Kryeministri Edi Rama nga Skrapari nuk i ka kursyer sulmet për presidentin Ilir Meta, i cili ka një lidhje të fortë me këtë qytet. Nga podiumi ku të pranishëm ishin socialistë, Rama kërkoi një gotë raki për të bërë një dolli për Metën dhe familjen e tij, ndërsa theksoi se nuk i do të keqen pasi ka ngrënë bukë me ta. “Sikur të kishim dhe pak raki këtu Nasip, do ishim….por po të kisha një gotë rakie këtu do e ngrija me shumë sinqeritet për shëndetin e Ilir Metës dhe familjen e tij, patjetër, kam ngrenë bukë me ta s’dua…
Author: tirana
Presidenca ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Skrapar. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi shkruan se Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit dhe se fatkeqësia e Ramës është se mund të blejë çdo gjë përveç dashurisë së tij për Atdheun. “Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë. Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo…
Plagosje me armë zjarri në Fier! Një 33-vjeçar me iniciale P.P., është plagosur me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fier, pasditen e sotme rreth orës 14:00. Policia e Shtetit ka identifikuar si të dyshuar kryesor për ngjarjen 44-vjeçarin R. M., ndërkohë që ka nisur nga puna për kapjen e tij. Mbetet e paqartë se si ka nisur sherri mes të dyve, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital, por nuk dihen detaje për gjendjen e tij. NJOFTIMI I PLOTË: Fier/Informacion paraprak Plagosi me armë zjarri…
Zbulimi i databazës së famshme të të dhënave të Partisë Socialiste, me sistemin e ‘patronazhit’ ka nxjerrë në pah dhe preferencat e kandidatëve dhe funksionarëve të vetë selisë rozë. Nga patronazhimi nuk kanë ‘shpëtuar’ dhe vetë kandidatët për deputetë, apo ministrat e qeverisë Rama. Një prej kandidatëve e prezantuar si risi në këto zgjedhje, shefja e Spitalit Infektivit, Najada Çomo, në databazën e Partisë Socialiste, figuron si votuese e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2013. Në bazën e të dhënave të PS-së, patronazhistja, Vjola Sterjo shkruan se Najada Çomo, nuk është votuese e ‘sigurtë’ e PS, ajo ka si preferencë Lëvizjen…
Mjeku Tritan Kalo gjatë takimit me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përcjellë një mesazh për qytetarët. Kalo thotë se kujdesi ndaj vetvetes është më i madhi dhe i rëndësishmi, prandaj njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë këtë derisa pandemia të marrë fund. Ai thotë se kujdesi duhet përcjellë në mënyrë vertikale deri tek qytetari më i thjeshtë. ‘’Kënaqësi që të kemi drejtuesit e shtetit pranë që kujdesen gjithmonë për ne, por kujdesi më i madh është ndaj vetvetes. Kujdesi duhet përçuar në mënyrë vertikale deri tek qytetari më i thjeshtë. Njerëzit kurrë nuk duhet të harrojnë që kujdesi më…
Arbana Osmani është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente nga përditshmëria e saj. Me ardhjen në jetë të djalit të saj të dytë, Diellit, Arbana është treguar dorëlëshuar duke ndarë imazhe të shumta më vogëlushin. Por nuk mungojnë as momentet me djalin e madh, Jonin. Së fundmi, moderatorja ka publikuar një video të adhurueshme, ku shihet Joni ndërsa përpiqet të argëtojë vëllain e vogël. Këtë moment kaq të ëmbël ajo ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit.
Duke mbajtur fjalim para grave dhe vajzave në Tiranë, pranë stadiumit “Air Albania” kryeministri Edi Rama u përball me një situatë të papritur. Një mbështetës i opozitës thirri Rama ik, shumë pranë aktivitetit të PS. Kreu i qeverisë tha se po e priste një gjë të tillë. Rama tha se është koncept që vazhdon prej vitesh. “Ja doli po e prisja. Po e prisja, po e prisja. Nuk ka sesi të mos dalë. Është koncepti në viti 1936 që vazhdon. Nuk ka si të mos dalë, është po i njëjtë koncept. Partia Demokratike sot natyrisht ka më shumë makina dhe…
BE i ka dhënë miratimin një kompanie me bazë në Lesotho të eksportojë kanabis për përdorim mjekësor në vendet e bllokut. Kompania, MG Health, tha të enjten se kishte marrë konfirmimin zyrtar se proceset e saj të prodhimit ishin në përputhje me standardet e BE-së. MG Health do të bëhet kompania e parë e prodhimit të kanabisit në Afrikë që eksporton bimë për përfitime mjekësore në BE. Sipas të dhënave, shpërndarja e kanabisit do të fillojë në qershor. Lesotho ishte kombi i parë afrikan që legalizoi rritjen e kanabisit për përdorim mjekësor në vitin 2017.
Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranë Luljeta Bozo ka vlerësuar angazhimin e kësaj force politike, sipas saj për atë që është bërë për gratë dhe vajzat. Në takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama në Tiranë, Bozo tha se PS bëri të mundur përfaqsim më të lartë të grave në Kuvend si dhe qeveri. Ajo kërkoi gjithashtu që votohet PS. “Në motra dhe shoqe jemi gjysma e shoqërisë. PS është e vetmja forcë që beson në forcën tonë jo me fjalë por me vepra. Bëri të mundur që në parlamentin tonë të ketë një kuotë përfaqësimi nga gra dhe vajza. Në…
Pandemia dhe masat e marra në kuadër të saj kanë sjellë mjaft kufizime. Tashmë si pasojë e orës policore, argëtimi në orët e vona të natës nuk ka shumë vend. Mirëpo moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Dojna Mema di të shfrytëzojë çdo moment dhe njohët për gjetjet e saja gjeniale. Pas xhirimeve, darka e ka gjetur poshtë shtëpisë, ulur në bagazhin e makinës që siç tregon e ka kthyer në garderobë dhe duke pirë një birrë. Moderatorja, e cila prezanton “Just Dance” në “E diell”, tregon se momentalisht në një univers paralel është në klub me një gotë shampanjë.…
Nga Ilir Beqaj Më lejoni ta filloj me një falenderim të sinqertë për ndjesinë pozitive që më keni dhuruar që prej shtatorit 2020 kur u riktheva aktivisht në Shkodër.Çdo shtrëngim duarsh me secilin nga ju me ka dhënë energjinë të eci përpara dhe njëkohësisht të ndjej përgjegjësinë absolute të përkushtimit ndaj jush.Ma keni ushqyer çdo ditë e më shumë dashninë pa kushte për Shkodrën.Shkodra bëhet edhe më madhshtore kur e shikon më gjanë,me Berdicën që të përcjell në bregdetin e Velipojës.Me Postrribën e veshur me shumë histori, me urën e Mesit e kalanë e Drishtit.Me Dukagjinin e Apleve shqiptare.Me Gurin…
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën Partia Socialiste do të kryesonte me diferencë të ngushtë qarkun e Tiranës, pasi diferenca me Partinë Demokratike është përgjysmuar. Sondazhi i dytë i kompanisë MRB për Euronews Albania tregoi se në qarkun kryesor të vendit diferenca mes partive kryesore është ngushtuar nga 10.3% në 5%. Të pyetur se për cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, qytetarët nga qarku i Tiranës u përgjigjën: PS – 41.5%PD – 36.5%LSI – 5.9%Të tjera – 3.7%Të papërcaktuar – 12.4% Me këtë rezultat të qarkut të Tiranës, duke analizuar prirjen e…