Ftesa e kryeministrit, Edi Rama, drejtuar kreut të Partisë Demokratike për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit është komentuar nga analisti Baton Haxhiu. Haxhiu thotë se kjo ftesë e shefit të qeverisë është e sinqertë dhe bëhet për disa arsye, ku mes tyre janë pronat dhe reforma në drejtësi. “Arsyeja e parë ka të bëjë me partneritetin për Shqipërinë. Pronat, domethënë, që opozita dhe pozita të ndërtojnë një dokument që nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Ka ardhur momenti që opozita dhe pozita të bashkëpunojnë, sepse duke qenë kundër njëra tjetrës nuk mund ta rregullojnë këtë gjë. Pastaj është reforma në drejtësi.…
Author: tirana
Një nga problemet e shumta që vuajnë njerëzit, është kapsllëku. Por cilat janë shkaktarët e këtij problem? Mjekët tregojnë se shkak është konsumimi i pakët i ujët, një dietë e vakët, pak fibra në dietë, apo një dietë e pasur me yndyra dhe karbohidrate, dhe shumë ushqime të përpunuara. Po ashtu, kapsllëku është gjithashtu rezultat i një gjendje të traktit të zorrëve, të tilla si sindroma e zorrës së irrituar (IBS), divertikuliti, kandida ose një gjendje më e zakonshme si dehidrimi Shkaktarë mund të jenë edhe ilaçet, ose probleme të tjera shëndetësore si anemia, fryrje të barkut, dhimbje barku, depresion,…
Njoftimi i krijimit të Super Ligës ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në botën e futbollit, me UEFA-n dhe federatat gati për luftë pas vendimit të 12 klubeve të mëdha për t’ dhënë jetë turneut të ri. Nuk ka ende një datë për fillimin e këtij turneu, ndërkohë që janë përcaktuar formati dhe rregullorja. Për momentin janë 12 skuadra që kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen: Milan, Arsenal, Atletiko Madrid, Çelsi, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpul, Mançester Siti, Mançester Junajtid, Real Madrid dhe Totenham. Këta janë klubet themelues, të cilëve pritett’u shtohen edhe tre të tjerë, edhe ata në cilësinë e themeluesve, si…
Tedi Blushi, zëdhënësi i Ilir Metës ka bërë më dije se presidenti po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë dhe menjëherë pas një interviste do të niset urgjentisht drejt Kavajës. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë. Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Korça se në katër vitet e ardhshme do bëhet në këtë qytet më shumë se në të gjitha vitet e qeverisjes të marra së bashku. “Na jepni 7 mandate dhe ju jap fjalën që në katër vitet e ardhshme se pavarësisht se kemi krijuar shumë xhelozi lart e poshtë. Thonë pse të tëra Korça do i marrë. Por në katër vitet e ardhshme do bëjmë më shumë se në të gjitha vitet e marra së bashku. Tani do më thoni ju që ky u duk pak si premtimet elektorale. Unë ju siguroj”, deklaroi Rama.…
Bledar Okshtuni mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në zyrat e Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës. Okshtuni është personi që shikoni në foton e mëposhtme. Aktualisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes ndodhet Grida Duma, ndërsa është nisur edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Lexo edhe: Përplasje mes anëtarëve të PS dhe PD në Kavajë, zbardhet identiteti i të plagosurit. Autori me dy emra
Këtë fundjavë, ministrja Olta Xhaçka zhvilloi një fushatë ndryshe, larg deklaratave politike.Si nuse e Kolonjës, ajo ka preferuar të mos kërkojë vetëm votën nga familjet e zonës, por i është bashkuar grave dhe vajzave në traditën e gatimit.Ato zgjodhën të bëjnë petulla si një gatim tradicional që shpërndahet përherë për lajme të gëzuara në zonën e Ersekës dhe në fshatrat përreth.Kolonja njihet për kulinarinë e pasur të saj, aspekt që duket se ministrja Olta Xhaçka ka zgjedhur ta promovojë në këtë mënyrë, duke i shtuar edhe mesazhin e dashurisë dhe solidaritetit.
Janë regjistruar të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë. Autori i shpallur në kërkim është Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri, pasi e ka ndërruar mbiemrin. Ky shtetas është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një vend të BE-së. Sipas policisë, Jonuzi, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë 27-vjeçarin Okshtuni. Mbështetësi i PD ndodhet në spitalin e Durrësit,…
Lulzim Basha është nisur me urgjencë drejt Kavajës pas plagosjes me armë në zyrat elektorale të PD-së në këtë qytet. Kreu i PD-së sapo është informuar për lajmin është nisur drejt Kavajës. Mbrëmjen e sotme një simpatizant i PD-së në Kavajë është qëlluar me armë zjarri brenda zyrës elektorale pas një sherri të nisur me militantët e PD-së në qendër të qytetit. I plagosuri është Gledi Noshtuni. I riu 25-vjeç është dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim.
Qëllohet me armë brenda një zyre elektorale të PD në Kavajë. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Nuk dihet nëse ka të plagosur.
Mons. Angelo Massafra, Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë i ka dërguar një mesazh solidariteti kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu ku dënon sulmin e sotëm brenda xhamisë në rrugën e Kavajës. Në mesazhin e tij, Mons. Angelo Massafra thotë se lajmi i sulmit me thikë nga një individ në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur disa besimtarë myslimanë i ka tronditur të gjithë dhe lutet që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. “Duke shpresuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt në të gjitha detajet e saj, ju shprehim juve, e…
Katër shqiptarë janë arrestuar dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë pas një sherri në Chieti të Italisë mbrëmjen e së dielës. Të përfshirët në sherr janë të gjithë shqiptarë, ndërsa pas debateve verbale me sharje dhe ofendime situata agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit. Mediat italiane shkruajnë se gjithçka nisi pas një sherri banal në një lokal, pasi njëri nga shqiptarët i tha bashkëkombasit të tij “ti je budalla”. Dy grupet më pas e lanë që të sqaroheshin larg lokalit në një zonë jashtë qytetit, ku pati edhe të shtëna më armë…