Kryeministri Edi Rama ka thënë se asnjë pushtet i cili nuk është i lidhur me pushtetin ekzekutiv nuk është në dorën e tij. Rama i kërkoi gazetarit Ylli Rakipi, që të mos ketë asnjë lloj rezerve në pyetje. Pjesë nga intervista në MCN TV: Gjithçka që keni bërë deri më sot ka fytyrën e një autokracie. Ju i keni të gjitha pushtetet në dorë. A mund të di një pushtet që nuk është Rama: Asnjë pushtet i cili nuk është i lidhur me pushtetin ekzekutiv nuk është në dorën time. Parlamenti shqiptar është parlamenti legjislativ dhe pushtet më vetë ,…
Author: tirana
Artisti Saimir Braho ka komentuar rreth ndikimit të politikës në ditët e sotme në emisionin “Refleksione”. Për të folur se si e sheh ai politikën, Saimir Braho kujton një ngjarje të para shumë viteve. Ai thotë se një politikan race, shumë i njohur kishte shkuar në zyrën ku ai punonte dhe kishte kërkuar një transformator, për banorët e një zone ku ai kandidonte. Braho thoshte se politikani bënte humor dhe servilosej për të marrë transformatorin që t’u hidhte hi syve votuesve. Artisti deklason se i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e politikanit kur ky i fundit kishte dy fëmijët e…
Ministri i Turizmit Blendi Klosi, i cili është drejtues politik i PS-së në Berat i ftuar në emisionin ‘Radari Informativ’ është pyetur për ftesën që kryeministri Edi Rama i ka bërë Bashës për të bashkë-qeverisur. ‘Çfarë ka thënë Rama e keni lexuar dhe kuptuar qartë, nuk bëhet fjalë individë të veçantë por për t’u shkëputur nga politika e vjetër, ajo që PD ka bërë kur ka drejtuar vendin, dhe kërkesa e Ramës ka qenë që Basha të shkëputet nga Berisha dhe Meta.’-tha ministri.
PJESË NGA INTERVISTA: Me këtë moshë që jemi ne, nuk i hyjmë në punë njëri-tjetrit. Aktualisht nuk fle me presidentin. Është me kushtetutën dhe demokracinë. Nga cila anë mban kushtetutën dhe nga cila ty?Unë do ta shkruaj kushtetutën më 25 prill. Jemi puthur me fshehtësi, por nuk mendoj që është shumë e rëndësishme se na janë bërë fëmijët nga 20 e ca vjeç. Sebep është bërë PS. Po përsëri sebep do të jetë PS që socialistët të votojnë LSI. Do martoheshe prapë me Ilir Metën?Nuk bëhet në kohë fushatash se jam dënuar me pushkatim, me dënim të përjetshëm. Në periudhë…
Pas katër ditëve verifikime, SPAK regjistroi çështjen për skandalin e patronazhimit për veprën e përhapjes së sekreteve vetjake sipas nenit 122 të kodit penal. Është hedhur shorti dhe i ka rënë prokurores antikorrupsion Enkelejda Millonai.Burimet e TCH thonë zyrtarisht se oficerët e policisë gjyqësore janë urdhëruar të këqyrin databasin në fjalë, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë pranë medias që i publikoi apo pranë subjektit politik. Lista përmban të dhënat personale të gati 910 mije personave në kryeqytet, përfshirë numër telefoni, adresë dhe vend pune apo edhe përkatësia politike detajoheshin nga një person i caktuar si patronazhit.
