Author: tirana

Astrologia Meri Shehu e ftuar te “Rudina” ka folur për 3 karakteristikat, ngjyra që i karakterizon dhe numrat e fatit për secilën shenjë të horoskopi. Dashi: Ngjyra është një energji, ka disa njerëz që e veshin të kuqen por e veshin më shumë femrat. Për shembull të gjithë përfaqësuesit e Dashit duan të bien së sy, kështu që ngjyrat e ndezura, e kuqja, portokallia, ngjyrat e hapura me shkëlqim është një gjë që e tregojnë veten e tyre. Karakteristikat më të spikatura të Dashit janë energjia, kokëfortësia dhe nervi. Numrat më me fat janë 1, 10, 19, 28. Demi: Janë…

Read More

Jozefina Topalli mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku është shprehur se ajo nuk është larguar kurrë nga PD, pasi ajo është vetë Partia Demokratike. Topallit tha se kryedemokratin Lulzim Basha do e kishte nxjerrë prej zhelesh jashtë Parlamentit, duke iu referuar shprehjes së saj në kohën kur ishte kryetare e Kuvendit. Për sa i përket Sali Berishës, Topalli tha se ai bën opozitë shumë të fortë, por bën gabim që nuk i sulmon të tre kryetarët, Ramën, Bashën dhe Metën. Pjesë nga biseda: Topalli: Unë nuk jam larguar nga PD, unë jam PD-ja. Ata kanë…

Read More

Një djalë shqiptar, Florian Osmani, ka vendosur që të suprizojë prindërit e tij pas tre vitesh qëndrimi në Angli. Ai është shfaqur në një restorant ku e gjithë familja kishte vendosur të darkonte. I veshur si kamerier, djali shkon pranë tavolinës së familjes dhe kërkon që tu marrë porosinë familjarëve të tyre. Fillimisht ata qëndrojnë të shtangur, por pas disa sekondash hidhen përpjetë nga gëzimi dhe nisin ta përqafojnë djalin. Videoja emocionuese është publikuar në Tik-Tok. Surpriza u realizua në bashkëpunim me vëllezërit e tij për prindërit që kishin tre vite pa e parë.

Read More

Ndërsa në shumë qarqe të Shqipërisë rezultati në numër deputetësh është i vështirë për t’u ndryshuar, qarku i Durrësit me 14 mandatet e tij ka dëshmuar përgjatë historisë së tranzicionit se ka ndryshuar preferencën e votave në mënyrë të tillë, që ka sjellë ndryshime të rëndësishme në rezultatin kombëtar. Qarku i Durrësit ka prodhuar përmbysje të thella elektorale –ndoshta më shumë se çdo qark tjetër në historinë e Shqipërisë. Partia Socialiste kontrollon pushtetin lokal prej vitit 2007, por rezultati ka ndryshuar nga një fitore e pastër e PD-së në vitin 2009 në një fitore të thellë të PS në vitin…

Read More

Grupi serb “Hurricane” në një intervistë ekskluzive “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi treguan se cilat janë pritshmëritë që ato kanë me Eurovizionin e këtij viti, por edhe se çfarë mendojnë për përfaqësimin e Shqipërisë. Të treja vajzat thanë se Anxhela Peristeri ka një zë shumë të bukur, madje kënduan pak nga refreni i këngës “Karma”. “Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën. Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”. Ndër të tjera Ermali u ndal…

Read More

Nga fusha e stadiumit “Elbasan Arena”, kryeministri Edi Rama kërkoi mbështetje për PS për zgjedhjet e 25 Prillit. “E ndjeva vetën si pjesë e një skuadre kuq e zi që me 25 do të shkojë drejt këtyre këtyre të votimit. Jam I frymëzuar nga ky rrugëtim në këto stacione”, u shpreh kryeministri ku theksoi se 9 mandate është objektivi minimal i PS.

Read More

Pas sukseseve të njëpasnjëshme si balerinë, Klaudia Pepën tani do ta shohim si aktore. Klaudia do të jetë pjesë e një filmi thriller në Itali. Ka qenë vetë Klaudia që e ka zbuluar se prej 21 prillit do ta shohim në filmin “Reverse”. Filmi është një thriller ligjor me regji nga Mauro John Capece, që tregon për një vrasës serial famëkeq. Klaudia luan Francescën, një hakere e cila ndihmon policinë për të kapur vrasësin.

Read More

Prezenca e madhe e simpatizantëve në takimet elektorale ka qenë element i fushatës së Lulzim Bashës prej ditës së parë, ku masat anticovid në të shumtën e rasteve nuk janë respektuar. Përjashtim nuk bëri as Kamza, por prania e shume njerëzve në shesh për kryedemokratin është një tjetër tregues për atë që do të ndodhe ditën e dielë. “Do të jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit dhe fitorja më e thellë e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Këtë e dëshmon kjo prani e jashtëzakonshme sot këtu në Kamzë. Këtë e kam parë në sytë e…

Read More

Ngjarjen e rëndë në xhaminë e rrugës së Kavajës në Tiranë po e heton antiterrori. Policia po bën jo vetëm pyetjen e personave, por edhe shqyrtimin e kartelave mjekësore të Rudolf Nikollit, autorit të ngjarjes. Një nga të lënduarit nga sulmi me thikë është edhe Sabah Peposhi. Ai tregon për Top Channel momentin e sulmit dhe plagosjen. -Sabah, ju jeni një nga të plagosurit e ngjarjes së djeshme. Ku ndodheshit në ato momente dhe si rrodhi e gjithë ngjarja? “ Në ato momente unë ndodhesha këtu brenda. Ishte e papritur. Autori erdhi nga piceria përballë që plagosi njërin nga djemtë.…

Read More

Presidenti Ilir Meta u ka nisur një kërkesë institucioneve për vendimin e Komitetit të Ekspertëve për karantinën 14-ditore të emigrantëve. Përmes një deklaratë nga Presidenca, bëhet me dije se kreu i shtetit ka marrë një ankesë nga shoqata e emigrantëve në Greqi, të cilët e konsiderojnë vendim politik karantinën vetëm pesë ditë para zgjedhjeve. Pas kësaj ankese, Meta i ka dërguar letër Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe  organeve drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Presidenti kërkon vlerësimin e vendimit, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa…

Read More

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK tha të martën se do të verifikojë një audiopërgjim të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame dëgjohet të rekomandojë që të mos u kthehet përgjigje pronarëve të 100 mijë objekteve informale që nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi mund të kalojnë me palën tjetër. Në audiopërgjim, Lame përmend edhe një takim me kryeministrin, ndërsa lë të kuptohet se vetëm 60 mijë legalizime mund të bëhen, ndërsa pjesa tjetër prej 100 mijë objektesh janë të pabëshme. “…të tjerat janë të pabëshme ose që…

Read More

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë një vajzë 28-vjeç e quajtur Xhorxhina e cila është mjaft e pasionuar ndaj librave. Ajo ka vendosur të ndajë me publikun një nga historitë e saj më të dhimbshme në jetë për t’i dhënë forcë, për t’i këshilluar të gjithë fëmijët që bullizohen dhe një mesazh të fortë që vetëvrasja nuk është zgjidhje për askënd që ndihet i vetmuar, i lënduar apo i bullizuar dhe tallur nga shokët e shkollës. Ka shumë gjëra të rëndësishme në jetë që kushdo prej nesh duhet t’i vlerësojë dhe mbi të gjitha është familja e cila…

Read More