Në fjalën e mbajtur sot para votuesve për herë të parë në Burrel, kryeministri Edi Rama premtoi amnisti për paratë e emigrantëve, që do të investohen në Shqipëri për zhvillimin e ekonomisë vendase. Kreu i qeverisë tha se kushti i vetëm është që këto para të mos jenë të ardhura nga krimi. “Do tu bëjmë një amnisti direkte atyre për ti sjellë këtu pa ju kërkuar llogari, se i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton të mos jenë para të krimit. Dhe këto para të vijnë këtu se janë para gjaku, para djerse, para shqiptarësh, dhe të hidhen…
Author: tirana
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK do t’i drejtohet Gjykatës së lartë për ti bër rekurs vendimit të datës 2 Mars 2021 të Gjykatës të Apelit lidhur me kardiologun Edvin Priftin. Kjo gjykatë e ndryshoi masën e sigurisë për shefin e kardiokirurgjise Prifti nga arrest me burg, në pezullim detyre. Kështu SPAK kërkon rikthimin në qeli të mjekut. Kardiokirurgu Prifti akuzohet se i mori ryshfet kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë lekë cash në zyrë e shtëpi. Arrestimi i tij u bë disa ditë më…
Ndeshja e raundit të parë të Mastersit të Montekarlos, mes Pablo Carreno dhe Stefano Travaglia, la pas një skenë të çuditshme. Tenisti spanjoll dhe ai italian patën një debat të ashpër në setin e dytë, që u mbyll vetëm pas ndërhyrjes së arbitrit. Gjithçka nisi nga reagimi i trajnerit të Carrenos, i cili duartrokiti në mes të një pike, gjë që acaroi italianin Travaglia. Ai iu ankua kundërshtarit, duke i thënë se trajneri i tij po tregonte mungesë respekti. Carreno u përgjigj duke i thënë se edhe stafi i Travaglia, ku ndodhej edhe e fejuara e italianit, po bënte të…
Pas marrjes së vaksinës, rekomandohet një regjim i shëndetshëm ushqimor për të minimizuar simptomat dhe për të mbrojtur sistemin imunitar. Ekspertët rekomandojnë ushqimet anti-inflamatore ose suplemente të tilla si vitamina C. Megjithëse nuk ka hulumtime të mjaftueshme për ta bërë vaksinën më efektive, dihet që ushqimet me shumë lëndë ushqyese dhe marrja e vitaminës C ndihmojnë sistemin imunitar. Dr. William Li thotë se “duhet të jeni të kujdesshëm ndaj çdo produkti që rrit përgjigjen e vaksinës në trup“. Sipas Louis Malinow, një dietë e shëndetshme që ruhet për një kohë të gjatë mund të forcojë imunitetin dhe ndihmojë në luftën kundër…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me një video duke sjellë dëshmi të dy të moshuarve të cilët kanë hyrë në shtëpi të re pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Të moshuarit treguan se si e përjetuan atë ngjarje tragjike dhe se si kanë jetuar nën çatinë e një shtëpie që ishte gati për t’u shembur. Ata u shprehën se nuk e prisnin që banesa të ndërtohej kaq shpejt, ndërkohë që falenderuan qeverinë. “Unë e gjykoj madhështore këtë punë. Asnjë kryeministër në dynja të Zotit, nuk e bën kush këtë që ka bërë Edi Rama”, tha i moshuari. Kryeministri…
Krerët e Kishës kanë prezantuar së fundmi rregullat e miratuara prej tyre për ekzorcizmat, pas disa vdekjeve në ritualet e improvizuara në Rusi, duke përfshirë dhe atë të një djali nëntë vjeçar që u lidh e u rrah fatalisht nga i ati. Kisha ortodokse ruse është detyruar të hartojë listën e rregullave dhe procedurat e sakta për “largimin e shpirtrave të ligë”, siç njihet ndryshe ekzorcizmi. Zhvillimi vjen pas disa vdekjeve në procedurat e improvizuara në kushtet shtëpiake, teksa vendi ka parë të paktën dy vdekje të tilla në 2019. Peshkopi Hilarion, zyrtar i lartë i kishës ortodokse ruse tha…
