Ndjekja e një rutine në ushqyerje mund të jetë fitimprurëse për një shëndet të mirë thonë shkencëtarët. Sipas tyre, larmia e madhe e produkteve ushqimore që gjenden në treg mund të nxisë njerëzit drejt mbipeshës Ata mund të bëjnë edhe zgjedhjeve të gabuara. Jo më kot, gjyshet tona kujtojnë me nostalgji kohët kur zgjedhjet ushqimore ishin më të pakëta por shëndeti ishte më i mirë. Ky pretendim mbështetet edhe nga shkencëtarët. Sipas tyre njerëzit që ushqehen me produkte të larmishme janë të prirur të konsumojnë më shumë kalori. Sipas tyre, ngrënia e të njëjtit ushqim çdo ditë shkakton një mërzi…
Author: tirana
Policia bën me dije se ka ndodhur një sherr mes disa personave tek Liqeni i Thatë në Tiranë, ku dy të rinj kanë goditur me sende të forta një tjetër. Policia ka arritur të identifikojë një prej autorëve dhe po punon për identifikimin e të dytit. 24-vjeçari B.A është shpallur në kërkim, ndërsa blutë e Tiranës po punojnë për identifikimin e shokut të tij. “Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. A., 24 vjeç, sepse në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e…
Sondazhin i fundit i gjigandit IPSOS në bashkëpunim me Top Channel, nxjerr fituese të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit, Partinë Socialiste. Nga të dhënat rezulton se PS konfirmohet forca e parë në rang kombëtar me 48.1%. Sipas sondazhit, PS e vetme merr më shumë vota se opozita, pasi aleanca PD-AN renditet e dyta me 43.6%. Rezultati zhgënjyes i mbetet LSI që, sipas sondazhit, arrin të fitojë vetëm 3.6%. Asnjë nga partitë e tjera, nuk merr as 1% të votave. Nisma Thurje rezulton në kufirin e 0.9% e ndjekur nga Vetëvendosje me 0.8%.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se ajo dhe bashkëshorti i saj, Presidenti Meta janë zënë dhe konfliktuar së fundi për çështje politike. Ndër të tjera Kryemadhi tha se personi që ka ndërhyrë për t’i pajtuar është pikërisht kreu i PD, Lulzim Basha. “Ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar. Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve. Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione…
Nga Ben Andoni Shqipëria në periudhë zgjedhore është pothuaj e shfazuar sa i përket funksionimit institucional. E gjithë struktura qeverisëse e shtetit hidhet në fushatë. Duket sikur vetëm ambasadat, që luajnë rol të padiskutueshëm tek ne, pushojnë ose më thjeshtë i ndjekin të patrazuara tollovitë tona. Në darkë shkruajnë raportet e zakonshme… Por, periudha e fushatave është interesante sepse zbulon paq krahët dhe anësitë e individëve por më shumë se kaq e tregon shtetin fare të zdërhallur. E, këtë herë, ka një specifikë shumë interesante, pasi në fushatë përveç kryeministrit të vendit, Edi Rama, nën siglën e PS-së partisë së…
Nga Mero Baze Monika Kryemadhi është gruaja më jetëgjatë në politikën shqiptare dhe hyn tek lista e politikanëve më të vjetër në vend, së bashku me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ndryshe nga Sali Berisha, ajo dhe burri I saj Ilir Meta, janë ende pretenduese për vazhdimin e karrierës politike, e cila ka nisur, si studente e “Bio-Kimi”-s në vitin 1991, kur është bërë pjesë e Partisë Socialiste. Ajo ishte një aktiviste ambicjoze dhe luftarake, cilësi që e bën atë figurë kryesore në formimin e Forumit Rinor Eurosocialist, dhe në 15 Janar 1992, zgjidhet anëtare e Kryesisë së FRESSH. Në…
Prej disa minutash po qarkullon në disa media sportive se Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit do japë dorëheqjen në orët në vijim. Kjo vjen një ditë pas lajmit të krijimit të Superligës Europiane ku Agnelli do jetë zëvendës president. Gjithsesi klubi i Juventusit i ka mohuar këto raportime sipas Sportmediaset, duke thënë se janë false. Dje Agnelli u sulmua ashpër nga presidenti i UEFA-s Ceferin i cili e quajti fals italianin. Sipas Ceferin ai është gënjeshtar dhe lakmitar.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e sotme për reformën në Drejtësi, ku tha se me ardhjen e opozitës në pushtet, do të heqë imunitetin e mbetur të kryeminstrit, të ministrave dhe deputetëve. “Gjëja e parë që do të ndodhë, është që ne do të heqim, çfarëdo imuniteti të mbetur kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Pra, unë, nesër si kryeministër, nuk do të kem asnjë imunitet nga gjyqësori dhe ky është standardi britanik apo jo”, u shpreh Basha.Kryedemokrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht në 25prill, pasi sipas tij, kjo është e vetmja…
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të dekretojë do shumicë që do të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit. Meta u shpreh në “TV1 Channel”, se do i besojë rezultateve që shikon vetë duke shtuar besimin më të madh e ka te populli shqiptar. “Do dekretoj çdo shumicë që do të dale nga 25 prilli, nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Do t’i besoj rezultateve që shikoj unë. Do dekretoj atë shumicë që fiton numrin më të madh të mandateve. Besimi më i madh është tek populli shqiptar. Çështja e zgjedhjeve i takon çdo prindi, fëmije, nënë dhe babai. …
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur në “Ilva Noë” lidhur me ftesën drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha se kjo ftesë është bërë me synimin për të çuar Shqipërinë në një hap tjetër dhe për t’i dhënë fund politikës së deritanishme. Gjithsesi, ai nuk kurseu kritikat për Basha, për të cilin theksoi se nuk është lideri i opozitës aktuale. “Sa i përket asaj që më pyete për Lulzim Bashën, besoj se qëndrimi im është shumë i qartë: Lulzim Basha nuk është lideri i asaj që paraqitët si forca e ndryshimit apo…
Kamera e fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë sesi Ilir Hodaj, nënkryetar i FRD-së për Tiranën, bënte pazar me një qytetare, për vende pune dhe poste pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Vajza i premtoi 5 vota, ndërsa zyrtari i partisë i tha se nëse do marrin ministri, do ketë nevojë për njerëz me shkollë, ndërsa po morën drejtori, do të ketë shumë vende pune. Qytetarja: Hë, mor burrë i dheut! Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Në këtë orë vihet? Qytetarja: Ku je? Të mbajmë distancën njëherë! Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Mirë, o mirë, do të pish ndonjë gjë?…
Në sondazhin e fundit të IPSOS-Top Channel, rezulton se në qarkun e Tiranës do të triumfojë PS me 48.9% dhe do të marrë 19 mandate. Kjo tregon se arrihet objektivi maksimal i përsëritur vazhdimisht nga Edi Rama dhe në listën e deputetëve përfshihet edhe Pandeli Majko.Ndërsa PD do të marrë 17 mandate. LSI do të mbetet pa asnjë mandat, ndërsa lista e deputetëve në Tiranë do të ndahet vetëm mes dy forcave më të mëdha politike në vend, PS dhe PD.Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, PS rritet me 1 mandat, ndërsa LSI i rrëzohen 5 mandatet…