Author: tirana

Ka shkuar mbi 155 milionë, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë. Saktësisht, sipas “Ëorld Meter”, në mbarë globin, që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me Covid, plot 155 216 570 njerëz. Ndërsa, numri i të vdekurve për shkak të infeksionit të koronavirusit ka shkuar në rrafsh global në 3 244 686 individë. Kurse, janë shëruar tashmë nga Covid, në mbarë globin, 132 643 782 persona. Shteti me më shumë të infektuar në glob është SHBA, pasuar nga India, Brazili, Franca, Turqia, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Italia etj. Autoritetet globale të shëndetësisë kanë ngritur alarmin për rastet…

Read More

Mëngjesin e sotëm, bashkëpunimi i mafies kalabreze Ndrangheta me trafikantët shqiptarë të drogës u konfirmua për të disatën herë nga hetimet e operacionit të ekzekutuar. Në kuadër të operacionit të koduar “Platinium”, u arrestuan 33 persona nga 65 të vënë në hetim nën akuzat e krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikut të kokainës. Vlen të thuhet se nga hetimet e zhvilluara, u verifikua edhe përfshirja e shqiptarëve me bazë në Holandë dhe Belgjikë dhe gjithashtu trafikantë nga Kolumbia apo Rumania, por deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të arrestuar. Kokaina blihej në Brazil, më pas transportohej drejt…

Read More

Melinda dhe Bill Gates nuk kanë patur një marrëdhënie martesore të zakontë. Pas divorcit, është zbuluar edhe historia e dashurisë së Gates me ish-të dashurën e tij Ann Ëinbald. Bill dhe Ann u njohën në vitin 1984 dhe u ndanë në 1987, mirëpo historia e tyre nuk mori fund. Bill u martua me Melindën e madje i mori mendim Annës për propozimin. Revista “Time” zbulon se themeluesi i Microsoft nënshkroi një marrëveshje me Melindën, ku ajo duhet të bindte dakort që një fundjavë në vit ai ta kalonte me Annën. Melinda ka rënë dakort dhe Bill një fundjavë çdo vit…

Read More

Nënkryetari i LSI Luan Rama ka publikuar pak më parë disa mesazhe që ka shkëmbyer me një prej bashkëpunëtorëve të tij në Vlorë, i quajtur Ridvan Murra, për të cilin thotë se e ka ndihmuar gjatë fushatës zgjedhore në Vlorë, me emra njerëzish me influencë për vota.“Luftën e parë, atë me sëmundjen Ridvani nuk e zgjodhi vetë.  Por zgjodhi ta sfidojë e të mos i nënshtrohet, zgjodhi të mos i trembet, por duke luftur kundër saj në emër të dashurisë për jetën. Ndërsa, luftës së dytë, asaj për zgjedhjet Ridvani nuk i iku. Nuk i iku në emër të dinjitetit,…

Read More

Në këtë artikull do të zbulojmë se cilat janë 3 shenjat e zodiakut që jetojnë në marrëdhënie të përsëritura, të cilat pothuajse nuk e mbyllin kurrë vërtet një histori dashurie. Shumë herë një ndarje do të thotë që është koha për të falur, harruar dhe ecur përpara. Por jo për këto shenja të cilat shpesh e gjejnë veten duke u kthyer me ish-in, duke u dashuruar përsëri me të dhe duke bërë të njëjtat gabime. Ato që kanë më tepër të ngjarë të kthehen me ish-in janë: Dashi Nëse është dikush që insiston, insiston dhe insiston me një ish, është…

Read More

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, Luljeta Bozo ka treguar sot se cilat problematika do të ngrejë në parlament që zëri i saj të dëgjohet dhe qeveria të veprojë. Bozo e ftuar në “Abcnews” tha se do kontribuojë më shumë në fushën e ndërtimit, arsimit dhe kërkimit shkencor, pasi këto fusha janë specialiteti i saj. Më tej ajo shtoi se do ngrejë zërin edhe për ata 500 mijë pensionistë të cilët marrin një pension qesharak dhe nuk iu del për asgjë. Pyetje: Çfarë do bëjë Luljeta në Parlament, çfarë problemesh do ngrejë? Luljeta Bozo: Unë do flas për fushën ku…

Read More

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi është bërë e njohur për publikun që në moshë të vogël dhe ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave. Si figurë publike ajo është komentuar gjerësisht dhe po ashtu nuk kanë munguar zërat që bukuroshja mund të ketë bërë operacione plastike. Së fundmi, ajo ka vendosur që t’u përgjigjet këtyre akuzave duke publikuar në InstaStory imazhe kur ka qenë më e vogë në moshë, 14 dhe 16 vjeç dhe me ironi ka treguar se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje plastike. “14 vjeç. Se më kish ngel merak a ju ze gjumi natën ju…

Read More

Sejko thekson se pasojat ekonomike nga pandemia janë të dukshme, duke shtuar se projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. “Perspektiva e zhvillimit ka ardhur drejt zhvillimit gjatë muajve të fundit. Shqipëria ka qëndrueshmëri financiare. Ritmi i rimëkëmbjes ekonomike u përshpejtua. Norma e inflacionit ka qenë më i ulët nga se e prisnim. Ekonomia po vazhdon që të gjallërohet. Shkalla e papunësisë u rrit gjatë vitit të shkuar me 11.8 për qind. Pasojat ekonomike të pandemisë të dukshme. Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Synohet që të kthehet inflacioni në objektiv brenda vitit 2022. Norma…

Read More

Dua Lipa është një nga emrat më në zë të muzikës dhe aktualisht një ndër artistet më të suksesshme. Së fundmi artistja ka shënuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj, duke kaluar shifrën prej 500 milionë klikimeve në kanalin “YouTube” me këngën e saj “Don’t Start Now”. Kjo bëhet kënga e shtatë me videoklip nga artistja shqiptare, që e arrin këtë shifër rekorde të klikimeve. Ajo numëron shumë projekte muzikore, me të cilat çdo herë kryeson tabelat, ndërsa lë pas shumë prej emrave të njohur të botës së muzikës. View this post on Instagram A post shared…

Read More

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka reaguar pas sugjerimit më të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të zhvilluar orë konsultimi dhe provime në auditorët e universiteteve në prag të mbylljes së këtij viti akademik. “Më në fund, me përmirësimin e situatës dhe vaksinimin e stafeve universitare, Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerësoi pozitivisht kërkesën tonë për t’ju dhënë mundësinë për të zhvilluar orë konsultimi dhe provime në auditorët e universiteteve në prag të mbylljes së këtij viti akademik”, shprehet Ministrja Kushi dhe u drejtohet të gjithë studentëve, pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve.” “Së pari dua t’ju…

Read More

Marçelo Lipi, trajneri kampion i Botës me Italinë në vitin 2006 ka komplimentuar Antonio Konten për fitimin e titullit me Interin, ndërsa thekson se zikaltërit me tre apo katër përforcime në merkato, mund të bëjnë edhe një Champions të bukur në sezonin e ardhshëm. Sakaq, Lipi shton se gara për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve nga kampionati është ende e hapur. “Konte ka bërë një punë shumë të mirë, një bravo e madhe për të. Shpresoj që Inter të vazhdoj me të dhe me tre apo katër lojtarë do të plotësonin organikën për të bërë një Champions…

Read More