Author: tirana

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” heroin Arjan Sala (pas vdekjes), i cili u vetësakrifikua për të shpëtuar jetët e punonjësve dhe kolegëve nga zjarri në “Casa Italia”. Kreu i Shtetit i akordoi Arjan Salës dekoratën e lartë me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi e respekti të thellë për heroizmin e pashoq në përmbushjen e detyrës për të shpëtuar jetën e shumë qytetarëve. Për sakrificën dhe vetëflijimin e tij sublim, me të cilat ai hyri në zemrat tona, si shembull i heroizmit dhe humanizmit”. Në fjalën e tij me këtë rast, Presidenti Meta duke iu…

Read More

Duke ju uruar muaj të mbarë e të begatë të Ramazanit si dhe asgjërim të lehtë, ju rendisim më poshtë një listë me gjërat që nuk e prishin agjërimin tuaj. Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë.Të vjellët pa provokim: Kjo bazohet në hadithin e përmendur më lart.Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak, gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë, si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije, ngjyrë apo erë që arrin në fyt.Përdorimi i gjilpërave jo-ushqyese…

Read More

Shkrimtari i madh Ismail Kadare në një intervistë për “News24” pas takimit me të rinjtë në Vlorë, i ka dhënë një mesazh shqiptarëve, 2 javë para zgjedhjeve. Duke qëndruar mbi palët dhe pa u përfshirë politikisht, Kadare, ka kërkuar që secili të respektojë ndërgjegjen e vet. “Unë do të doja që shqiptarët ta respektojnë kombin shqiptar e te mos vuajne nga komplekset që është një komb çapaçulësh. Shqiptarët po te duan ta respektojne veten e tyre, ndergjegjen e tyre, token e tyre, kombin e tyre, te respektojne te gjitha ato shenja qe ky komb ka qenë i aftë, përpara botës.”…

Read More

Forcat RENEA kanë zbarkuar në Mamurras, aty ku u plagosën dy efektivë policia, Ilir Zeka, Flamur Lleja si dhe një qytetar i identifikuar is Nikoll Vorfi. Mësohet se grupi i efektivëve kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës ku dhe ndodhi ngjarja. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Mamurras 2 efektivët e policisë, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja kanë ngelur të plagosur pas një përplasjeje me një grup, shumë i afërt me një politikan të PS-së, Mhill Fufi. Gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. Në polici janë shoqëruar shtatë persona, anëtarë të fisit…

Read More

Epidemiologu i njohur amerikan, Anthony Fuaci, njëherësh dhe këshilltari mjekësor i Presidentit Joe Biden, ka deklaruar se “imuniteti i tufës”, nuk është një parashikim i saktë, pasi sipas tij nuk dihet ende sa % e popullsisë duhet të vaksinohet për ta arritur këtë. Ai tha për BBC se kthimi në normalitet do të jetë në mënyrë graduale, e sipas tij nuk bëhet sa hap e mbyll sytë. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, Anthony Fauci ka deklaruar se SHBA, është e gatshme të dhurojë vaksinat e tepërta anti-COVID, vendeve që kanë nevojë për to. “Sapo të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. DASHI Në këtë periudhë jeni me disponim të ulët, duhet të pushoni. Pavarësisht kësaj, dashuria dhe emocionet që po përjetoni janë pozitive. Problemet, nëse jetoni dy histori paralele, është rasti të mbyllni njërën prej tyre. Epo në punë, disa mundësi më shumë sidomos për ata që punojnë vetë. DEMI Duhet të mësoni të bëni një gjë në të njëjtën kohë, pa e stresuar veten, kur nuk është nevoja. Kohë shumë e mirë për të marrë vendime…

Read More

Ka nisur vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë kryer transplante, pranë qendrave të dializës në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër vaksinimin e qytetarëve që kryejnë dializë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. “Sot kemi filluar vaksnimin e dializantëve, janë më shumë se 1200 dializantë, të cilët do të vaksinohen në të gjithë vendin. Kemi vendosur që vaksinimin e dializantëve, edhe për të ndjekur kushtet e sigurisë, edhe për të mundësuar vaksinimin e shpejtë të tyre, ta kryejmë pranë qendrave të dializës, qoftë në sistemin publik, qoftë…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet pas publikimit të informacioneve lidhur me përdorimin e të dhënave të qytetarëve nga Partia Socialiste. Prokuroria ka shkuar në zyrat e Lapsi.al për të sekuestruar serverin pas publikimit të disa prej të dhënave për database-in ku ndodhen të dhënat e qytetarëve. Kreu i SPAK Arben Kraja deklaroi sot se kanë filluar verifikimet dhe do ketë përgjigje patjetër lidhur me akuzat e ngritura për të cilat ka dhe një padi.

Read More

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 494 raste me COVID-19. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e kanë fituar betejën me virusin 12 qytetarë. Nga krahu tjetër, lajmi i mirë është që janë shpallur të shëruar plot 1.009 qytetarë. Njoftimi i plotë: 1.009 TË SHËRUAR DHE 494 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.788 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është nisur për në Mamurras. Bashkë me të është edhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Në ndihmë të policisë lokale janë nisur edhe grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër që do të bëjnë krehjen e zonës për të gjetur autorët. Sakaq edhe grupi hetimor është ngritur. Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Mamurras. 2 efektivët e policisë, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja kanë ngelur të plagosur pas një përplasjeje me një grup, shumë i afërtë me një politikan të PS-së. Nga grupi…

Read More

Ministri i Shëndetëisë në Austri, Rudolf Anschober ka dhënë dorëheqjen. The Guardian shkruan se Anschober ka dhënë dorëheqjen për shkak të lodhjes së madhe që kishte nga menaxhimi i pandemisë si dhe gjithë sistemit shëndetësor. Ai ka thënë se nuk mund të vazhdojë punën e tij për shkak se është shumë i mbingarkuar si dhe ndaj nuk mund të jetë 100% i aftë në punën që bën. “Përshtypja ime është se nuk janë 15 muaj, më shumë si 15 vjet. Në krizën më të rëndë shëndetësore për dekada, republika ka nevojë për një ministër shëndetësor që është 100% i aftë.…

Read More