Ambasadori i BE-së Luigi Soreca sot ishte në Elbasan së bashku me përfaqësuesit diplomatikë të Francës dhe Gjermanisë në Tiranë. Delegacioni i BE-së në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sorecës pas vizitës që ishte i qartë, “jo sulme dhe kërcënime” dhe se ditën e zgjedhje do të rikthehet sërish në Elbasan. “Takime të mira sot në Elbasan me Taulant Ballën, Gazment Bardhin dhe Rudina Hajdarin përpara zgjedhjeve të 25 prillit së bashku me ambasadorët Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf. Përsëritëm se është thelbësore që zgjedhjet të jenë të lira, të drejta dhe transparente dhe se fushata të përqendrohet mbi nevojat…
Author: tirana
Aktori i njohur i skenës shqiptare, Guljem Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacionin e Spitalit të Durrësit. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se aktori është infektuar prej ditës nga koronavirusi dhe ndodhet në reanimacionin e spitalit të qytetit në gjendje të rënduar shëndetësore. Për rastin, ka reaguar edhe skenografi i njohur, Bashkim Zahaj, i cili bën apel që shteti të ndërhyrë për një mjekim më të specializuar jashtë vendit. “Mësoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rëndë në spitalin e Durrësit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet këtij aktori për një shërbim më të specializuar…
Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, deklaroi se më 25 prill, shqiponjat do të shpartallojnë sorrat. Meta thekson se fuks-shteti ka përfunduar njëherë e mirë, duke shtuar se më 25 prill, referendumi do të triumfojë. “Aeroporti i Kukësit u bë me lekët e Emiratat e Bashkuara Arabe dhe i pari që është ulur atje ka qenë princi i Kurorës. Lajme të tjera do ketë në orët në vijim. Fuks-shteti ka përfunduar njëherë e mirë. Shteti i së drejtës do të fitojë në vend. Mos lejoni kuislingët që t’ju uzurpojnë. Të dashur dibranë, tregoni se jeni raca…
Presidenti Ilir Meta nga presidenca ka komentuar edhe nisjen e fluturimeve në aeroportin e Kukësit, ku ka nënvizuar se avioni i parë është ulur kur ai ka qenë kryeministër. Madje Meta shtoi se edhe emrin ‘Zyaed’, ia ka vënë ai për shkak të princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe. ‘Më ndiqni në Facebook tim. Pasi mund të ndodhë që të gjithë tv të përmbyten me reklama dhe shqiptarët të dëgjojnë gënjeshtra që avioni i parë u ul në Kukës dhe avioni parë është ulur para 20 vitesh. Aeroporti është bërë kur Ilir Meta ishte kryeministër dhe emrin ia…
Kandidatja Najada Çomo, e cila është bërë pjesë e listës së socialistëve në qarkun e Tiranës ka zbuluar se si u prit kur hyri për herë të parë në ndërtesën e PS. Shefja e Infektivit tregoi se deputetët e pritën mjaft mirë sa iu duk se kishte kohë që i njihte dhe ishte pjesë e ekipit të tyre. ‘Kur shkova ditën e parë, ishte hera e parë që hyja në ndërtesën e PS. Sinqerisht kisha pak turp, megjithëse në punë jam mësuar të kem lloj lloj situatash, këto njerëz që kanë kaq vite që kanë punuar. Unë do jem një…
Zbresin në 100 rastet e reja ditore me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 1867 testime janë evidentuar 100 raste të reja. Ndërkohë ka 5 humbje jete në 24 orët e fundit. Njoftimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:…
Në një konferencë për mediat,Presidenti Ilir Meta është shprehur se patronazishtët nuk kanë kursyer as vajzën e tij të vogël, të cilën e ka pikë të dobët. “Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël dhe i kishin çuar një lajm sikur unë kisha sulmuar gocën e zotit Damian dhe ajo më thotë “mos pi më, mos u merr me gruan e tjetrit”, dhe i kishin çuar lajmin “ta marr vesh Damiani me gruan e tij”, unë thashë me “Gurunë”, se unë nuk jam mësuar të merrem me gratë e tjerëve apo shokët, i cojnë gocës lajme :thuaj babit të qetësohet,…
Qepët duken të padëmshme në pamje të parë, por ato janë perime që ia vështirësojnë punën çdokujt që gatuan me to. Pas prerjes së parë, qepa arrin të transformohet në një ‘armë’ të mirëfilltë falë së cilës lotët rrjedhin lumë. A e dini përse qepa është kaq armiqësore? Përse na bën të ngashërehemi në lot edhe kur nuk jemi të trishtuar? Si mund të mbrohemi prej saj? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjeni në këtë artikull të AgroËeb.org. Së pari kjo çështje duhet shtjelluar në aspektin botanik. Qepa bën pjesë në të njëjtën familje botanike me atë të preshit, hudhrës,…
Erion Mane, pronar i ‘Mattias Travel’ ka publikuar ditën e sotme në presidencë bisedat që ka zhvilluar me Blendi Gonxhen, drejtues i DPSHTRR-së, i cili në fund të bisedave mes tyre i ka dërguar një foto të postuar nga Mane në Facebook, ku mbështeste Monika Kryemadhin. ‘Do thoni ju pse unë ju drejtova presidencës, i jam drejtuar drejtorisë përkatëse, por mora informacioen negative. Më 12 maj 2020 pas një takimi të organizuar në presidencë kemi bërë një takim në presidencë në lidhje me vështirësitë e këtij sektori. Pas këtij takimi, në qershor, unë marr çdo ditë të shtunë gjoba të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me përfaqësuesit e operatorëve turistikë. Në fjalën e tij, Basha tha se ky është një hap drejt ringritjes së turizmit, që përmban krijimin e një instrumenti të veçantë financiar në bashkëpunim me sektorin bankar për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e këtij sektori. “Krijimi i një instrumenti të veçantë financiar në bashkëpunim me sektorin bankar për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e sektorit, me norma të ulëta dhe të subvencionuara të interesit bankar. Mbështetje financiare për kontributet dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin…
Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Maya e ftuar në emisionin ‘#EXPULS’ u vu përballë provokuese të gazetarit Ronaldo Sharka. Duke e ngacmuar për çmimet e dasmave, gazetari emisionit i tha Maya-s se nëse ai do të martohej nesër, sa lekë do i merrte. “Këtu duhet të kontaktosh me menaxherin tim. Nuk them shifra sepse nuk është etike, asnjëherë nuk thuhen në intervista. Sheh ndonjë biznesmen te thotë sa e ka rrogën? Është personale”- u shpreh Maya.
Kryeministri Edi Rama ka folur mbi ftesën që i ka bërë kreut të opozitës Lulzim Basha për bashkëqeverisje, me kushtin që të ndahet nga presidenti Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha. Nga Pogradeci, ku po zhvillon takimin elektoral, Rama tha se janë këta dy emra që deri tani kanë penguar zhvillimin e vendit, ndërsa shtoi se Basha është thjesht një dhëndër që Metës dhe Berishës do iu duhet deri në datën 25 dhe jo më shumë. “Më thonë pse i vë kusht të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Ky është dhëndri që u duhet deri në datën 25 se…