Author: tirana

Disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit qyteti i Elbasanit u trondit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit. Në lidhje me këtë çështje të rëndë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur zyrtarisht procedim penal mbi dy zëvendësdrejtorët e policisë në Elbasan, Albert Nushi dhe Niko Palla e patrullën e policisë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.Hetimet për rastin po kryen në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit ndërsa sipas të dhënave, vrasja mund të ishte shmangur nëse do të kishte pasur reagim më të shpejtë nga ana e zyrtarëve. Këta të fundit, në momentin e vrasjes kanë qenë në vendngjarje.…

Read More

Me anë të një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se është kërcënuar me jetë nënkryetari i bashkisë së Krujës, Florin Cerozi. Burime bëjnë me dije se një person e ka kanosur Cerozin për shkak të detyrës që ai mban, ndërkohë që kanë nisur hetimet për rastin. Policia ka bërë të mundur procedimin penalisht, për veprën “kanosje për shkak të detyrës”, shtetasin M.H, 66-vjeç. Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin F. C., 37…

Read More

Ndërsa komisioni i Ligjeve, pritet të shqyrtojë sot kërkesën e 50 deputetëve të PS për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit i drejtohet me një letër anëtarëve të këtij komisioni. Në letrën drejtuar Kuvendit, Presidenti i Republikës shprehet se në asnjë prej njoftimeve përcjellë presidencës nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. “E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i efektivit të policisë në Lezhë, Kol Kola, pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një të mitur. Burime nga policia bëjnë me dije se efektivi 62-vjeçar ka pohuar se nuk e njeh vajzën 13-vjeçare, por i ka nxjerrë dorën dhe e ka marrë në makinë për t’i ardhur në ndihmë. Ndërkohë, lidhur me faktin se pse kanë shkuar në banesë, efektivi i arrestuar ka thënë para hetuesve se “Ma kërkoi ajo me e dërguar aty”, raporton BW. Efektivi i Policisë së Lezhës, Kol Kola, u arrestua një ditë më parë, pasi…

Read More

Avokati Spartak Ngjela doli sot me një paralajmërim të fortë për Presidentin Meta, teksa e cilësoi si një person që ka krizë të thellë psikike. Në një intervistë për ‘Breaking’, Ngjela tha se presidenti ka sulmuar SHBA, ndërsa i drejtoi sytë nga Moska. Sipas tij, stërvitja e madhe ushtarake e SHBA-NATO që po zhvillohet në Shqipëri është si një përgjigje ndaj ndërhyrjes ruse në Ballkan. “Ka thyer politikën amerikane. Ai priste Moskën, tha raketa ka edhe Rusia. A e shikoni lojën ushtarake që zhvillohet këtu, është kundër Rusisë. Rusia ka futur duart me para në Ballkanin Perëndimor. A do ikin…

Read More

Real Madrid ka vuajtur shumë këtë sezon në krahun e djathtë për shkak të dëmtimeve të shpeshta të Carvajal, me Zidane, që nuk ka pasur besim në aktivizimin e Alvaro Odriozola dhe nuk dëshiron të mbështetet te ai as në të ardhmen. Prestigjozja Todo Fichajes bën me dije se Real Madrid po mendon afrimin e një mbrojtësi të djathtë dhe së fundmi listën e të preferuarve është edhe ylli i kombëtares sonë, Elseid Hysaj. Kontrata e 27-vjeçarit me Napolin përfundon në fund të qershorit dhe rinovimi është shuar si mundësi. Për Hysajn interesohen edhe Roma, Atletico Madrid, Fiorentina dhe Sevilla,…

