Author: tirana

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, PS do të fitonte zgjedhjet me 60.1% në qarkun e Vlorës, ndërsa 32.1% e qytetarëve do të votonin për aleancën PD-AN. LSI renditet e treta me 4% dhe Lëvizja për Ndryshim me 1.6%. Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje të vazhdueshme nga Vlora se nuk do të lejojë vjedhjen e votës dhe ka bërë akuza të forta ndaj PS, por kjo duket se nuk ka ndikuar aspak tek të anketuarit, të cilët ia besojnë sërish drejtimin Partisë Socialiste. Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë…

Read More

Analisti Baton Haxhiu ka folur për mundësinë e bashkëpunimit të PS me PD pas 25 prillit. Ai e ka cilësuar të sinqertë deklaratën e Kryeministrit Rama për të patur bashkëpunim me kreun e opozitës Basha, pas zgjedhjeve të 25 prillit. Pjesë nga intervista për Opinion” Haxhiu: Unë besoj që Edi Rama e mendon këtë, për arsye që është i sigurtë në rezultatet e 25-ës. Fevziu: E ke informacion apo konstatim? Haxhiu: Që të jem i sinqertë, personalisht e kam biseduar disa herë më Edi Ramën dhe e di që e ka të sinqertë, se është politikan i përmbushur dhe për herë…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se pas fitores së 25 prillit gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, me kushtin që të distancohet plotësisht nga Berisha e Meta, deklaratë kjo që ka shkaktuar debate ndërmjet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizit dhe kandidatit të Partisë Demokratike Agim Baçit. Murrizi, teksa po fliste në lidhje me deklaratën e Ramës, tha se këto prej shumë vitesh kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin. Murrizi tha madje se në ideoligji nuk ndahen që nga viti ’45, pasi nuk ka një botëkuptim ndryshe për të djathtën dhe të majtën. Në këtë moment ndërhyri…

Read More

Një konflikt mes tre vëllezërve në Berat ka përfunduar me plagosjen e një efektivi policie, Julian Xhahili. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dëshmorët e Kombit” ku shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M . Njoftimi Sot rreth orës 20:20, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen “Dëshmorët e Kombit” shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M . Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit. Në momentin e ndërhyrjes së…

Read More

Në sondazhin e katërt të IPSOS-Top Channel, rezulton se në qarkun e Shkodrës do të triumfojë aleanca PD-AN me 56.9% dhe do të marrë 7 mandate. Ndërsa PS do të marrë 3 mandate, PSD, e drejtuar nga Tom Doshi vetëm 1 duke lënë kështu LSI pa asnjë mandat. Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, kur PD mori vetëm 5 mandate, vihet re se në zgjedhjet e ardhshme, 1 mandat i PS dhe i LSI do t’i kalojnë opozitës për të arritur në 7 mandate. Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider…

Read More

Mjeku i njohur alternativ Ylli Merja i cili njihet për trajtimin e shumë sëmundjeve ka treguar sot se si të largojmë gërhitjen në mënyrë natyrale, puçrat apo si të parandalojmë rënien e flokëve. Rudina Magjistari: Po për gërhitjen çfarë mund të bëhet, qoftë edhe si pasojë e Covidit, por edhe në përgjithësi njerëzit që gërhasin, ka ndonjë zgjidhje për ta? Ylli Merja: Pse ndodh gërhitja? Thahet shpesh mukoza e hundës, mbyllet kaviteti, nuk mbushet organizmi, mushkëria me ajër dhe njeriu do që të hapë dhe gojën. Ndërkohë, ajo gjuhëza që është brenda fillon të vibrojë dhe shfaqet gërhitja. Tek vaji i dafinës…

Read More

Historia e 26-vjeçares nga Tropoja, e cila ka denoncuar në emisionin “Stop” se është dhunuar nga bashkëshorti dje vjehrra dhe këta të fundit kanë tentuar ta nxjerrin me probleme mendore me dokumente të falsifikuara, është edhe më e trishtë.   Emisioni “Stop” zbuloi se epikriza që ishte firmosur për të ishte e pavërtetë dhe kjo gjë u pranua si nga mjeku që e kishte firmosur dhe nga punonjësja e zyrës së statistikave nga maternitet. Por problemet për të rënë vijojnë edhe më tej. Për të rezulton një dokument nga një klinikë e mjekes psikiatre Fatime Elezi, se është me probleme…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi morën pjesë në një takim pune të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe atyre të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, me Sekretarin e Shtetit dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, ku në fokus ishin zhvillimet e kohëve të fundit në Afganistan dhe vijimësia e misionit të NATO-s “Resolute Support”. Ministrja Xhaçka vlerësoi vendimin e administratës aktuale të SHBA, për të mos u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Afganistani, por duke e bërë këtë në konsultim të plotë me vendet e NATO-s. “Shqipëria mbështet plotësisht…

Read More

Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka qenë i ftuar sot emisionin “Fiks Fare”, ku është pyetur nga dy moderatorët lidhur me përshtypjen e tij ndaj velinave në studio. I gjendur disi në siklet, Patozi tha se i sheh ato dhe gjithë njerëzit vetëm si vota, duke mos dashur të japë një koment për paraqitjen e tyre. Më pas i pyetur me ironi për Presidentin Meta, Patozi tha se i pëlqen që ai është i paanshëm dhe ka devotshmëri për të qenë mbi palët. I pyetur për Berishën, po me ironi ai tha se i pëlqen fakti që është…

Read More

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës thotë se emrat e disa prej senatorëve socialiste janë vendosur poshtë listës së sigurt të kandidatëve për deputet për të siguruar vota përtej mbështetjes për PS. Këtu ai iu referua Pandeli Majkos, Mimi Kodhelit dhe Fatmir Xhafajt që janë renditur në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Tiranës përkatësisht në vendin e 19, 21 dhe 23, kur i gjithë qarkun ka 36 mandate. “Unë besoj se Pandeli Majko, Kryeministër dy herë, kryeministër i luftës me shumë reputacion ka edhe një logo të…

Read More

Fituesi i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit me votë unanime, në mbledhjen e Komisionit rregullator u vendos që do të dalë para orës 08:00 të mëngjesit të 26 prillit. Propozim erdhi fillimisht nga anëtari Arens Çela por për kryetaren, Ilirjana Nano, kjo fashë orare do i vinte në ndihmë KZAZ-ve që të menaxhojnë më mirë punën e tyre. “Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi. Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët…

Read More