë kufirit. Deri tani janë shënuar 83 viktima në Gaza dhe 7 në Izrael si pasojë e lëshimit të raketave dhe Hamasi dhe kundërpërgjigjes së shtetit hebre. Mes viktimave shumë janë gra dhe fëmijë. Thirrjet e ndërkombëtarëve duket se nuk po qetësojnë dot situatën.

Read More

Një aksident masiv ka ndodhur ditën e sotëm në autostradën Tiranë- Durrës, ku siç shihet nga pamjet, 6 makina janë përplasur me njëra tjetrën. Makinat shihen vargan të bëra sanduiç me njëra tjetrën, teksa nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme material. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Konflikti në Gazë ka ashpërsuar tonet edhe mes Izraelit dhe Turqisë. Pas akuzave të zyrtarëve turk se Izraeli është kthyer në shtet terrorist dhe se Jeruzalemi i përket Palestinës, Yair Netanyahu , djali i kryeministrit të Izraelit, u përplas me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në një postim në rrjetet sociale, ai jep “mësime historie” dhe e quan diktaktor Erdoganin. Yair Netanyahu shkruan se Turqia ka kryer gjenocid ndaj të krishterëve grekë dhe armenëve. “Për të gjithë turqit që më ndjekin këtu: Një mësim të shpejtë për historinë. Ju nuk jeni vendas në Anadoll, keni ardhur nga Azia Qendrore dhe…

Read More

Krimi i organizuar shqiptar dhe ai gjeorgjian po shfrytëzon territorin e Irlandës si tranzit për trafikimin e qënieve njerëzore dhe lëndë narkotike, kryesisht kokainës me prejardhje nga Amerika Latine, drejt Irlandës së Veriut dhe më pas Anglisë Shqetësimi është ngritur nga një raport i përbashkët mes autoriteteve ligjzbatuese të Republikës së Irlandës dhe autoriteteve të Britanisë së Madhe. Autoritetet thonë se nëse për kalimin e drogës po përdoren metodat e zakonshme të fshehjes së tyre në kontenierë, për trafikun e personave ka një rritje shqetësuese numri i atyre të kapur me dokumentacion të falsifikuar të vendeve të Bashkimit Europian. “Grupet…

Read More

Imami i burgut në Aleksandri të Italisë është arrestuar, pasi nxiste xhihadin dhe vlerësonte sulmet terroriste, si ajo para ish-selisë së Charlie Hebdo në vitin 2020. Marokeni është shpallur përgjegjës për nxitjen e krimit në lidhje me terrorizmin, si dhe propagandën dhe nxitjen për të kryer krim për shkak të diskriminimit racor, etnik dhe fetar. Hetiemt zbuluan se imami po bënte thirrje për shkatërrimin e Vatikanit dhe duke shprehur admirim për Osama Bin Laden dhe Mohammed Atta, përkatësisht të përkufizuar si mbrojtës i Islamit dhe një person që respekton parimet më autentike. Sipas asaj që doli nga hetimet e karabinierëve,…

Read More

Ditën e sotme të gjithë kanë festuar me njerëzit më të dashur pranë, por për disa të tjerë ky Fiter Bajrami ka qenë i trishtë. Një ndër ta është edhe Robert Berisha, i cili pak kohë më parë humbi nënën e tij Teutën. Në këtë ditë të shënuar ai ka vizituar varrin e nënës së ndjerë dhe ka ndarë një foto në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto nga varri dhe mbi foto ka vendosur emojin e një zemre të thyer si për të treguar gjendjen e tij shpirtërore. Nëna e Robert dhe Patris Berishë ndërroi jetën në muajin…

Read More