Author: tirana

Ish-Ministri Yanis Varoufakis që mori drejtimin e financave greke në momentet e saj më të këqija, ka dalë hapur në mbështetjes së lëvizjes së minatorëve shqiptarë. Përmes një postimi në twitter, Varoufakis ka postuar video të minatorëve shqiptarë duke protestuar për të drejtat, ndërsa ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për ta.“Shumë i lumtur të raportoj se në Shqipëri po formohet një lëvizje e re dhe e pabesueshme. Ky është Elton Debreshi, kryetar i SMBB, Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Shikoni videon e tyre dhe mbështesni luftën e tyre përkrah Internacionales Progresive”, shkruan ministri grek. Very glad to report that…

Read More

Zonat ku shfaqen aknet nuk janë aksidentale, pasi çdo pjesë e fytyrës ka një domethënie dhe lidhet me një problematikë të caktuar. Sipas mjekësisë orientale, fytyra mund të kthehet në një hartë për të mësuar bazat e akneve dhe domethënien e atyre që shfaqen. Sigurisht ky nuk është rregull universal, pasi varet shumë reagimi i fytyrës edhe nga lloji i saj, por vlen për një pjesë të mirë të rasteve. Balli – Sipas mjekësisë kineze, balli lidhet me sistemin tretës dhe aknet në atë zonë japin sinjale për një dietë të pabalancuar. Gjithashtu sipas ekspertëve, mund të keni tepricë konsumi…

Read More

Gara e 25 prillit, nuk është vetëm një garë ideologjish, programesh, vizionesh, individësh, apo liderësh, pasi po ta “banalizonim” pak, mund ta konsideronim edhe si një garë për një vend pune. Kjo është gjëja e parë që të shkon ndërmend kur sheh edhe përfitimet monetare të të qënit deputet. Përfitimet që merren nga statusi i deputetit janë të shumta, por sa shkon mesatarisht paga e një deputeti në kuvendin shqiptar? “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar të dhënat e marra nga pasqyra e publikuar nga vetë faqa zyrtare e Kuvendit, mbi pagën e deputetëve dhe përfitimet e tjera financiare. Këto të…

Read More

Flamuri i Kosovës është bërë shkaktar i ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Përfaqësuesi i Rusisë, Dimitri Poljanski, kërkoi nga udhëheqësi i seancës që përfaqësuesja e Kosovës, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla të heqë flamurin e Kosovës që ndodhej pas saj. Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet i pavarur, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë ambientin, ose të heq flamurin”, tha përfaqësuesi rus. Ndaj kërkesës së Rusisë, ka reaguar…

Read More

Po përjetojmë vështirësi por hëna e re e Marsit do jetë Agimi i një ecurie të re e aftë të na shërojë traumat dhe dobësitë e situatës së tanishme. Dashi Nga sot fillon nje periudhe me ndryshime pozitive dhe nje inisiative personale qe do merrni ne lidhje me punen apo marrdhenien ne cift. Filloni nje jete te re Demi Psikologjikisht ndjeheni te hapur, por te bllokuar ne hapjen me realitetin me punen dhe jeten personale Keni deshire per tu organizuar por rrugen e re keni frike ta pranoni Binjaket Jeni nje nga shenjat e favorizuara ne kete hene te re…

Read More

Një nënë e një fëmije, me profesion gazetare, u rrëmbye për disa minuta nga ish-i dashuri i saj, i cili, pasi e futi me forcë në automjet, e goditi atë duke e dhunuar. Burime të policisë pranë komisariatit numër 1 në Tiranë, treguan se si një patrullë policie iu vu pas automjetit ku u mbajt për pak minuta gazetarja, teksa ish-i dashuri i saj u përpoq të shpëtonte, duke udhëtuar kundravajtje. Gazetarja, kujton në kallëzimin e dorëzuar policisë, se sapo pa një makinë policie në rrugë, ajo u përpoq të devijonte timonin e makinës, si të vetmen mënyrë për të…

Read More

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas lajmit se të dhënat e mbi 900 mijë votuesve mund të kenë dalë nga portali e-Albania. E ftuar në emisionin Top Talk, ministrja nuk e sheh si një problem serioz publikimin e të dhënave të votuesve. “S’ka asnjë lidhje me votën që një individ hedh me çështjen e patronazhistëve, strukturat e Partisë Socialiste për votuesit e vet. Ka njerëz që e bëjnë këtë gjë. Ç’kuptim do të kishte nëse nuk do të evidentonin votuesit e zonës së vetë. Ne thjesht i evidentojmë, nuk i ndikojmë votën e tyre”. Sipas saj…

Read More

Lidhur me plagosjen e 3 personave në Mamurras mes tyre 2 policë janë shoqëruar në polici 7 persona nga fisi i ish deputetit Mhill Fufi. Ata janë në komisariatin e Laçit. Mëngjesin e sotëm u shoqëruan 3 vëllezërit Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi. Më pas rreth orës 14:00 u përplasën me policët. I përfshirë në këtë ngjarje është edhe  Nikoll Fufi (Vorfi) i cili mbeti i plagosur nga përplasja.

Read More

Angelina Jolie po rikthehet sërish në kinematografi dhe lajm më të bukur se kaq nuk mund të kishte për fansat e saj. Aktorja e njohur do të ketë një rol kryesor në filmin me titull “Those Who Wish Me Dead”. Filmi është i bazuar në romanin e autorit Michael Koryta me të njëjtin emër dhe i takon zhanrit triler dhe aksion. Regjia i takon Taylor Sheridanit, ndërsa aktorë të tjerë që do të luajnë përkrah Jolie janë: Nicholas Hoult, Finn Little, Aidan Gillen, Medina Senghore, Tyler Perry, Jake Weber dhe Jon Bernthal. Filmi rrëfen historinë e një djaloshi adoleshentë, i…

Read More

Republikanët i kanë premtuar shqiptarëve se pas ardhjes në pushtet do të zgjidhin përfundimisht çështjen e pronës duke e kthyer atë te pronari si dhe duke i ofruar kompensim me çmimin e tregut. Gjatë një takimi me shtabin elektoral kreu PR, Fatmir Mediu akuzoi kryeministrin se po i shërben vetëm interesave të tij. “Njeri i cili në çdo moment i shërben vetëm interesave të veta të pushtetit dhe nuk pyet se ç`ndodh me njerëzit. Ne kemi arritur tashmë me Partinë Demokratike të biem dakord në vlerësimin real të çështjes së të drejtës së pronës. Sot kemi një qëndrim të përbashkët,…

Read More

2862 testime, 634 të shëruar, 234 raste të reja dhe 5 humbje jete, është ky bilanci i publikuar sot nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me situatën e Covid 19 në 24 orët e fundit në vend Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e…

Read More

Rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet. Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe…

Read More