Ideja e bashkëqeverisjes PS-PD është kthyer në temë diskutimi pikërisht në ditët e fundit të fushatës elektorale. Lidhur me këtë ide, analisti Mustafa Nano tha për MCN TV se mund të jetë pak hileqare nga ana e kryeministrit Rama për shkak se i paraprin marrëveshjes së 2017 dhe kjo mund të penalizojë opozitën. Nano gjithashtu tha se kjo marrëveshje bashkëqeverisje mund të jetë thikë me dy presa, nga njëra anë mund të ndihmojë në çeljen e negociatave dhe nga ana tjetër vendi do të mbetet pa opozitë. Nano, një ide që ka qarkulluar shumë, të cilën edhe ju vetë e…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në një mesazh drejtuar shqiptarëve për zgjedhjet e 25 prillit, duke kërkuar që vota të mos blihet dhe as të mos shitet.KMSH thotë se dëshiron që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një hap përpara për Shqipërinë drejt integrimit evropian. Reagimi i plotë: Qëndrimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Të dashur qytetarë, urojmë që të keni një agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti i Gjithësisë! Ne gjendemi në Muajin më të rëndësishëm të vitit, Muajin e Bekuar të Ramazanit, muaji i pastrimit, faljes, mëshirës dhe begatisë së pafundme…
Kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i bashkohet thirrjes së Ipeshkvinjve të Kishës Katolike, të cilët bëjnë apel kundër fenomenit të shitblerjes së votës. Celibashi përmes një shënimi në Tëitter thotë se kjo praktikë negative cënon lirinë dhe vullnetin e qytetarëve. Ai iu bën thirrje të gjithëve që kanë të drejtë vote në 25 prill, që të dalin masivisht dhe të shprehin vullnetin e tyre të pandikuar nga ndonjë individ apo subjekt, partiak ose jo.
Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim progresiv dhe i pakthyeshëm i trurit që dalëngadalë shkatërron kujtesën, aftësinë e të menduarit dhe eventualisht atë të kryerjes së veprimeve më të thjeshta. Në shumicën e rasteve, simptomat e para të sëmundjes nisin në mes të gjashtëdhjetave. Problemi i parë që vërehet në këto raste është harresa. Pacientët harrojnë të kryejnë detyrat më të thjeshta jo vetëm në shtëpi por edhe në punë. Sëmundja shkakton konfuzion, përhumbje dhe vështirësi në formulimin e fjalëve. Çfarë Ndodh Në Trurin e Një Personi Të Prekur Nga Alzheimeri? Në trurin e njeriut gjenden 100 miliardë neurone. Secila…
Pasi akuzohej si autor i një vrasje të ndodhur 4 vite më parë, një shqiptar në Greqi është lënë i lirë. Një video e siguruar së fundmi nga prokuroria ka zbuluar se e vërteta ishte krejtësisht ndryshe dhe autori i vrasjes është një tjetër person. Kjo ngjarje ka “pushtuar” mediat greke në një kohë kur pak ditë më parë mbeti i vrarë një gazetar. Neësit.gr ka publikuar videon e vrasjes së ndodhur në tetor të vitit 2017. Kamerat e lokalit të natës tregojnë se autori i vrasjes dhe bashkëpunëtori i tij largohen me vrap rreth orës 04:30 të mëngjesit. Ndërkohë,…
Kryeministri Edi Rama, ndërsa po mbante fjalën e tij në Shkodër, ka replikuar në distancë me një qytetar, i cili e shau nga nëna. Rama tha se ai qytetar përfaqëson Partinë Demokratike të “Se ça ka me nënë time ai andej… Ajo është demokracia? Në fakt ajo është Partia Demokratike. Një njeri atje që më dërgon dëshirën e tij lidhur me nënën time që është në botën tjetër. Ajo është PD e Shkodrës, fiks. Ai është një që i kanë thënë shko tashti dhe thuaja atë të nënës atij që po flet. Ajo është PD”, tha Rama, duke iu përgjigjur…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga Ipeshkvët katolikë në lidhje me votimet në zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë thirrje që të ndëshkohen të gjitha ata që blejnë vota dhe që duan të përzënë shqiptarët nga vendi i tyre. Meta shkruan se kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg. MESAZH I PRESIDENTIT TE REPUBLIKES,ILIR META: NDËSHKONI ATA, QË DUAN TË BLEJNË VOTËN TUAJ DHE T’JU PËRZËNË FËMIJËT NGA SHQIPËRIA, ATDHEU YNË I BEKUAR! E përshëndes mesazhin e fuqishëm dhe frymëzues të Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë, që…