Vaksina po fillon të ndikojë shumë në rrjedhën e pandemisë Një i moshuar mbi 80 vjeç, i cili merr një dozë të vaksinës AstraZeneca ose Pfizer arrin të zhvillojë antitrupa ndaj Coronavirusit. Sipas një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajve të fundit tregon se rreth 93 përqind e njerëzve zhvillojnë antitrupa kundër Covid-19, pas pesë deri në gjashtë javë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer dhe 87 përqind kur injektohen me dozën e parë të AstraZeneca. Një i moshuar mbi 80 vjeç, i cili merr një dozë të vaksinës AstraZeneca ose Pfizer arrin të…
Author: tirana
Është rikthyer pas 10 vitesh për hetim çështja e 12-vjeçares shqiptare Zeneida Selimaj, e cila u dogj e gjallë në 2011. Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Pire të Greqisë, ku e mitura vdiq pasi tentoi të shpëtoi nga përdhunuesi i saj ndërsa ky i fundit i vuri flakë. Çështja është rikthyer nga emisioni investigativ grek, “Dritë në tunel”. Ngjarja ka qenë e pazbardhur plotësisht përgjatë një dekade, ndërsa autori që akuzohet është shqiptari Adrian Zeko, i cili u arrestua në dhjetor me akuzën për përdhunim. Ai jetonte në apartamentin tjetër ngjitur me atë të familjes Selimaj dhe menjëherë pas vdekjes…
Në përfundim të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit ka ndodhur një incident. Mbrojtësin e kurbinasve, Obanor, e tradhtuan nervat si pasojë e përplasjeve gjatë ndeshjes dhe goditi me takë në trup futbollistin e Vllaznisë Herald Marku. Stili ‘kung-fu’ e la të shtrirë në fushë futbollistin e shkodranëve, ndërsa arbitri dha të kuq për mbrojtësin me ngjyrë të Laçit, që tani pritet të dënohet edhe nga disiplina. Përsa i përket ndeshjes ajo u fitua 1-0 nga Vllaznia që shkoi në finale falë golit të Ardit Hoxhës.
Me një suprizë të madhe, Kupa e Shqipërisë ka njohur finalistët që do të diskutojnë trofeun e dytë për nga rëndësia të futbollit në vend. Kundër çdo parashikimi, në aktin e fundit do të marrë pjesë edhe Skënderbeu. Skuadra korçare që lufton për të qëndruar mes më të mirëve mundi në transfertë 2-0 kryesuesit e Teutës. Të papriturat në “Niko Dovana” nisën që në minutën e dytë, kur Meksi me golin e tij të shpejtë i dhuroi epërsinë miqve. Përpjekjet dhe shpresat e Teutës për të kthyer fatin e ndeshjes morën një tjetër goditje të rëndë në limitet e pjesës…
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. Sipas MSH, 5 persona kanë ndërruar jetë dhe 207 të tjerë janë infektuar. NJOFTIMI I PLOTË: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2698 testime,…
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Kamëz me simpatizantët dhe mbështetësit. Basha thotë se pavarësisht se në takim ka shumë të ndryshëm, për shkak të bashkimit janë bërë si një familje që do të sjellë ndryshimin me votë më 25 prill. Ai thekson se Kamzës dhe Paskuqanit i takon të udhëheqë energjinë e kësaj lëvizje për ndryshim, teksa ka kërkuar nga qytetarët që veçanërisht të shkojnë tek të pashpresët e t’i marrin për të votuar. ‘’Vëllezër dhe motra të Kamzës, mirëseju gjej, nga shpirti juaj buron dëshira për ndryshim.Vij nga Paskuqani këtu, me Flamur Nokën për…
Të rinjtë përfaqesojnë të ardhmen e mafias. Trashëgimtarët, protagonistë në mënyrë të vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm, të shfrytëzuar ose jo janë sigurisht lëngu limfatik për mbijetesën e krimit të organizuar. Ata mbulojnë një gamë të gjerë rolesh. Grupet e organizuara kriminale rrisin dhe shfrytëzojnë të rinjtë. Rekrutët janë të dobishëm. Ata mund të vjedhin, të punojnë në laboratorë të kokainës ose të detyrohen të prostituojnë. Ata gjithashtu mund të tregtojnë dhe kontrabandojnë drogë, përdoren si vrasës dhe shpesh dërgohen në vijat e para të luftimeve me armë. Shumë fëmijë janë trajnuar në përdorimin e armëve të zjarrit që në moshë të hershme, shpesh…
Bleona po vazhdon me aktrimim e as nuk ka ndërmend t’i ndahet. Me anë të një postimi ku shfaqet e veshur klas, ajo ka zbuluar se do jetë pjesë e një projekti të ri filmik. Ku do luajë rolin e një ‘boss lady’ dhe do quhet Brooke. Se për çfarë filmi bëhet fjalë, ku do xhirohet, e me kë, akoma nuk ka detaje, por një gjë është e sigurt, Bleona do shkëlqejë dhe së shpejti do na tregojë më shumë për çfarë bëhet fjalë.
