Author: tirana

Nga Ylli Pata Një nga rezultatet më interesante të leximit të votës së 25 prillit është ai i qarkut Dibër. Në analizat e diskutimet e postvotës, është tentuar të ndahet vendi në dy pjesë të kundërta; veriu blu e jugu lejla, po në fakt situata është më komplekse dhe me nuanca të ndryshme e përfshirëse ngjyrash politike. Dibra është qarku ku ka pasur lëvizje dhe ndryshime të forta politike që prej zgjedhjeve të vitit 2013. Edhe pse PD dhe aleatët e saj arritën të dalin forcë e parë, diferenca në qark është vetëm 287 vota. Deputeti i tretë ju dha…

Read More

Liljana Buzo 54-vjeç mbeti viktimë e plumbave që u gjuajtën në drejtim të saj nga bashkëshorti, Koço Buzo. E ndjera është qëlluar me breshëri sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku po zhvillonte një seancë për divorcin që kishte nisur me personin që i mori jetën pasditen e sotme. Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona të tjerë për të cilët thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima ka lënë pas tre fëmijë, një vajzë 26-vjeçare si dhe dy djem, 20…

Read More

Ditën e djeshme me firmën e kryeminsitrit, Edi Rama, u emërua në pozicionin e zv.ministres Bora Muzhaqin. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka mirëpritur Zëvendësministren e re, gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të drejtorive të ndryshme në këtë ministri.Gjatë këtij takimi Ministrja Kushi ka falënderuar Znj. Aspasjana Kongo, për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR, si dhe për kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete. Ajo gjithashtu i ka uruar mirëseardhjen dhe shumë sukses zv.ministres së re, Znj. Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën e Rinisë. “Kam besim që me…

Read More

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se një përkthyese kineze dyshohet se është shkaktarja pse çifti Gates ka vendosur të ndahen. Bëhet fjalë për Zhe Wang, 36 vjeçe, përkthyese e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates. Pas këtyre zërave, ajo postoi në Weibo, një rrjet social kinez, duke hedhur poshtë thashethemet se ajo kishte pasur një lidhje me Bill Gates. Ajo i quajti këto zëra si një çmenduri, ndërsa në mbrojtje i dolën edhe miqtë e saj, të cilët u shprehën se as mund ta imagjinonin që Zhe të kishte një lidhje të tillë. Mësohet se 36-vjeçarja është…

Read More

Qyteti i Elbasanit u trondit sot nga një krim brenda familjes. 58-vjeçari me inicialet K.B qëlloi për vdekje me kallashnikov bashkëshorten e tij 54-vjeç në derë të Gjykatës së Elbasanit, ndërsa la të plagosur edhe 2 persona të tjerë, të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se çifti sapo kishte zhvilluar një seancë gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. Fillimisht nga dera e gjykatës ka dalë autori i krimit i cili ka pritur edhe daljen e bashkëshortes, për të hapur më pas zjarr ndaj saj dhe duke e lënë kështu të vdekur. Çifti ishin prindër të…

Read More

Sapo hyri në “Përputhen” e deri më sot Atdheu vazhdon të jetë një nga konkurrentët më të komentuar të programit. Vajzat çmenden pas tij dhe shpeshherë është cilësuar si një nga djemtë më simpatik. Por jeni kuriozë ta shihni si dukej Atdheu dikur? Në rrjet po qarkullon kjo foto ku Atdheu shfaqet në fëmijëri e dukej shumë i ëmbël. Foto është publikuar nga fansat e konkurrentit, të cilët janë kuriozë për jetën e tij private. Së fundmi u bë e ditur se Atdheu fitonte goxha nga postimet e tij në Instagram. Sipas “Express”, ai paguhet 500 euro për një postim,…

Read More

Vetëm pak ditë më parë, Andi dhe Melisa konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë. Mbrëmjen e sotme Melisa dha intervistën e parë, ku rrëfeu të pathënat e kësaj marrëdhënie.Ajo ishte e ftuar në “Roped With Olsi” me Olsi Bylykun. Melisa pranoi se bashkëjeton me Andin, siç është përfolur kohë më parë në rrjet. Për më tepër, ish-konkurrentja shtoi ata kanë “fëmijë”, duke iu referuar një qeni dhe një qenusheje. “S’jemi vetëm ne të dy. Ne jemi katër. Ne kemi fëmijë, të paktën unë i konsideroj si fëmijë. Kemi një qen dhe një qenushe, Kiko dhe Mia. Mia është goca ime…

Read More

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 05.05.2021 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Armarda Xhaferri në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Pas informacioneve të marra për zvarritje të veprimeve procedurale në hetimin e procedimeve penale nga ana e prokurores, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat…

Read More

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e opozitës janë përplasur në distancë me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Gjatë seancës së sotme, zv.kryeparlamentarja Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta pushim, moment që solli trazira. Një prej deputetëve është mbajtur për krahu nga disa deputetët e opozitës, duke sjellë edhe konflikt mes tyre. Mediat vendase raportojnë se deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka ofenduar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin duke e quajtur “legen” dhe “qenef”.Bashkë me Kastratin në sherr është përfshirë edhe deputeti Memli Krasniqi dhe Hajdar Beqa. Prej ditësh, në Kosovës, kryediplomatja…

Read More

Kryenegociatori i Shqipërisë në BE, Zef Mazi, ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali dhe ministrja për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler mbajtën sot në konferencë të përbashkët në Tiranë. Edstadler deklaroi se Austria do të mbështesë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo shtoi se Tirana zyrtare duhet që të vazhdojë reformat që ka nisur. Zef Mazi: Jemi para vendimeve shumë të rëndësishme të unionit, ku ndër të tjera është edhe konferenca e parë Ndërqeveritare. Po punohet nga Shqipëria dhe vendet e BE-së që të mbyllet sa më mirë brenda 6 muajsh. Me ministren diskutuam edhe për reformën…

Read More

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Lezhë, ku dyshohet se është vetëvrarë një 52-vjeçare në banesën e saj me armë gjahu. Njoftimi i Policisë: Më datë 06.05.2021,rreth orës 10:40, në fshatin Ishull- Lezhë,në banesën e saj dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasja D.M.,52 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Read More

Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi një 32-vjeçar që hyri me makinë mes përmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve më 25 prill nga sot do të jetë mirënjohja e Tiranës. I riu është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Duke i shprehur mirënjohjen e thellë për gjestin e tij prej një heroi modern, duke shpëtuar disa dhjetëra qytetarë mes të cilëve edhe mjaft fëmijë që ndodheshin në shesh, Veliaj tha se të tillë heronj na bëjnë krenarë dhe meritojnë vlerësim prej të gjithëve ne. “Do të doja shumë që…

Read More