Dhuna është bërë ,modë në futbolin shqiptar, madje edhe në Superiore. Pa thënë se në Kategorinë e Parë dhe të Dytë ndodh çdo javë. Pas përfundimit të ndeshjes, Gramshi-Valbona, trajneri i ekipit tropojan, Mustaf Hysenaj, ka debatuar me gjyqtarin kryesor nga Poliçani, Mikele Dyrmishi. Ky i fundit, pas kontestimeve të stafit tropojan, ka ndëshkuar me karton të kuq Hysenajn. Në këtë moment, situata ka precipituar, pasi lojtarët e Valbonës rrethuan arbitrin dhe tentuan ta godisnin. Megjithatë, kryesori pasi shikon numrat e lojtarëve që e ofenduan dhe e kërcënuan, nxori edhe katër herë kartonin e kuq për E.Shehun, B.Hajdarin, A.Balliun dhe…
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shpalosur edhe talentin e saj të fshehur, kërcimin. E ftuar në emisionin “Fiks Fare”, Spiropali nisi të kërcente së bashku me moderatorët. Ndërsa nga pas i ndiqnin edhe dy velinat e emisionit, ministrja tregoi edhe njëherë aftësitë e saj. View this post on Instagram A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpjeguar në emisionin “Absolut 4” mënyrën se si zgjedhësit duhet të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Celibashi tregoi 3 mënyrat e duhura për të votuar, duke shtuar se çdo lloj votimi tjetër e bën fletën e votimit të pavlefshme. “Zgjedhësi ka vetëm 3 mënyrë për plotësimin e fletës së votimit. Ai mundet të votojë vetëm për partinë politike ose koalicionin, pa zgjedhur asnjë kandidat. Nëse ai vendos të mos zgjedhë asnjë kandidat të këtij subjekti apo koalicioni është i lirë që ta bëjë këtë gjë dhe fleta konsiderohet e vlefshme. Opsioni tjetër…
Kandidatja për deputete e PS në Tiranë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka vijuar turin e takimeve elektorale në Njësinë 7 në kryeqytet. “Kurrkush më mirë se ne nuk mundet të vazhdojë e të çojë përpara atë çka u nis, u ndërpre apo u pengua për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Pikërisht këto dy fatkeqësi të papritura na shtojnë ndërgjegjësimin për të kryer çfarë nisëm e çfarë na doli në mes të udhës tonë të përbashkët me qytetarët tanë. Zgjedhjet dhe vota për Partinë Socialiste janë mision, janë shprehje vullnetplotë e angazhimeve dhe përgjegjësive janë bindshmëri për të qenë krah…
Presidenti Ilir Meta u shpreh mbrëmjen e sotme se para Shqipërisë nuk pyet as për familjen e fëmijët e tij. Ai shtoi se edhe fëmijët e tij të shuhen si ata të familjes Jashari nëse lind nevoja për të mbrojtur vendin. “Ka dy institucione qe nuk tunden, populli dhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta para Shqipërisë nuk pyet as për fëmijët e tij. Edhe fëmijët e Ilir Metës të shuhen si fëmijët e Adem Jasharit, po qe nevoja për të mbrojtur Shqipërinë,“-tha Meta.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, thotë se organet e drejtësisë në Shqipëri, përfshirë dhe SPAK, kanë në dispozicion informacion mbi listën e zezë që i ndalon hyrjen në SHBA tre ish zyrtarëve shqiptarë nën akuzën e korrupsionit. Në një intervistë në emisionin “Përballë” në zonja Kim shton se “institucionet ligjzbatuese nuk kanë kurajo të veprojnë me këto raste.” “Ajo që mungon është – të jem e ndershme – ajo që mungon është kurajo. Dhe mendoj se kemi pasur raste kur është treguar kurajo. Mendoj se duhet të shohim më shumë. Kam besim që investimi i Amerikës tek reforma…