Author: tirana

Atletet që Kanye West veshi për herë të parë në “Grammy 2008” do të dalin në ankand për vlerën e më shumë se 1 milion dollarëve dhe mendohet se do të bëjnë histori si këpucët sportive me çmimin më të lartë të shitur në “Sotheby’s”. Këto atlete u përshkruan nga shtëpia e ankandeve si ndër më të vlefshmet që janë ofruar ndonjëherë. West ndikoi shumë në dizanjin e këpucëve të cilat mbajnë firmën e “Nike Air Yeezy 1”. Para pak ditësh, reperi u bë zyrtarisht personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra…

Read More

Shqipëria ka siguruar 50 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik V. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se falë marrëveshjes me distributorin “Human Vaccine”, brenda prillit do të vijnë sasia e parë e këtyre vaksinave: “Janë 50 mijë doza vaksine, të cilat vijnë sipas një kalendari. Deri në fund të muajit Prill pritet të vijë një pjesë e vaksinave”. E teksa në shumë vende vijon debati për vaksinën AstraZeneca, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se Komiteti i Vaksinimit nuk ka nxjerrë asnjë efekt anësor të rëndë për këtë vaksinë: “Deri tani në vendin tonë në vendin tonë…

Read More

Nga Besar Likmeta Sipas të dhënave të librarisë së reklamave me temë politike dhe sociale të publikuar nga Facebook, gjatë 30 ditëve të fundit partitë politike, kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit dhe faqje që shpërndajnë mesazhe politike kanë postuar 2573 reklama në rrjetin social Facebook. Në total sipas raportit janë shpenzuar 123,152 USD për reklama politike dhe sociale. Por të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë që vetëm 113,252 USD janë nga parti politike, kandidatë ose faqe që shpërndajnë reklama politike, ndërsa pjesa tjetët janë reklama nga media dhe kompani që janë kategorizuar gabim nga algoritmi i Facbook. Listën…

Read More

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm që të bashkëpunoj pas 25 prillit me Lulzim Bashën, por me kushtin që të shkëputet nga Meta dhe Berisha. “Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jete politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët. Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë në emër të…

Read More

“Babai” i skemave piramidale, Bernie Madoff, ka ndërruar sot jetë në burg në moshën 82-vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij në SHBA është komentuar në të gjithë botën, pasi Madoff u shpall fajtor në vitin 2009 për organizimin një skemë mashtrimi, ku sipas hetuesve ajo nisi në fillim të viteve 1970. Me anë të kësaj skeme, ky i fundit ka mashtruar deri në 37,000 njerëz, duke u marrë miliona dollarë. Por në rastin e Shqipërisë, Madoff frymëzoi qeverinë e Partisë Demokratike 92-97. Më saktë, Shqipëria u prek nga skemat piramidale që sollën jo vetëm dem ekonomik individual e shtetëror, por…

Read More

Princi Harry dhe Princi William nuk do të takohen deri të shtunën, për varrimin e gjyshit të tyre, Princit Philip. Mediat e huaja raportonë se vëllezërit kanë komunikuar në telefon menjëherë pasi Harry mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar të dielën pasdite. Pritet që William dhe Harry të lënë pas mosmarrëveshjet e tyre për hir të Mbretëreshës dhe anëtarëve të tjerë të Familjes Mbretërore, pasi ata ribashkohen për herë të parë në më shumë se një vit. “Ata e dinë se nuk ka të bëjë me ta, ka të bëjë me nderimin e kujtimit të gjyshit të tyre dhe mbështetjen e…

Read More

Kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, shprehet e bindur kur thotë se Partia Demokratike nuk i fiton zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. E ftuar në emisionin “Top Talk”, Topalli thotë se e djathta nuk i fiton këto zgjedhje, pasi njerëzit janë të zhgënjyer nga PD-ja. “Të gjitha sondazhet e bëra, edhe brenda vetë PD-së, jo vetëm nuk e nxjerrin fitues, por dhe e nxjerrin poshtë rezultateve të vitit 2013, kur ne humbëm zgjedhjet pas 8 viteve në pushtet. Edhe sot, pas 8 viteve, kur kemi një popullsi me varfëri ekstreme, opozita nuk fiton kredibilitet”. Sipas saj opozita është e paqëndrueshme,…

Read More

Më pak kollë, por më shumë lodhje; më pak temperaturë, më shumë të përziera e të vjella, simptomat e Covid 19 po ndryshojnë. Virusi po evoluon e po ndryshon armët me të cilat godet, thonë ekspertët. Tani mjaft nga të prekurit e rinj ankohen për dobësi të madhe trupore, lodhje, dhimbje të muskujve dhe të barkut, si edhe për të vjella, dhimbje koke e probleme gastrointestinale. Krahasuar me një vit më parë, duket se sëmundja i ka modifikuar pasojat mbi organizmin tonë, dhe gjithmonë e më pak, efekti i koronavirusit po lidhet me problemet respiratore. Një studim britanik i realizuar…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Irma Libohova feston ditën e sotme ditëlindjen. Jeni kuriozë të dini sa vjeç mbush? Megjithëse nuk e tregon aspak moshën që ka, ju themi se Irma sot feston 62-vjetorin e saj të lindjes. Në këtë ditë speciale, ajo ka marrë mjaft urime nga miq dhe të afërm, disa prej të cilave i ka publikuar në rrjetet sociale. “Jo të gjithë arrijmë të jemi perfektë në të gjitha aspektet, por ti je një person i tillë duke nënvizuar me të madhe artiste e cila ka një zemër shumë të madhe! Gëzofsh gjithmonë vite të lumtura”, ishte ky…

Read More

Prej disa kohësh, reperi i njohur Big Basta është shpërngulur në Zelandën e Re së bashku me bashkëshorten, Vesa Lumën dhe djalin e tyre Lianin. Reperi është ndjerë i detyruar të udhëtojë larg vendit të tij, për të ndërtuar një jetë më të mirë për të birin dhe familjen. Siç ka treguar edhe më herët, atij i vjen keq që gjërat që vendi i tij s’ia mundësoi dot, i gjeti përtej Oqeanit. Familja e tij ka kaluar peripeci të shumta për të arritur këtu ku është sot dhe asgjë nuk është aq e lehtë dhe sipërfaqësore sa duket në Instagram.…

Read More

Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Dibra me përfundimin e rrugës së Arbërit do të jetë jastëku i gjelbër i Tiranës.Rama thotë se mijëra apo miliona turistë do të vizitojnë Dibrën menjëherë pas daljes nga tunel i pandemisë. Më tej ai thekson se maja që pretendon të arrijë Shqipëria është një ëndërr që e ka parë me sy hapur, madje edhe më e fortë edhe se kur stresi apo mërzia i kanë thënë ‘’ lëre këtë punë’’. ‘’Përshëndetje, dhe realisht pamjen që kam përpara do kishte qenë akoma më mirë sikur aty në fudn mos kishim mungesë distance,…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndërprerë për disa sekonda fjalën në Dibër për shkak se nuk kishte dëgjuar lutjen e hoxhës. Rama thotë se ishte ajo lutje, por ishte shumë e largët për të ndërprerë më shumë fjalën. ‘’S’e dëgjova, më falni. Po dëgjoj, mu duk sikur ishte lutja e hoxhës. Që ishte ishte por është shumë e largët.’’- tha Rama.

Read More