Franca ka lëshuar “leje shëndetësore” duke lejuar qytetarët e vaksinuar, ata që kanë një test negativ ose ata që janë shëruar nga COVID-19 të udhëtojnë lirshëm. Leja, e cila është e ngjashme me pasaportat e vaksinimit të diskutuara nga shumë vende, është pjesë e aplikacionit, TousAntiCOVID. Brenda “broshurës” njerëzit mund të ruajnë certifikatat e vaksinimit, rezultatet e testit ose dokumentacionin që janë shëruar nga COVID-19. Si do të funksionojë? Laboratorët dhe farmacitë, do të dërgojnë rezultatet e COVID në një sistem të menaxhuar nga sistemi francez i sigurimeve shëndetësore. Ata do ta “nënshkruajnë” për të garantuar vërtetësinë e tij dhe…
Author: tirana
Modelja e njohur Angela Martini është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese dhe joshëse që poston në rrjetet sociale, por këtë herë ajo ka habitur me deklaratat e saj të forta. Mesa duket modelja është zhgënjyer shumë nga disa persona që i ka besuar gjatë jetës dhe tani ka vendosur që të flasë dhe t’i ekspozojë ata që i kanë bërë keq. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale ajo i këshillon ndjekësit që të shohin një film të titulluar “I Care a lot” në Netflix i cili ngjason me një histori që i ka ndodhur së…
Një dokument që sugjeron ndryshimin e kufijve të shteteve të pavarura që u formuan pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe reduktimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në një të tretën e sipërfaqes aktuale ka nxitur një debat të fortë në rajon. Dokumenti i cili nuk mban një firmë zyrtare dhe që pretendohet se ka mbërritur edhe në rrethet më të larta të Bashkimit Europian, propozon që Serbia, Kroacia dhe Shqipëria të zgjerohen duke gllabëruar pjesë të Bosnjës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ideja, e kritikuar gjerësisht në rajon, është rinisja në pikën ku ndaluan luftërat e Jugosllavisë dhe krijimi i shteteve mono…
Pak ditë më parë në një takim me gratë dhe vajzat socialiste, kryeministri Edi Rama u ndal tek disa prej emrave në radhët e kësaj partie që janë gjithashtu pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Tiranë. Mes tyre ishte edhe Mimi Kodheli, për të cilën kreu i PS-së rrëfeu edhe një histori kur ishte adoleshent dhe pëlqimin për deputeten socialiste, që tashmë kërkon një tjetër mandat. Por a është kjo arsyeja se përse Mimi Kodheli është sot në parlament? Ish-ministrja socialiste e ftuar në Radarin Informativ në ABC, rrëfimin e kryeministrit e cilësoi shaka që nuk ka ndikuar te…
Të shtëna me breshëri armësh kanë terrorizuar mbrëmë banorët e lagjes Xhenjo në Lezhë Menjëherë pas të shtënave policia është vënë në lëvizje nga një telefonatë anonime. Blutë e Komisariatit kanë mbërritur në vendngjarje për të krehur zonën dhe identifikuar e kapur autorët. Por, deri më tani, burime bëjnë me dije se nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve.
Nga Besar Likmeta, Edmond Hoxhaj, Përparim Isufi Në pamje të parë, banori i Miçiganit, Ylli Didani ishte një biznesmen i suksesshëm me aksione në kompani në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri dhe Kosovë, ku ai gëzonte një marrëdhënie biznesi me një ish-shefin e eksortës për ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Megjithatë, autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se kjo ishte thjesht një fasadë. Sipas agjencisë amerikane kundër drogës, DEA, 43-vjeçari Didani bënte një jetë të dyfishtë, gjoja duke gërmuar për minerale, ndërkohë që në fakt kontrabandonte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe pastronte të ardhurat e paligjshme të drogës.…
Sondazhi i Euronews Albania jep sërish një përqindje më të lartë të votuesit shqiptar drejt PS-së me 48 %, teksa PD dhe Aleatët shkojnë në masën e 41.0%, LSI mbetet tek 6.5%. Gjithsesi në ditët e fundit shihet një ngritje e lehtë e PD-së, por që gjithsesi mbetet ende në pozicion sfiduese. me partinë e parë per zgjedhjet e 25 Prillit.
Ka përfunduar asambelja e Serie A ku është diskutuar për Superligën Europiane dhe atë se çfarë mund të ndodhe me tre klubet e Serie A të cilat janë organizatore të Superligës Europiane. Milan, Juventus dhe Inter kanë shprehur gatishmërinë dhe qëndrimin e tyre për të vazhduar pjesëmarrjen në Serie A, paralelisht me Superligën. Përtej dëshirës së tyre, pjesëmarrja në kompeticionin vendas është në rrezik për shkak se UEFA pritet të përjashtojë këta tre klube si masë ndëshkimi për organizimin e Superligës. Mbetet për t’u parë parë se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim.
Kjo është zyra elektorale e PD në Kavajë, ku ndodhi incidenti me një të plagosur mbrëmjen e sotme. Në dysheme, karrige e kudo ka gjurmë të mëdha gjaku. Me sa duket pas plagosjes, 27-vjeçari Bledar Okshtuni, sekretar i degës së PD ka humbur shumë gjak dhe të pranishmit janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë. Policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit Ndriçim Jonuzi.
Presidenti Ilir Meta reagon pas sulmit me armë në zyrat e PD-së në Kavajë. “Thirri mendjes para se të jetë votë, boll e shkele Kodin, ti dhunove marrëveshjen e 5 qershorit, mos kujto se Kavaja tremben. Ju përshëndes për fushatën e qetë dhe civile dhe vazhdoni në këtë mënyrë, ftoj qytetarët e Kavajës që të ruajnë qetësinë. Policia t’i lërë motivet e dobëta, Ardi Veliu lëri motivet e dobëta, është serioze tani nuk ka shaka dhe ata që janë në kërkim mos i lini që të bredhin se do ketë veprime spektakolare që nuk ua pret mendja. Ka cuna problematik,…
Partia Demokratike në Derta ka denoncuar sipas saj një rast të krimit elektoral. Drejtuesi politik i PD-së në Berat, dhe kandidati për deputet i PD-së, Tomor Alizoti thotë se kanë ndaluar një furgon të mbushur më mallra nga rezervat e shtetit dhe po u shpërndahen banorëve në lagjet e varfra në këmbim të votës. Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati ka qenë i pranishëm në vend ngjarje. ‘Partia Demokratike ka kapur mbrëmjen e sotme në flagrancë një furgon të bashkisë,të mbushur me ushqime që-sipas informacioneve të marra nga PD Berat-do të shpërndaheshin në disa lagje të varfra…
Shëndeti mendor është më shumë sesa thjesht mungesa e simptomave. 7 aspekte të cilave duhet t’i kushtojmë vëmendje çdo ditë për t’u kujdesur për trurin tonë. Sipas ekspertëve, për të funksionuar me kapacitet të plotë në jetën e përditshme, truri ka nevojë të koordinojë tre detyra thelbësore: funksionet ekzekutive, duke thjeshtuar aftësitë e të menduarit dhe të arsyetuarit; njohja shoqërore, pra aktiviteti mendor përmes të cilit ne ndërveprojmë me të tjerët; dhe rregullimi emocional, aftësia për të qenë të vetëdijshëm për emocionet tona, pozitive ose negative dhe për t’i rregulluar ato, duke ndjekur një ndjesi të mirëqenies. Në kohë të…