Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar me forcë sulmin me thikë ndaj qytetarëve në Rrugën e Kavajës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se ky akt i rëndë nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve. “Ngjarja e sotme në xhaminë e Rr. së Kavajës është një akt i rëndë, që duhet dënuar me forcë, e nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit. Shërim të…
Author: tirana
Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci para pak ditësh pati një ballafaqim me Julin, ku pretendonte se ai e kishte ofenduar rëndë dhe që nga ai moment ajo nuk është shfaqur më në studio. Ajo ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët ndër të tjera e kanë pyetur se çfarë mendon ajo për ofendimet që bëhen ndaj saj. “Mendoj se secili prej nesh ka ofenduar më shumë se një herë në atë tv-show. Është formati i tillë, që do s’do del nga vetja sepse përballesh me karaktere të ndryshe. Varet se si janë trajtuar situatat…
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar lidhur me plagosjen e 5-fishtë të ndodhur në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë. Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social, Spahiu ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes nga Policia e Shtetit, ndërsa shtoi se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. “U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha. Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës…
Dashi Ashtu si një lojtar i mirë shahu, duhet t’i parashikoni lëvizjet e njerëzve të tjerë dhe të qëndroni disa hapa përpara. Kjo nuk është për konkurrencë, por për të mos humbur shumë kohë. Demi Më shumë njerëz se kurrë kanë rënë në dashuri me idetë tuaja dhe ata janë të interesuar të flasin me ju tani. Pra, jini me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur dhe shijoni ndjenjën e të qenit një yll. Binjakët Të qenit i kujdesshëm me paratë nuk do të thotë se jeni koprrac. Paratë tuaja janë tuajat për të shpenzuar, megjithatë mos…
Rita Ora me veshjen e përzgjedhur në videoklipin e këngës “Bang” u bë qendra e vëmëndjes së mediave por s’vonoi shumë dhe po të njëjtën veshje mban dhe mamja e saj, Vera Ora në postimin e fundit në rrjete sociale. Bëhet fjalë për një veshje më motive popullore me të cilën Rita Ora tërhoqi vëmendjen e opinionin ndërkombëtar në videoklipin e këngës “Bang”. E njëjta veshje u përdor nga këngëtarja për të uruar përvjetorin e 13-të të Pavarsisë së Kosovës. Por, kësaj herë vëmëndjen e ka marrë e ëma e artistes e cila krahas fotove ka shkruar: “Tradicionalja më përshtatet…
Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” pjesa e fundit e vaksinave të siguruara nga kontrata me prodhuesin e Sinovac. Bëhet fjalë për 208 mijë doza të vaksinës kineze. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në total, me ngarkesën e sotme janë marrë nga Sinovac 500 mijë vaksina. “208 mijë vaksina sapo kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, të sinovaks. 500 mijë në total doza vaksina. Nga momenti i parë i procesit të lëvrimit në Shqipëri kemi më shumë se 700 mijë doza vaksinash që kanë mbërritur. Po ecet me ritme shumë të larta të vaksinimit. Sot në mbrëmje pritet…
Balerini i njohur Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij, Charlotte, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Lajmin ata e dhanë dy muaj më parë, përmes një fotoje me ekografinë në dorë. “Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do vijë një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, -shkruante Kledi përkrah postimit. Ndërsa pak orë më parë, me një foto tjetër, po aq domethënëse, Kledi ka zbuluar gjininë. Lajmin e ka dhënë vajza e tyre e madhe Lea, e cila ka lënë një gjurmë dore me bojë blu në barkun e së ëmës. “Lea ka zbuluar një sekret……
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë në lidhje me 5 persona të plagosur ju bëjmë me dije inicialet e tyre: D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Imami Ahmet Kalaja ka folur me lot në sy pas plagosjes së pesëfishtë që ndodhi tek xhamia “Dine Hoxha”. Në një video-komunikim nga vendi i ngjarjes, i prekur Kalaja tregon se janë plagosur besimtarët dhe anëtarët e stafit të xhamisë që po luteshin në ato momente. “Janë plagosur disa disa pjesëtarë të xhamisë, edhe besimtarët tanë që po adhuronin Zotin në ato momente. Falenderojmë policinë që ndërhyri në kohë dhe dha ndihmën e shpejtë. Agjërim të lehtë të gjithëve, paqja e Zotit qoftë mbi ju,”- tha Kalaja.
Janë ulur shifrat e infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 277 persona të infektuar. Për fat të keq, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID-19 14 qytetarë, tre prej të cilëve në Podujevë. Lajmi i mirë është sa i përket të shëruarve në një ditë. Autoritetet njoftojnë se 24 orëve të fundit janë shëruar 411 qytetarë. Njoftimi i plotë: 411 TË SHËRUAR DHE 277 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike…
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një konferencë online me drejtuesit qëndrorë e vendorë të Policisë së Shtetit lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Çuçi ka kërkuar qartë rezultate për fenomenin e shit-blerjes së votës, madje ka theksuar se këtë pjesë e ka merak dhe ka kërkuar rezultate. Ai thotë se javën e fundit të zgjedhjeve ky fenomen intensifikohet dhe ai kërkon nga Policia të kapë autorët në flagrancë dhe të dokumentojë rastet me prova. Po ashtu Çuçi ka kërkuar nga policët mos intimidohen nga asnjë forcë politike, qoftë edhe Partia Socialiste që është në pushtet. ”Barra është e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në xhaminë pranë Rrugës së Kavajës. Policia bën me dije se rreth orës 14:30, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Tashmë shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli është vënë në pranga nga policia. Njopftimi i plotë Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm…