Dashi Përdorni bujarinë tuaj maksimalisht nesër. Kjo do t’ju hapë dyert dhe do t’i bëjë njerëzit t’ju kujtojnë në një mënyrë shumë të favorshme. Një investim i pamenduar mirë mund t’ju hapë probleme në të ardhmen. Demi Gjatë kësaj dite do të ndiheni gjithnjë e më i ngadaltë, por për fat të mirë, detyrat që do t’ju duhet të bëni nuk do të kërkojnë shumë energji fizike apo entuziazëm. Merreni ditën me qetësi dhe me kalimin e kohës do të keni energjinë e duhur. Binjaket Diçka emocionuese po ndodh rreth jush nesër. Përpiquni ta identifikoni atë dhe të kaloni një…
Author: tirana
Versionet e ardhshme të Apple Watch mund të jenë në gjendje të gjurmojnë presionin e gjakut, nivelet e glukozës, sipas MacRumors. Teknologjia e zhvilluar nga Rockley bazohet në sensorë optikë, të cilët zbulojnë nivelet e substancave përmes lëkurës. Apple siguron shumicën e të ardhurave të kompanisë ”Rockley Photonics”, që prodhon sensorët optikë. Brezi i ardhshëm i sensorëve Rockley, pritet të mbërrijë vitin e ardhshëm, që përkon me prezantimin e modeleve të Apple Watch Series 8.
Pak kohë pas ndarjes me gazetaren spanjolle dhe ish bashkëshorten Sara Carbonero, ish portieri Iker Casillas ka shfaqur probleme shëndetësore duke u shtruar me urgjencë në spital, të mërkurën e 28 Prillit por që sot është zbuluar nga mediat spanjolle. Mësohet se Casillas po luante tenis me një mikun e tij kur ka ndjerë dhimbje të forta në kraharor ndërsa zemra e tij kishte rrahje aspak normale dhe siç shkruhet nga shtypi, ai menjëherë ka shkuar me urgjencë në spitalin Universitar në Madrid. Pas disa orëve kontrolle nga mjekët, u përjashtua mundësia e një infarkti, ose më saktë përsëritja pasi…
Partia Demokratike ka reaguar pas aludimeve politike për një takim të ndodhur sot mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha në Rinas pas takimeve me komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi. Në një reagim të shpërndarë për mediat, PD deklaron se nuk ka pasur asnjë takim dhe se kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e vendit. Zërat për një takim mes Ramës e Bashës erdhën pas ftesave të shumta që kryeministri bëri ndaj liderit të opozitës për të bashkëpunuar edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit të cilat i…
Ministrja Elisa Spiropali shprehet e bindur se Presidenti Meta nuk e meriton besimin e shqiptarëve. Sipas Spiropalit, Presidenti është vetëshkarkuar dhe se në mënyrë të hapur ka marrë pjesë në fushatë duke krijuar përçarje. “Presidenti është vetëshkarkuar ka marrë pjesë hapur në fushatë, ka shkaktuar përçarje. Ne duhet t’i japim vendin një President dinjitoz. Ky ka braktisur detyrën nuk ka përfaqësuar asnjë moment unitetin e popullit, por është i anshëm, i dhunshëm. Ne kemi nevojë për një President që të jetë i të gjithëve dhe jo që sheh vetëm interesin e familjes së tij politike”, tha Spiropali për ABC. Gjithashtu…
Ish sekretarja amerikane, Hillary Clinton, i tha rrjetit televiziv CNN se ekziston rreziku që talibanët të rifitojnë kontrollin. Me anë të një deklarate për mediat, Clinton paralajmëroi për pasoja të rënda prej tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. SHBA-ja synon ta përfundojë tërheqjen në një datë simbolike, 11 shtator, por talebanët e përmbysur nga pushteti në 2001, pas pushtimit të vendit nga forcat e udhëhequra prej amerikanet, kanë marrë zemër së fundi e kanë shtuar sulmet. “Ekzistojnë pasoja si të parashikuara, ashtu edhe të paqëllimshme të qëndrimit por edhe të largimit”, tha demokratja që ashtu si Biden, ka qenë mbështetëse…
