Author: tirana

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”. Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri. Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos…

Read More

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani ironizoi Presidentin Ilir Meta i cili dje akuzoi se patronazhistët e PS-së, i ngacmojnë vajzën e vogël duke i thënë “Thuaj babit të mos pijë shumë”. Kreu i qeverisë u shpreh se do ta ndihmojmë Ilir Metën që të kthehet në shtëpi duke e cilësuar fosile. “Ilir Meta, një president, të cilit e bija i thotë “Babi mos pi hajde në shtëpi”. Dhe ne duhet ta ndihmojmë Ilir Metën të kthehet në shtëpi. Ne nuk duhet të humbasim trendin e historisë për t’u kthyer mbrapa se mund të votohet për fosilet e historisë, që dalin…

Read More

Ugur Sahin, CEO dhe bashkë-themelues i grupit gjerman të farmacisë BioNTech, është një nga dy shkencëtarët përpjekjet e të cilëve ndihmuan në zhvillimin e vaksinës së parë të koronavirusit të autorizuar në SHBA. Sahin dhe gruaja e tij, Ozlem Tureci, janë çifti i “ekipit të ëndrrave”, kompania e të cilit bashkëpunoi me Pfizer për të zhvilluar dhe furnizuar tre miliardë doza vaksinash në të gjithë botën deri në fund të vitit 2021. Gara midis kompanive farmaceutike për të krijuar dhe shpërndarë kandidatët e tyre për vaksina ishte e fortë vitin e kaluar, me shumë që panë rezervat e tyre të…

Read More

Nga Miss Italia, Daniella Ferolla është shndërruar në një “Green Lady”, një ambjentaliste që nuk e pati të lehtë këtë transformim. Bukuroshja italiane rrëfen se kur fitoi konkursin në 2001-shin, roli i femrës ishte shumë i ndryshëm nga ai që është sot. “Nëse ishe e bukur, atëherë duhet të kënaqeshe duke bërë statujën. Vetëm për aq vleje, ishe thjesht një zbukurim”, shprehet ajo për Corriere della Sera. E diplomuar për Shkenca Komunikimi, Ferolla rrëfeu se çfarë vështirësish kishte hasur prej bukurisë së saj. “Në fillim, m`u duk të shëmtoja veten për të qenë më e besueshme dhe e pranuar nga…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Visa”, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. Ç., 39 vjeçe, E. A., 32 vjeç dhe A. D., 36 vjeç, të tre banues në Tiranë. Në një njoftim për mediat, policia thotë se “arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë pasi shtetasja D. Ç. (e dyshuar si organizatore), nëpërmjet kamuflimit me një aktivitet tjetër tregtar, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë, u ka premtuar disa shtetasve të huaj pajisjen…

Read More

Takimi i radhës i kryeministrit Edi Rama është në Elbasan, ku qindra qytetarët janë mbledhur në stadiumin “Elbasan Arena” jo vetëm në ambientet e brendshme të saj, por edhe jashtë, në respekt të masave anti COVID. ” E ndjej veten në atmosferën e një ndeshjeve të kuqezinjve, pjesë e një skuadre kombëtare që në 25 prill nuk do të shkojë te kutia e votimit, për një palë, por për çdo shqiptare”, tha Rama. Ai ka treguar dhe numrin e kartës së tij të ID, si një përgjigje për akuzat e shumta se patronazhistët po vjedhin të dhënat. “Sot kam marrë…

Read More

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar ditën sotme në emisionin e pasdites në Top Channel, Top Talk të drejtuar nga Denis Dyrnjaja. Bazuar në postimin e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, ku thoshte se duhet të votohet për ndryshim dhe më pas ndezjes së debatit nga forcat politike, ai theksoi se është naive të mendosh se SHBA mbështet një forcë të caktuar politike. Ai tha se SHBA-ja është duke parë vetëm cilësinë e zgjedhjeve dhe parregullsitë që mund të ndodhin. “Të thuash që SHBA mbështet një forcë të caktuar politike është naivitet. Ka ndodhur vetëm një…

Read More

Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviç trazoi përsëri publikun, duke e lënë të hapur mundësinë e një lufte të re në Ballkan. “Babai im u fajësua kur tha “fle i qetë, nuk do të ketë luftë”. Pastaj nisi lufta. Unë nuk do ta them këtë. Sepse nuk varet vetëm nga Alija apo Bakir”, tha Izetbegoviç në një intervistë me kanalin O të Sarajevës. Pyetjes së gazetarëve s nëse ishte i gatshëm të qëndronte para njerëzve nëse ka luftë, Izetbegoviç tha: “Absolutisht! Absolutisht! Unë preferoj të vdes sot sesa të lejoj gjenocidet të sundojnë një pjesë të Bosnjë…

Read More

Modelja 29-vjeçare, Priscilla, shpreson që ngjashmëria e saj me këngëtaren e famshme Rihanna t’i sjellë asaj çmimin e madh në konkurrimin Miss BumBum. Modelja nga Brazili thotë se Rihanna është frymëzimi i saj dhe beson se i ngjan shumë këngëtares me famë botërore, si prej tipareve të saj fizike si dhe aspiratave. Bukuroshja do të konkurrojë me 27 bukuroshe të tjera nga Amerika Latine dhe njihej më parë për ngjashmërinë me këngëtaren. “Rihanna është një grua e vendosur dhe frymëzuese, arritjet e saj më frymëzojnë të mos heq dorë nga ëndrrat e mia”, është shprehur Priscilla. Priscilla do të konkurrojë…

Read More

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një familje shqiptare në Itali ku Gëzim Alla goditi gruan me çekiç duke i shkaktuar vdekjen. Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja duke thënë se fëmijët ishin të mbyllur në tualet teksa prindërit e tyre po grindeshin. Ata jetojnë në një apartament në qendër të Pove del Grappa. Viktima është identifikuar si Dorina Alla, 39 vjeçe. Fëmijët që ishin mbyllur në tualet, teksa dëgjonin ulërimat e nënës së tyre, telefonuan kushërirën e tyre për t’i kërkuar ndihmë. Për fat të mirë, ata nuk ishin dëshmitarë të vrasjes ndërsa ishte vetëm Gëzimi,…

Read More