Startapi izraelit CorNeat Vision, një kompani e pajisjeve mjekësore oftalmike, njoftoi se zgjidhja e saj më e re, CorNeat KPro, – një kornea sintetike që bio-integrohet me murin e syve – ka marrë miratimin për të filluar një test klinik në Spitalin Beilinson në Petah Tikva. Testimi, i aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit, do të përfshijë 10 pacientë të verbër, të cilët kanë dështuar në një ose më shumë transplantime korneale. Implanti i CorNeat Vision është krijuar për të zëvendësuar korneat e deformuara, me dhëmbëza ose të errësuara dhe pritet të rehabilitojë plotësisht vizionin e pacientëve të verbër…
Author: tirana
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Italinë, konkretisht muzeun “Galleria degli Uffizi” në Firenze. Rama është shoqëruar në këtë vizitë nga Drejtori i këtij Muzeu, Elke Schmidt dhe nga kryetari i Bashkisë së Firenzes Dario Nardella. Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së Kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në shtetin fqinj. Rikujtojmë se Rama arritoi të fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe tashmë do të jetë Kryeministër i vendit për herë të tretë.
Producenti Ermal Mamaqi do të vijë së shpejti me një serial. Me anë të një postimi të bërë ditën e sotme në Instagram, ai ka zbuluar disa detaje rreth këtij projekti. Ai ka zbuluar titullin dhe se kur do ta shohim në ekran. Seriali do të mbajë titullin “H.O.T” që është akronim dhe domethënien do e zbulojë në vijim. Përsa i përket transmetimit, “H.O.T” do të jepet në ekran në vjeshtë. Deri më tani dihet dhe se seriali është prodhim i përbashkët i producentëve Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi, me autore Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini dhe protagonistë Jonidia Vokshi…
Kanadaja është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart. Këshilltari kryesor mjekësor i Shëndetësisë Kanada Dr Supriya Sharma thotë në një konferencë për shtyp se vendimi është “një moment historik” në luftën kundër Covid. “Departamenti përcaktoi se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive kur përdoret në këtë grupmoshë më të re,” thotë ajo. “Ne kemi filluar të shohim dritën në fund të tunelit.” Kritikët kanë kritikuar atë që disa e shohin si ritmin e ngadaltë të përhapjes së vaksinave në Kanada. Sipas të dhënave, vendi…
E ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, Klotilda Ferhati, deputete e Partisë Socialiste, u shpreh se dëgjesa me Presidentin do të zhvillohet ditën e nesërme, datë 6 maj. Ferhati: Duhet të ngrihet një Komision Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Është e drejta e Presidentit që të dëgjohet në komision nëse e kërkon. Dëgjesa me Presidentin do të jetë nesër. Të gjitha palët kanë nevojë për sqarime, është rast unikal që Presidenti bën sjellje që nuk janë normale.
Edhe pse 2020 ishte viti i famshëm pandemik, paga mesatare është bruto në Shqipëri është rritur. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar u rrit me 2.4%, krahasuar me vitin 2019. Thënë ndryshe, vlera arriti në 53.662 lekë. Aktivitetet Financiare dhe të sigurimit, Informacioni dhe komunikacioni, Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, janë të gjitha aktivitetet ekonomike që kalojnë pagën mesatare mujore në vend. Nga ana tjetër, aktivitetet me pagë poshtë nivelit mesatar janë tregtia me shumicë dhe me pakicë;…
Dash Peza është tërhequr nga politika dhe vazhdon aktivitetet e tij private, ndërkohë që në rrjetet sociale ka publikuar një foto me lopën e tij, Nalën. Në foto Dash Peza shihet ndryshe nga ajo që ishim mësuar ta shihnim kur ishte deputet, pasi ka hequr kostumin e deputetit për ta zëvendësuar me “rrobat e fshatit”.
Nëse EMA nuk miraton vaksinat ruse dhe kineze dhe aplikon kushtin e vaksinimit për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, do të ketë marrëveshje ndërqeveritare për të favorizuar lëvizjen e udhëtarëve. Kështu u shpreh në “Ditari”, zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini përmes një lidhjeje me Skype. Ajo theksoi se nuk do të ketë asnjë kusht për hyrjen në territorin shqiptar. “Nga EMA janë duke u vlerësuar të dy vaksinat, kërkon një proces të detajuar dhe kërkon kohë dhe ky proces përshpejtohet në kuadër të pandemisë. Pa u miratuar nga BE nuk është i zbatueshëm, por nëse ndodh prioritet do te…
Në tingujt e muzikës së violinës së një artisti që performon për qytetarët e Tiranës, kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video të atmosferës në kryeqytet. Rama e ka shoqëruar videon me një përshkrim të shkurtër. “Mbrëmjet e Tiranës”, ka shkruar kryeministri Edi Rama krah videos.
Projektet për katër vitet e ardhshme, fushata elektorale, roli i Vangjush Dakos dhe situata me furnizimin me energjinë elektrike. Kanë qenë këto disa nga çështjet e cekura nga drejtuesi politik i socialistëve në qarkun e Durrësit Adrian Çela në ABC. Çela u shpreh se Durrësi nuk është problematik për krimin dhe shtoi se i vjen keq që qyteti i tij etiketohet në këtë formë. Ndalur në këtë pikë, Çela mori shembull familjen e tij që jeton në Durrës duke theksuar se ata dalin lirshëm në qytet dhe nuk kanë pasur asnjë problem. Rolin e Vangjush Dakos në fushatë, Çela e…
Deputeti i ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmakaj, i pyetur në lidhje me ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me PD, ai tha se e vetmja gjë që mund të negociohej me qeverinë Rama, është përsëritja e zgjedhjeve në një qeveri teknike. Gjekmarkaj ka folur gjithashtu edhe për qëndrimet e presidentit Ilir Meta në fushatën elektorale. Gjekmarkaj tha se PD dhe LSI bënë fushata të ndara dhe nuk e penalizuan njëra-tjetrën, por ishte pushteti që i penalizoi të dyja këto forca politike. Pyetje: Si iu duk qëndrimi i…
Ftesa që kryeministri Edi Rama i drejton opozitës për bashkëpunim është e sinqertë. Të paktën kështu pohon ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” me gazetarin Aleksandër Furxhi, Peleshi u shpreh se ka ardhur momenti që të lihet pas krahëve politika konfliktuale. Ministri komentoi edhe akuzat e opozitës se janë vjedhur votat. “Gjithë retorika e PD nuk ka lidhje me faktin ose me atë që ata dinë se çfarë ka ndodhur në ato zgjedhje, por me problemet e tyre të brendshme. Kryetari i partisë është në siklet dhe i duhet të…