Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme një rast skandaloz të dhunimit të fëmijëve nga mamaja e tyre. Ngjarja është e rëndë dhe duhet theksuar fakti që nëna e fëmijëve vuan nga probleme të shëndetit mendor, nga bipolariteti. Denoncimi është bërë nga babai i fëmijëve, i cili ka rrëfyer për emisionin Stop se me bashkëshorten ka probleme vite më parë. Ai tregon se sjellja e saj përkeqësohej akoma më shumë. Duke parë degradimin e situatës, vendosi të shkonte në polici dhe ta denonconte. Por, sikurse tregon, autoritetet policore i kërkuan prova për deklarimet e tij. Në këtë…
Author: tirana
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, i ka cilësuar treshen Basha, Rama, Meta si “3 elefantë” të politikës, prapa së cilëve qëndrojë grupe të fortësh. “Është një fushatë atipike se jetojmë në një kohë jo normale dhe ka ndryshuar në shfaqjen e fushatës, atipike se kanë mbizotëruar 3 persona, jo 3 parti, ndryshe se ka një përpjekje për të hyrë në skenën politike shqiptare lëvizje të reja, duke patur përballë 3 elefant me grupe të fuqishme ekonomike dhe grupe të të fortësh. Ato kanë pushtetin ekonomik dhe politik, herë në sipërfaqe dhe herë në mënyrë të fshehur këtë e…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur për kandidatët që janë të përfshirë në listat e partive politike në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit, ku nuk ka kursyer sulmin ndaj Tom Doshit. Ajo u shpreh se pavarësisht se një kandidat paguan fatura të spitalit apo merr pjesë në një dasmë, ai sërish nuk e meriton të përfaqësojë shqiptarët për shkak se SHBA nuk e lejon të futet në territorin e saj. “Zv.Sekretari Mattheë Palmer bëri të qartë që ka emra jo të pastër në lista. KQZ duhet t’i shohë dhe deri më tani ka dërguar 30 emra në prokurori SHBA…
Kryedemokrati Lulzim Basha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama me spotin më të ri të Partisë Demokratike. Ai shfaqet përpara një tabele dhe thotë se nuk është piktor, por di se çfarë i duhet Shqipërisë. “Unë nuk jam piktor, por e di se çfarë i duhet Shqipërisë për të ecur përpara: Punësim dhe mirëqënie, integrim në BE, ndryshim. Voto 9!”, shprehet Basha teksa shkruan.
Lajm i mirë për futbollin italian. Më datë 11 qershor fillon Euro 2020 dhe sfida e parë është progrmuar të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës. UEFA ka kërkuar që në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet, të krijohet mundësia që 25% e kapacitetit të mbushet me tifozë. Si pasojë e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit, autoritetet italiane nuk kishin dhënë leje për praninë e publikut në stadiume, duke rrezikuar që sfida hapëse e Euro 2020 të transferohej në një shtet tjetër. Një gjë e tillë nuk do të ndodhë, Itali-Turqi do të zhvillohet në “Olimpico”,…
Identifikimi elektronik, pajisia e cila do të aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të jetë prezente në çdo qendër votimi, operon në një mënyrë shumë të thjeshtë, por tejet precize. Përmes hardware-ve dhe software-ve të dedikuar, pajisja ndihmon në çdo hap të procesit zgjedhor, për të mundësuar siguri të plotë për votën e çdo qytetari. Por, si funksionon identifikimi elektronik i zgjedhësve? Përmes dy hapave të thjeshtë! Procesi nis me leximin e dokumentit të identifikimit (pasaportë/ kartë identiteti) dhe shfaq të dhënat e qytetarëve, fotot dhe qendrën e votimit ku ata janë regjistruar për të votuar. Pas…
Me dalje në terren dhe përfshirjen në fushatën elektorale të Presidentit Ilir Meta, kreu i shtetit ka shkelur me të dyja këmbët ligjin. Me këtë argument kandidati për deputet, socialisti Spartak Braho për Report Tv thotë se ky aktivitet i Metës duhet të ndalohej me forcë. “S’ka ndodhur ne asnjë vend të botes që presidenti të dalë në fushatë, është shkelje e hapur e ligjit duke u bërë palë në fushatë, nëse do kishim parametra të shtetit të së drejtës do ndalohej me forcë. Ai krahason veten me Ismail Qemalin dhe kërkon ta çlirojë”, tha Braho. Braho nuk ngurron të…
Nga dita e nesërme në kuadër të protokollit të ndryshuar anti-Covid do të rinisin fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar. Përmes një njoftimi publik, TIA ka njoftuar të gjithë udhëtarët të jenë të pajisur me një sërë dokumetash që duhet të paraqiten sëbashku me biletën. Një ndër to është dhe tamponi PCR, i 72-orëve të fundit. Njoftimi i plotë: Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me…
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke iu kundërpërgjigjur kryediplomatit serb Nikola Selakovic në mbledhjen e sotme të KS të OKB, ka thënë se Kosova e pavarur është projekt i përmbyllur. “Pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe do të ishte mirë për Serbinë sa më parë që e pranon këtë”, është shprehur Gërvalla, duke u përgjigjur në fjalimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakovic, i cili ka thënë se “projekti i Republikës së Kosovës po shkon drejt dështimit”. Na fjalën e saj Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka numëruar bëmat e…
Takimi midis udhëheqësit të shumicës në pushtet të Malit të Zi dhe kryeministrit Zdravko Krivokapiç të hënën në mbrëmje përfundoi me akuza për përmbysjen e qeverisë në kurriz të Frontit Demokratik pro-Serb, pas së cilave Zv.kryeministri Dritan Abazoviç u largua nga takimi. Një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik (DF), Milan Knezeviç, u tha gazetarëve pas takimit midis kryeministrit dhe liderëve të partive të shumicës qeverisëse se Krivokapiç akuzoi Abazoviçin dhe ministrin Vladimir Leposaviç për përmbysjen e qeverisë së tij. “Ai tha se kishte informacion në lidhje me të,” u tha Knezeviç gazetarëve pas takimit, duke vënë në dukje se Krivokapiç i…
Që prej tre ditësh vaksinën mund ta kryejnë edhe personat mbi 60 vjeç, por përzgjedhja e tyre bëhet nga mjeku i familjes në varësi të sëmundjeve kronike që kanë. Një person që vuan nga sëmundjet kardiake, me probleme në veshka, në mushkëritë apo me sëmundje tumorale renditet, telefonohet më parë për tu vaksniuar se një 60 vjeçar që nuk ka asnjë diagnozë. Ndërsa personat që janë 65 vjeç mjafton të paraqiten tek çadrat në sheshin Skënderbej me kartë identiteti dhe mund ta bëjnë vaksinën edhe pa shkuar më parë tek mjeku i familjes. Sasia e vaksinave Pfizer që ka mbërritur…
Kreu i PD-së Lulzim Basha javën e kaluar ka shpërthyer në akuza ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj. Basha e quajti Imerajn ikonë të krimit. Ndërkohë, nesër në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pritet të diskutohet kërkesa e Imerajt, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për të dalë me një qëndrim publik të Këshillit në lidhje me akuzat publike ndaj figurës së saj. Kujtojmë se, Basha dy herë brenda një jave sulmoi prokuroren Imeraj. Sipas kreut të PD-së, KPK nuk pati guxim ta shkarkojë Imerajn edhe pse përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM prej 8 orësh e kërkoi këtë.…