Deputeti socialist Fatmir Xhafaj është pyetur në emisionin “Log” lidhur me disa nga socialistët e vjetër që i munguan listës elektorale të 25 prillit. Ish kreu i komisionit të reformës në drejtësi u shpreh se ata janë njerëz që kanë hyrë dhe kanë dalë nga parlamenti me integritet. “Vasilika Hysi do t’i mungojë gjatë Kuvendit për parimet, integritetin dhe profesionalizmin e saj. Besnik Bare është modeli i njeriut me integritet. Eglantina Gjermeni, kam punuar më pak, por e vlerësoj për integritetin dhe shpirtin aktiv në mbrojte të të drejtave të grave një zëdhënëse e fortë e shoqërisë civile. Musa Ulqini,…
Author: tirana
Mbërrijnë në Rinas 8190 doza të vaksinës Pfizer. “Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur 703,550 doza vaksinash në vend. Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, njofton Manastirliu.
Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Në një intervistë në televizionin “Skampa”, Meta tha se cdo pikë gjaku që derdhet në fushatë është përgjegjësi personale e Edi Ramës, e Ardi Veliut e drejtorëve lokal të Policisë. “Do të jetë përgjegjësi personale e Edi Ramës, do të jetë përgjegjësi e Ardi Veliut çdo presion që do bëhet në emër të votës. Nuk është një shembull i Partisë Socialiste, sepse Partia Socialiste ka qenë shembull i demokracisë dhe i zgjedhjeve të brendshme. Është Partia Socialiste që e bëri Kushtetutën me referendum, kjo e sotmja nuk…
Partia Komuniste në Kubë ka zgjedhur liderin e ri i cili do të zëvendësojë Raul Castron në krye të saj. Lideri i ri do të jetë Miguel Díaz-Canel i cili është bërë pasardhës i Castros edhe për pozitën e presidentit të shtetit. Ky tranzicion nënkupton se Kuba do të drejtohet nga dikush tjetër dhe jo Fidel apo Raul Castro, për herë të parë prej Revolucionit të Kubës më 1959. Díaz-Canel konsiderohet besnik ndaj familjes Castro dhe modelit ekonomik të saj. Duke folur të premten, kur Díaz-Canel ende nuk ishte emëruar zyrtarisht në pozitën e Sekretarit të Parë, Raúl Castro ka…
Personi që shihni në foto është Ndriçim Jonuzi, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është autor i plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Kavajë, ndërkohë që autori i dyshuar me bashkë të tjerë janë në kërkim. Fotoja në fjalë është bërë në vitin 2014, ku shihet me mjekër të gjatë mes efektivëve, teksa u arrestua për llogari të autoriteteve italiane për vrasje. Ndonëse kanë kaluar 7 vite nga arrestimi i tij, Jonuzi (Tahiri) endej në Kavajë i armatosur. Në shoqërinë e dy personave, të identifikuar si M.SH dhe…
Kryeministri Edi Rama është përplasur në studio me gazetarin e Report Tv, Ilir Babaramo. Babaramo: Bonaparti në fushatën e Egjiptit tha: “Shkencëtarët dhe gomarët në mes, t’i mbrojmë”. Janë shumë të rëndësishëm, madje e fyen gomarin kur e krahason me disa këtu sepse gomari mbajti Perëndinë në kurriz dhe unë e admiroj gomarin për sa shumë mban dhe sa shumë ngarkesë çon nga një vend në një vend tjetër, por meqë më the kali kryesor i betejës, po të tregoj kalin. Vëri emrin që kanë dhe pastaj rrimë e merremi patjetër me gomarët, nuk ka asnjë problem. Por mos më…
Këngëtarja Era Rusi këtë të hënë ishte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi. Ajo rrëfeu detaje nga jeta e saj që më herët nuk i dinim. Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” një nga këngët që kishte veçuar ishte edhe kënga “Il Tempo Se Ne Va”, këngë e cila e lidhte në mënyrë direkte me babain e saj. “Kjo është një këngë që kur kam qenë e vogël, nuk e di se pse e kam të lidhur me babin. Gjithmonë kam menduar që do ishte një këngë shumë e bukur në momentin kur babai im do më…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për daljen e parë me Lulzim Bashën në këtë fushatë elektorale, e cila ishte gjatë ditës së dielë në zonën e Kombinatit në Tiranë. Në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se nuk ka asnjë rivalitet me PD dhe ecin me metodologjinë që janë një opozitë e bashkuar me 2 lista. ‘Jam e bindur që patronazhistët e ndjekin mirë komunikimin e Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës dhe mungesa e strategjisë nga Edi Rama, e gjithë energjia dhe armata e tij është drejtuar pse nuk takohen në fushatë Monika dhe Basha. Ne motivojmë elektoratin e majtë,…
Situata është nën kontroll por për heqjen e masave shtrënguese duhet të zbresë numri i të infektuarve për 100 banorë, ose të arrihet deri në 70% imuniteti i tufës. Kështu u shpreh në Ditari në A2 CNN, shefi i Urgjencës, Skënder Brataj. Ai theksoi se nuk do të ketë valë tjetër më të madhe këto që kemi kaluar deri më tani, pavarësisht fushatës elektorale, ku pas 3-4 javësh do të shihen pasojat. “Indikatorët për të hequr gjithë masat e bllokimit, së pari është imuniteti i tufës që duhet të arrijnë 60-70% që besoj se nuk ka arritur deri më tani.…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për plagosjen e ndodhur këtë të hënë në Kavajë, në një zyrë elektorale të PD-së. Postimi: ‘Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!’
Mbrëmjen e sotme, e ftuar në “Kurthin e Piter Panit”, moderatorja Eni Vasili ka treguar si kurrë më parë disa të fshehta lidhur edhe me bashkëshortin e saj, Armandin. E pyetur se ku e ka njohur këtë të fundit, Eni u shpreh në Tiranë nga miq të përbashkët. “Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prushën ca plane pastaj, por s’ka gjë…”, tha moderatorja duke shtuar se ajo tashmë e ka vendosur që nuk mund ta lërë profesionin…
Sondazhi për Qarkun e Tiranës tregon se 47.35% e të pyeturve kanë mendim pozitiv për kryeministrin Edi Rama. Kurse për liderin e opozitës, Lulzim Basha vlerësimi pozitiv është në nivelin 45.6%. Nga ana tjetër ka një vlerësim pozitiv prej 16% për Monika Kryemadhin. Opinioni pozitiv për liderët: Edi Rama 47.3%Lulzim Basha 45.6%Monika Kryemadhi 16% Pas sondazhit të kaluar ku pati thuajse një barazim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, kryeministri ka krijuar sërish një diferencë të vogël. Ndërkohë pyetjes se cilin prej dy liderëve shohin si personin më të përshtatshëm për të qenë kryeministri i Shqipërisë, 45.1% shprehen në favor…