Shefat e agjencive të inteligjencës amerikane paralajmëruan për një “rrezik të pashembullt” nga ana e Kinës. Gjatë një dëshmie para Kongresit, ata përmendën si faktor të këtij kërcënimi, agresionin rajonal të Pekinit, aftësitë kibernetike dhe ndikimin ekonomik. Shefat e agjencive të inteligjencës amerikane paralajmëruan për një “rrezik të pashembullt” nga ana e Kinës. Gjatë një dëshmie para Kongresit, ata përmendën si faktor të këtij kërcënimi, agresionin rajonal të Pekinit, aftësitë kibernetike dhe ndikimin ekonomik.“Kina gjithnjë e më shumë është një konkurente që sfidon Shtetet e Bashkuara në shumë fusha, duke bërë presion për rishikimin e normave globale në atë mënyrë…
UEFA pritet që të bëjë një ndryshim nga sezoni i ardhshëm për rregullin e golit në transfertë, ku skuadrat të cilat shënojnë pas kohës së rregullt, goli në transfertë nuk do të llogaritet. Kjo do të thotë që çdo skuadër mund të përfitoj nga goli në transfert brenda 90’ minutave, dhe çdo gol që do të shënohet pas golit të rregullt nuk do të numërohet si avantazh për skuadrën mike. Raportohet nga “The Sun” që ky propozim është përkrahur nga top klubet evropiane, të cilat do marrin pjesë në votim të kësaj ideje këtë të premte para Bordit Ekzekutiv të…
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili jetonte në pyll, ku kishte ngritur edhe një tendë. Mediat e huaja shkruajnë se ai u vu në pranga në Xhenova. 48-vjeçari, i cili akuzohej për 27 grabitje në kohën kur policia po e kërkonte, telefoni i tij ishte në përgjim. “Ilsecoloxix” raporton se nga përgjimet e telefonatave me miqtë, ai u thoshte “Në Itali, nëse punon mirë bën shumë para. Unë duhet të fitoj shumë para që të kthehem në Shqipërinë time”. Ai akuzohet se hynte në shtëpitë e banorëve vendas, në kohën kur ata ishin në gjumë dhe vidhte sende…
Ndërrimi i stinëve shoqërohet nga një lodhje fizike dhe psikologjike që e ndjejmë të gjithë. Duke nisur nga ndërrimi i orës dhe fakti që ngrohet koha, apo detaje të ngjashme, kaq mjafton që të ndihemi sikur nuk duam të bëjmë asgjë. Lodhja e pranverës vjen çdo vit dhe simptomat janë të njëjta: probleme me pagjumësinë, vështirësi në përqendrim, dhimbje koke, apo ndryshime humori. Ama ka disa mënyra për ta përballuar dhe e para në listë është ushqimi.Tashmë e dimë me siguri se ushqimi ka shumë rëndësi dhe ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në mënyrën si ndihemi. Këtu mund t’iu rendisim…