5 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Mamive. Liburn Dema është djali nga Prishtina, i cili është ndër të vetmit meshkujt mami dhe punon në Spitalin Obsetrik. Dema është shprehur për “ABC e Mëngjesit” se ky profesion është normal dhe ka treguar për jetën e tij private. “Unë kam studiuar në universitetin e Prishtinës dhe jam i vetmi mami. Për momentin punoj në sallën e lindjeve dhe aty jam unë.Mjekësia është një punë humane, nuk ka lidhje je mami apo infermier. Ka pasur raste edhe që më kanë ngacmuar, por është profesion. Jam i martuar, kam një vajzë dhe një…
Detyrimi i karantinës për ata që hyjnë në Itali për turizëm është i destinuar të hiqet në 15 maj, sepse Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza nuk do të rinovojë urdhëresën. Lajmi u dha nga Kryeministri Mario Draghi, i cili po ngutet të hapë dyert e vendit për udhëtarët e huaj dhe të rinisë ekonominë. Për t’iu kundërvënë konkurrencës, Palazzo Chigi luan përpara dhe përpiqet të tejkalojë vendet e tjera evropiane: nëse leja jeshile e BE arrin në gjysmën e dytë të qershorit, kartoni jeshil italian do të jetë gati “nga gjysma e dytë e majit”. Draghi: “Turizmi do të rimëkëmbet…
Disa nga këngët më të klikuara në YouTube karakterizohen nga tekste banale dhe kërcime sensuale. Pikërisht këto klipe u diskutuan sot në emisionin ‘Shqipëria Live’, nisur edhe nga klipi i konkurrentëve të ‘Përputhen+40”, “Luli & Çimi” si dhe parodia më e fundit e aktorit Aleks Seitaj. Në tekstet e të dyja këngëve vihet re një fjalor banal. Mjeshtri i madh i muzikës, Zhani Ciko u shpreh se këto janë fenomene që dëmtojnë shoqërinë. “Janë fenomene që dëmtojnë dhe ndikojnë te shoqëria”, theksoi profesor Ciko.Aktori i njohur, Rezart Veleshnja tha se këto lloj këngësh nuk duhet të transmetohen dhe sipas tij…
I ftuar në emisionin “Historia ime” ka qenë Alfred Karaj, 38 vjeç, i cili ka 4 fëmijë, një djalë 18 vjeç , një vajzë 12 vjeç, një vajzë 6 vjeç dhe një vajzë tjetër e cila është 19 vjeç. Alfredi para 4 vitesh e përzuri bashkëshorten nga banesa pasi sipas tij ajo i kishte sjellë të dashurin në shtëpi ndaj dhe ai e dëboi. Pas divorcit gjykata ia la ne ngarkim fëmijët Alfredit i cili vuan nga epilepsia. Ai thotë se ka bërë gjithçka për fëmijët e tij. Ish-bashkëshortja sipas tij nuk i është përgjigjur kurrë. Alfred: Kur u martova…
Pirro Çako e ka mbajtur hermetike jetën private prej vitesh dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi kur ai është bërë baba për herë të dytë dhe lajmi u bë i ditur vetëm sot. “Revista Bordo” shkruan se pak javë më parë partnerja e kantautorit ka sjellë në jetë një djalë. Vogëlushin e kanë pagëzuar me emrin Amadeus. Amadeus do të jetë vëllai i vogël i Anthony djalit që Pirro Çako ka nga martesa me sopranon Inva Mula.
Ditën e sotme covid-19 i mori jetën artistit Guljelm Radoja i cili prej disa ditësh ishte në intubim, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin për shkak të gjendjes së tij të rëndë. Pas ndarjes së tij nga jeta të artistit, një dedikim prekës ka ardhur nga i biri i tij, pianisti Red Radoja. Redishkruan se sytë e babait të tij do të ndrijnë në ballin e vajzës, djalit, mbesës dhe nipit të vogël. “Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël”, shkruan ai.