Read More

Që nga fillimi i pandemisë, disa të infektuar me koronavirus kanë zhvilluar simptoma më të rënda, gjë që rriti shanset e tyre për t’u shtruar në spital, dhe në një njësi të kujdesit intensiv (ICU) ose të vdisnin. Ndërsa plakemi, sistemi imunitar i dobët dhe problemet shëndetësore kronike mund të ndikojnë në mënyrën se si trupi ynë i përgjigjet virusit. Në të vërtetë, mosha është faktori më i madh i rrezikut për zhvillimin e COVID të rëndë ose vdekjen prej tij. Mbi 70% e vdekjeve që i atribuohen COVID në Britani janë mbi 75 vjeç. Etniteti, gjinia dhe mbipesha janë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Rinas Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ku pas takimit kanë mbajtur dhe një konferencë për media. Në fjalën e tij nga Rinasi, Rama e falënderoi komisionerin Varhelyi, teksa e cilësoi atë si zërin e arsyes në Komisionin Evropian për të mos lënë jashtë Ballkanin Perëndimor në skemën e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid. “Sapo kemi përfunduar një takim shumë miqësor me komisionerin Varhelyi, i cili edhe njëherë tjetër ka provuar përkushtimin dhe mbështetjen jo vetëm për vendin tonë, por për të gjitha vendet e rajonit, duke qenë qysh në krye të herës zëri i…

Read More

Ndarja nga jeta e aktorit Guljelm Radoja ka prekur jo pak artin shqiptar, por edhe më gjerë. Në një lidhje telefonike për “News24”, artisti i merituar, regjisori Mevlan Shanaj, tha se ndarja nga jeta e Radojës ishte një lajm tronditës. Në mesazhin e tij prekës, Shanaj u shpreh se Radoja nuk vdiq nga ataku kardiak, por nga pakujdesia, pasi nuk iu dha ndihma e specializuar, edhe pse është një aset kombëtar.“Është shumë lajm tronditës. Para disa ditësh thashë se besoja që do i jepej ndihma e specializuar. Është figurë kombëtare, është një aset kombëtar me vlera të jashtëzakonshëm. Kush kujton…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, deklaroi mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi rama i ka dërguar një letër kryedemokratit Basha ku i thoshte të shkruante çfarë të donte dhe më pas të uleshin në negociata. Ai tha se vendit i shërben që të mos ketë një president si Ilir Meta, ndërsa shtoi se nuk do ta heqin Metën për të vendosur një përfaqësues të mazhorancës në Presidencë. “Mandati ynë i tretë do jetë ndryshe në qasje dhe në atë që duam të bëjmë për Shqipërinë. Kaluam një fushatë të fortë, fushata ishte më e vështira që kam kaluar.…

Read More

Klevis Balliu ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është habitur që pas thirrjes së Presidentit Ilir Meta, shqiptarët ende nuk kanë marrë sfurqet për mbrojtjen e votës. I ftuar në “Opinion”, Balliu, i pyetur për shkarkimin e Metës pasi sipas maxhorancës ‘ka braktisur detyrën’, Balliu u ndal tek sfurqet. Më pas, Plarent Ndreca ndërhyri, ndërsa Balliu i tha të mos e bënte atë gjë, pasi nuk donte debat, por dontë të fliste vetëm ai. Pjesë nga biseda: Klevis Balliu: A janë vjedhur vota këtu? Janë vjedhur dhe s’do presim edhe një vit tjetër që të dalë BILD-i këtu. Për çfarë…

Read More

Ishte një kohë kur njerëzit jetonin me pyetjet e mëdha dhe jetonin sipas kodeve, sepse kishin një sens përkatësie më të fortë ndaj klanit, natyrës dhe universit. Ndiheshin pjesë e së tërës dhe jo e tëra. Shihnin gjithmonë një horizont… Natën mrekulloheshin duke kundruar qiellin me yje, ngazëlleheshin për lindjen e një fëmije, e shikonin vdekjen natyrshëm ndonëse ju dhembte, por këtë të fundit e jetonin deri në fund si pjesë të jetës. Nuk i iknin asaj dhe mundoheshin të gjenin kuptimin e jetës brenda saj. Ishte një kohë kur njerëzit mrekulloheshin, thjesht dinin të habiteshin përballë të panjohurës dhe…

Read More