Author: tirana

Ndonjëherë nuk e kuptojmë se një pyetje e pafajshme mund ta lëndojë një person. Prandaj më poshtë ju sjellim këto 10 pyetje që asnjëherë nuk duhet t’ja bëni dikujt, edhe nëse nuk keni qëllim të keq. 1.Je kaq i/e mirë, ç’ne je akoma beqar/e? Ndonëse mund të dukeni sikur po i bëni një kompliment, në fakt personi nis të pyesë veten se çfarë shkon me të, që është akoma beqar, ndërkohë që nuk ka asgjë jo normale. 2.Pse dukesh i/e lodhur? Vërtet mund të shqetësoheni për personin, por duket sikur po i thoni që duken keq. 3.Çfarë bën ti? Është…

Read More

Bajern Mynih po bëhet gati t’i japë lamtumirën Hansi Flik në fund të këtij sezoni. Trajneri, edhe pse është kthyer shumë shpejt në idhullin e tifozëve, nuk ka marrëdhënie të mira me drejtuesit që do të trashëgojnë pushtetin nga Karl Hainz Rumenige ndaj parashikohet se do të pranoj ofertën e Federatës Gjermane për të zënë vendin e lënë bosh nga Joakim Lëv. Opsioni i parë për pankinën mbetet Julian Nagelsman i cili i ka bindur të gjithë në Gjermani se është një emër i destinuar për t’u bërë i madh, meqë e provoi aftësinë e tij si të Hofenhajm, ashtu…

Read More

Enca takoi emra të njohur në Dubai. Enca Haxhia ditët e fundit i ka shfrytëzuar për t’u relaksuar në pushime në temperaturat e ngrohta të Dubait. Këngëtarja ka publikuar fotografi e video të panumërta nga atje, duke u shfaqur edhe në shoqëri të emrave të njohur në Dubai. Fillimisht, ajo u fotografua me sheikun e njohur Sait Ahmad Belhasa, në kopshtin e tij zoologjik, e më pastaj tha se Conor McGregor ishte ulur pranë saj në një mbrëmje. Kurse, në një postim tjetër, Enca shihet pranë këngëtarit arab Mohamed Ramadan, i cili numëron mbi 17 milionë ndjekës në Instagram.

Read More

Andrew Gotzis, psikiatër në Manhattan me një përvojë të gjatë në psikoterapi, ka trajtuar për disa vite me radhë një çift heteroseksual. Për të ruajtur anonimatin, partnerët po i quajmë Jane dhe John. Ata kryejnë marrëdhënie seksuale mesatarisht tre herë në javë. Shumë prej nesh mund t’i kenë zili, nëse marrim parasysh faktin që John dhe Jane – të cilët janë në të 40-at – janë bashkë prej gati dy dekadash. Vetëm duke bërë llogarinë e numrave, dikush mund të pyesë pse ata kanë nevojë t’i drejtohen një terapisti. Por vetëm njëri prej tyre është i kënaqur me jetën seksuale.…

Read More

17 të vdekur dhe 599 raste të reja me Covid-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Njoftimi i plotë i IKShPK-së: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.576 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 599 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Beratit, Tasim Puci. Vendimi u dha të enjten nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Genta Tafa Bungo. Por pas vendimit, ndodhi diçka e papritur. Prokurori ndoqi nga pas anëtarët e trupës duke u shprehur: “Ku do më çoni tani? Jam pa shtëpi e katandi”. Kanë ndërhyrë forcat e sigurisë, të cilat ndaluan prokurorin e shkarkuar për të kaluar nga salla në zyrat e komisionerëve. KPK tha se e gjeti me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit për prokurorin Puci. Gjatë seancës dëgjimore, ai u…

Read More

Kryeministri Edi Rama edhe nga Lezha ka përsëritur ftesën për bashkëpunim që i ka bërë Lulzim Bashës një ditë më parë. Gjatë një takimi elektoral me qytetarët e Lezhës, Rama u shpreh i bindur se PS do të fitojë zgjedhjet dhe Bashën e fton të bashkëpunojë si opozitë. Më tej ai tha se edhe nëse Basha nuk do të bashkëpunojë ai dhe PS do ta bëjnë Shqipërinë “se i ka vdekur nëna kësaj pune”. “E dëgjuat çfarë tha Presidenti, se ma thanë tani që kishte dal në konferencë për mediat dhe kishte thënë që Luli ta bëjë që tani po…

Read More

Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë greke për shkak se akuzohet të ketë tentuar të rrëmbejë një vajzë 18- vjeçare. Arrestimi i tij është bërë nga policia e Ierapetras. Ka qenë 18-vjeçarja e cila ka denoncuar rastin në fjalë, pasi kishte mundur të shpëtonte. Sipas rrëfimit që ajo ka bërë, një makinë e bardhë i kishte ndalur tek këmbët ndërsa personi që ishte brenda saj e kishte kapur për dore duke tentuar që ta fuste me dhunë në makinë. Vajza në ankesën e saj deklaroi se “ishte rreth orës 10:00 të natës së Martës, 13 Prill, kur…

Read More

Cili është momenti më i mirë i ditës për një grua? Ai moment kur kthehet në shtëpi dhe heq reçipetat, duke u thënë lamtumirë llastikëve që s’i lënë të marrin frymë lirshëm dhe telave aspak të rehatshme. Edhe pse na janë bërë pjesë e trupit dhe ndonjëherë as e vëmë re që i kemi veshur, të gjitha biem dakord për faktin që ndihemi më mirë pa to. Pyetja që bëjmë të gjitha është: Të ndenjurit dhe të punuarit nga shtëpia për shkak të pandemisë e cila na jep lirinë të rrimë pa to është ok apo vë në rrezik tonifikimin…

Read More

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar nga Fieri se SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat të caktuar politik. Në një dalje për mediat në Fier, ku tha se ndodhet si pjesë e përpjekjeve për të parë sa më shumë nga Shqipëria, veçanërisht para zgjedhjeve, ambasadorja Yuri Kim paralajmëroi kundër kujtdo që duan ta mohojnë të drejtën e popullit për të votuar duke e blerë apo shitur votën. “Është pjesë e përpjekjeve të mia që të shikoj sa më shumë nga Shqipëria veçanërisht duke pasur parasysh se jemi para zgjedhjeve të 25 prilli. Unë jam një person shumë i drejtpërdrejt…

Read More

Rreth 2 vite më parë lart e poshtë përflitej se Fifi dhe Flori Mumajesi ishin në një lidhje dashurie. E gjithë kjo nisi për shkak të një videoje që u bë publike, në të cilën ata të dy shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Thashethemet vazhudan për muaj e muaj të tërë dhe shpesh ishin vetë kënëgatrët që i nxisnin. Sa herë që u jepej rasti të flisnin në intervista për njëri-tjetrin, ata nuk nuk jepnin një përgjigje konkrete, ndaj dhe publiku nuk dinte çfarë të besonte. Ndërkohë e ftuar para disa kohësh në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”,…

Read More

Kur na ndajnë vetëm 10 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Lezhë, ku po zhvillon një takim me elektoralin e tij. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë renditi disa nga ‘plagët’ që mori Shqipëria, siç ishte tërmeti dhe pandemia. Kryeministri nuk i kursye ironitë për rivalin e tij politik, Lulzim Basha, që sipas tij është një Rrapush i ri, i veshur si dhëndër. Mes të tjerash ai tha se shkësit e nuses janë Ilir Meta dhe Sali Berisha. “Po ja dalim çdo ditë që të kthejmë në banesa të reja familje. Po…

Read More