Më datë 06.05.2021, rreth orës 09:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi S. N., duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin D. D., rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Author: tirana
Pandemia Covid-19 nxiti përdorimin e drogës në vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti vjen nga Qendra Europiane e Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA), i cili ka vëzhguar ndikimin e Covid-19 në përdorimin e drogave në Ballkanin Perëndimor. I ftuar sot në “Wake Up” ishte shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, Andrin Tahiri.Ai theksoi se droga nuk zgjedh dhe se përdoruesit e saj janë të moshave të ndryshme dhe i përkasin nivelit të ndryshëm shoqëror. “Pacientët e kokainës janë pacientë, të cilët kanë buxhet. Droga nuk zgjedh. Droga mund të marrë, pa dashur të shprehen keq, që nga…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot në një takim Ministren federale për BE dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, Karoline Edstadler, e cila po zhvillon një vizitë dy-ditore në Shqipëri.Të dy ministret vlerësuan nëvojën e lehtësimit të kufizimeve të qytetarëve pas vaksinimit masiv në BE dhe Ballkanin Perëndimor.“Ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Tani kemi kaluar 500 000 inokulime.Në kushtet aktuale, qoftë për arsye turizmi apo për arsye familjare e pune, lëvizja e njerëzve midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian është shumë i rëndësishëm. Prandaj solla në vëmendje nevojën që të lehtësohen…
Një skandal i rëndë vjen nga një kompani farmaceutike indoneziane. Disa punonjës të kësaj kompanie janë arrestuar pasi dyshohet se kanë ripaketuar tamponët. Rreth 9.000 pasagjerë të linjave ajrore në Indonezi janë testuar për Covid-19 duke përdorur këto tampon. Ky mashtrim ka sjellë mijëra dollarë fitim për autorët. Sipas policisë, ky mashtrim është bërë për 4 muaj rresht, ndërsa autoritetet po hetojnë numrin e viktimave të prekura nga tamponët e ripërdorur. Pas aknesave nga pasagjerët të cilët rezultonin pozitiv te testi që u bëhej në aeroport policia dërgoi një oficer të veshur civil për t’u paraqitur si pasagjer. Kur ai…
Në Shqipëri vazhdon të përdoret vaksina kineze Sinovac, ku sipas ekspertëve është e efektshme në mbrojtjen nga Covid-19 tek të rriturit nën moshën 60-vjeçare, por mungojnë disa të dhëna për rrezikun e efekteve të rënda anësore.Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët shqyrtuan të dhënat e siguruara nga faza e tretë e testimit klinik të vaksinës në Kinë, Brazil, Indonezi, Turqi dhe Kili. “Jemi shumë të bindur se dy dozat e vaksinës CoronaVac e ndalojnë Covid-19 tek të rriturit e moshës 18-59 vjeç”, thekson OBSH. Megjithatë ekspertët citojnë mungesë të të dhënave sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes që…
Nga Jeremy Samuel Faust & Angela L. Rasmussen Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit të ri në Shtetet e Bashkuara po ndodh më në fund me një ritëm shumë të lartë, me administrimin e mbi 2 milionë dozave në ditë. Shumë shpejt vaksinat do të jenë në dispozicion për të gjithë të rriturit që i dëshirojnë ato. Synimi i ardhshëm janë fëmijët. Nëse duam që të kemi shumë pak raste me Covid -19 dhe t’i japim fund pandemisë, kur të vijë koha për t’i vaksinuar ata, duhet të tregojmë një emergjencë dhe shkallë të njëjtë koordinimi të përpjekjeve për të realizuar…
Studimi i parë mbarëkombëtar rreth vaksinimit për koronavirusin në Izrael tregon se vaksina e Pfizer/BioNtech funksionon shumë më mirë me dy doza. Rezulton se dy doza të vaksinës sigurojnë më shumë se 95% mbrojtje nga infektimi, format e rënda të sëmundjes apo edhe vdekja. Lajmin e bëjnë të ditur studiuesit në revistën mjekësore Lancet. Me popullsinë e tij të vogël, Izraeli pati mundësi që të vaksinonte shpejt pjesën më të madhe të njerëzve. Studiuesit zbuluan se vaksina siguron 95.3% mbrojtje ndaj infektimit dhe 96.7% mbrojtje kundër vdekjes, shtatë ditë pas dozës së dytë. Po ashtu vaksina rezultoi 92% efektiv kundër…
Chelsea ka mundur bindshëm me rezultat dhe me lojë Realin e Madridit, duke siguruar kështu një biletë për në finalen e madhe të Champions League. “Blutë” e Londrës fituan 2-0, me nga një gol në çdo pjesë të shënuar nga Timo Werner dhe Mason Mount. Karim Benzema tentoi në dy raste të barazonte rezultatin, por portieri Mendy reagoi në mënyrë të shkëlqyer në të dyja rastet, duke ruajtur portën të paprekur.
Një ndër premtimet e kryeministrit Edi Rama para zgjedhjeve të 25 prillit ishte ndërhyrja në taksën progresive. E thënë ndryshe, në taksimin e pagave. Taksa progresive që është sot në fuqi parashikon 0 taksim për pagat deri në 30 000 lekë; 13% taksë për pagat nga 30 000 në 150 000 lekë dhe 23% taksë për pagat mbi 150 000 lekë. Ajo që premtohet nga socialistët është që 0% taksë të ketë për pagat deri në 40 000 lekë, për pagat nga 40 000 deri në 250 000 taksa të bëhet 13% dhe për pagat mbi 250 000 lekë të…
Bora Muzhaqi është emëruar zv. ministre e Arsimit. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë po në mbledhjen e sotme, kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim, ku në postin e zv. ministres së Mbrojtjes është emëruar Dallëndyshe Bici. Muzhaqi ishte kandidate për deputete e Partisë Socialiste e renditur e 31-ta. Gjatë fushatës Muzhaqit iu besua edhe pozicioni i zëdhënëses në selinë rozë.
Zv. Kryeministri, Erion Braçe i cili kandidoi si deputet në qarkun e Fierit, ka falenderuar të gjithë mbështetësit, pasi KQZ miratoi rezultatet e 25 prillit. Ndërkohë që ka marrë edhe përgjegjësinë për mosarritjen e objektivit, pasi ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2017, në këtë qark PS arriti të merrte 9 mandate nga 10 që kishte. “Ne nuk i arritëm objektivat që kishim në raport me qëllimin e shpallur në vota e mandate! Numri i jashtëzakonshëm i fletëve të votimit shpallur të pavlefshme – 13.56% në Bashkinë Divjakë, ndikoi në rezultat gjithashtu. Kjo është përgjegjësia ime. Politike, organizative, morale gjithashtu. Ndaj…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Vlorë-Levan. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 2 automjet. Aksidneti ka ndodhur pranë vendit të njohur Kripa në aksin Levan-Vlorë. Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Vlorë-Levan. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 2 automjet. Aksidneti ka ndodhur pranë vendit të njohur Kripa në aksin Levan-Vlorë.