Author: tirana

Udhëtimi për t’iu bashkuar përfaqësueses së Gabonit në ndeshjet e kualifikuesve të Kupës së Afrikës i kanë kushtuar shumë shtrenjtë Pierr Emerik Aubamejang. Lojtari ishte shfaqur në një formë të dobët si pasojë e problemeve shëndetësore dhe fillimisht mendohej se ishte i infektuar nga COVID dhe Arsenalit e la edhe të izoluar për disa ditë. Por këto probleme duket se i kanë ardhur nga malaria, me zëra që qarkulluan prej ditësh dhe që u konfirmuan sot nga vetë sulmuesi i cili postoi një foto nga spitali ku ishte i shtruar për t’u kuruar. “Hej miq, faleminderit për të gjithë mesazhet…

Read More

Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Read More

Presidenti Ilir Meta është pyetur nëse në zgjedhjet e 25 prillit do të votojë për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi që është drejtuesja e LSI-së. Meta tha se nuk e tregon dot votën. Pjesë nga intervista për Opinion Do votoni për Kryemadhin? Meta: Nuk e them dot për kë do votoj. Por jam që t’i qëndrojmë besnik Kushtetutës së ’98. Mos t’i shërbejmë oligarkisë. Kush shet votën trafikon vajzën e tij. Nuk dua të mbetem vetëm unë këtu dhe të mësoj gjuhën e Bangladeshit. Kjo Rilindja e re, kjo thotë që problem është shqipja. Po e deshi populli Ramën nuk ka…

Read More

Një deklaratë e hoxhës Shefqet Krasniqi bëri bujë të madhe në rrjetet sociale, ndërsa mori edhe reagime të shumta nga politikanë, qytetarë e organizata të ndryshme. Hoxhë Krasniqi i ftuar në një emision televiziv tha se ‘gratë e kanë vendin në kuzhinë’, e kjo deklaratë e tij ngjalli reagime të shumta. Disa ditë pas deklaratës së tij, është publikuar edhe një foto Shefqet Krasniqi në kuzhinë, kush shihet teksa bën petulla për iftar.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me foton e tij me Presidentin francez Macron. “Fotoja me Macron? Rama: Dëgjo Macron, nuk bëj foto mbrapa shpinës time. Vëlla është fjalë e madhe. Unë e kam mik. Dhe jo që thonë… Macron është nga të paktët. Unë e di që edhe kur të mos jem kryeministër, ne do të jemi miq. Ai është presidenti. Mos të bëj foto? Është faj që di të bëj foto të bukur? Po nuk pati miell, nuk bëhet bukë. Prandaj nëse do të kemi bashkëpunim me opozitën krijohen kushte përmirësimi edhe për ta. Kam…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i pyetur për një bashkëpunim të mundshëm midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha pas zgjedhjeve. Kreu i Shtetit thotë në “Opinion” me ironi për Ramën se “ky pro-amerikan i jashtëzakonshëm, tani të ftojë për bashkëpunim këtë agjent të Rusisë”. ‘Keni merakun që populli shqiptar është i shqetësuar që pushteti të mos jetë në një dorë dhe të ndahet në dy duar?! Populli shqiptar është i shqetësuar që ministrat të mos bëjnë veprime kriminale, korrupsion flagrant dhe njerëzit po vdesin në spitale. Në Vlorë e dorëzuan babain në spital dhe pas një…

Read More

David Madani, efektivi i arrestuar për plagosjen e dy kolegeve te tij në Mamurras ditën kur ndodhi ngjarja me 13 prill nxitonte të linte shërbimin pasi djali i tij i vetëm kishte përvjetorin e 15. Ndonëse ai kreu detyrën, 6 persona nuk e lanë të shkonte pranë familjes, 3 prej të cilëve ende të paidentifikuar. Pas dëshmisë së dhënë para hetuesve 45-vjecari tha se në mëngjes në orën 9 e 30 ishte thirrur nga shefi i stacionit të policisë Eduard Hoxha I cili I kishte thënë se do shkonin në një kontroll. Së bashku me kolegun e tij Ilir Zeka…

Read More

Përveç provimeve të lirimit dhe maturës, edhe nxënësit e klasave të pesta do të testohen për arritjet gjatë arsimit fillor. Ky provim do të zhvillohet në datë 21 maj do të nis në orën 10 e do të zgjas 1 orë e gjysmë. “Ky është një test i integruar ku përfshihen tre lëndë: matematikë, gjuhë shqipe dhe dituri natyre. Janë përcaktuar sallat dhe vëzhgimi do të bëhet nga administratorët e provimeve që vijnë nga shkolla të tjera dhe janë të përcaktuara nga zyra vendore arsimore. Unë do këshilloja që të punojnë pa ndrojtje, do të jetë vërtet një mësues tjetër…

Read More

Një studim i ri i publikuar në mediat shkencore britanike bën lidhjen mes jetës sedentare (inaktive) dhe simptomave më të rënda të infektimit nga COVID-19. Pacientët e COVID-19 që konsideroheshin inaktivë nga ekspertët në 2 vitet para pandemisë, kishin më shumë gjasa të shtroheshin në spital dhe të kërkonin kujdes intensiv. Ata gjithashtu kishin më shumë shanse të vdisnin, në krahasim me pacientët që plotësonin direktivat e aktivitetit fizik. Faktori i inaktivitetit si ndikues në sëmundjet, tejkalohej vetëm nga faktorët e moshës së thyer apo precedentëve për transplant organesh. Të tjerë faktorë të identifikuar për ashpërsi të simptomave të COVID-19…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shfaqur ndryshe në një intervistë mbrëmjen e sotme, ku shihet në një video duke i dhënë makinës teksa është shkuar në Elbasan me gazetarin Endri Xhafo. “Sinqerisht nuk po më besohet që kam këtë privilegj që në mes të fushatës të kem mundësinë t’i jap makinës. Faleminderit për mundësinë”, tha Basha gjatë intervistës. Ai tha se në 10 vitet e fundit kanë qenë shumë të rralla rastet kur i ka dhënë vetë makinës. “Po bën më shumë se 10 vite që e kam pasur të pamundur, me ndonjë rast të rrallë rrugëve rurale…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar ish-ministrin e LSI, Lefter Koka se është i përfshirë në “mafien e inceneratorëve”, teksa është kandidat për deputet i PS. Meta tha në emisionin “Opinion” se njerëz të afërt të Kokës kërcënojnë anëtarët e LSI për të mos kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Emrat e denoncuara nga Presidenti Meta si anëtarë të mafies së inceneratoreve që bëjnë presione në Durrës: Lefter KokaArben SeferiArbër ShtyllaJuri MerajSkerdi BelloArbër Koka “Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’…

Read More

Ish-pjesëtari i grupit Ritfolk, Saimir Braho deklaron se ai personalisht nuk është pro të drejtave të grupeve jo heteroseksuale (LGBT). I ftuar në emisionin “Refleksione”, Braho theksoi se grupet jo heteroseksuale(LGBT) nuk kanë të drejtë para krijuesit të tyre që të ndërrojnë seksualitetin e tyre. Por dhe sa i përket raporteve shoqërore, Braho deklaron se grupet jo heteroseksuale kanë aq të drejta sa një person të pretendoj se në mëngjes është një pemë, në darkë të mendoj se është alien. Një mashkull lind mashkull dhe mendoj se vdes i tillë dhe një femër lind femër dhe vdes e tillë. Nëse…

Read More