Author: tirana

Zv.kryeministri Erion Braçe ka sulmuar analistin Artur Zheji pasi ky i fundit foli për akuzat e PD-së se Partia Socialiste ka marrë të dhënat e qytetarëve të Tiranës dhe i ka ndarë në “të majtë” dhe “të djathtë”. Zheji foli edhe për “patrionazhistët” e PS-së, ku u shpreh se këta persona janë spiunë, ndërsa ngriti pyetjen se kush i paguan këta “patronazhistë”. Braçe në postimin e tij shprehet se Zheji është mësuar me lekë sepse veç te leku e ka mendjen, ndërsa shton se gazetari nuk di asgjë dhe nuk ia mban të akuzojë ndonjë.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj denoncoi në News 24, vjedhjen e të dhënave të qytetarëve përmes metodës së spam-it nga ana e PD, ku viktimë sipas tij, ka qenë edhe një këngëtare e njohur. “Kryeministri kishte bërë një skeç me dy binjakët në Vlorë, PD nxjerr një lajm jashtë konteksti që Edi Ramën e ndalon policia. Ishte marrë linku, ishte spamuar e gjithë databaza e telefonave dhe një këngëtare shumë e famshme botërore me origjinë shqiptare më shkruan sot, po nr tim nga e morën. Dhe I kishte çuar linkun e Edi Ramës që e ndalojnë policët dhe…

Read More

Duke theksuar se nuk ka patur asnjë ndikim në hartimin e listave të PD, ish-kryeministri Sali Berisha pranoi se ai do ta kishte formuluar ndryshe atë. I ftuar në emisionin “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Berisha vlerësoi se në listën e PD ka personalitete që do t’i sigurojnë fitoren opozitës. “Unë nuk kam patur as në listën e 2017, as në listën e 2021, absolutisht asnjë influencë. Kjo është parimore për mua sepse kryetari i PD dhe kryeministri i ardhshëm, ka tagrin e plotë të zgjedhë ekipin e tij. Sali Beriasha nuk merr asnjë funksion përsipër. Kryetari i PD ka…

Read More

Analisti Frrok Çupi është përplasur ashpër me gazetarin Robert Rakipllari, teksa po komentonin lëvizjet e presidentit Ilir Meta në Vlorë. Gjithçka nisi me deklaratën e Rakipllarit teksa citoi se ajo që tha Çupi në lidhje se Meta po kërkon pushtet është e gabuar. Çupi tha se gazetari Rakipllari po e citonte keq. Debati ka degjeneruar, ku në fund Çupi tha se do ta çojë në gjyq. Pjesë nga debati në Open Frrok Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.Rakipllari: Kur të duash tiFrrok Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me…

Read More

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur sot në mbrëmje te “Myslym Shyri”, afër Drejtorisë së Policisë. Një automjet tip “Smart” që drejtohej nga një vajzë ka marrë para katër persona pasi ka humbur drejtimin e mjetit. Pas aksidentit ajo është larguar me të shpejtë nga vendngjarja. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ambulanca ka shkuar në vendngjarje për t’i ofruar ndihmën mjekësore. Edhe policia me grupin hetimor ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e autores së këtij aksidenti.

Read More

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Rama pas akuzave se është një “kukull” në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Basha tha se PD-ja drejtohet prej tij dhe mban përgjegjësi për çdo veprim. “Përgjigjen e ka marrë jo vetëm me fjalë dhe vepra, kryetar i PD jam unë dhe mbaj përgjegjësi për çdo veprim timin”, tha Basha për Report Tv.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 7020 doza të tjera Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Postimi i Ramës: 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke…

Read More

Këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian të këngës “Eurovision” në një intervistë për median publike greke ERT1 ka folur për eksperiencën e saj gjatë kohës kur jetoi dhe punoi në Greqi si dhe për faktin se mbiemri i saj “Peristeri” (në greqisht do të thotë pëllumb) vjen nga fakti se stërgjyshi i saj ishte grek. Ajo është shprehur se Shqipëria është atdheu i saj ku u lind dhe u rrit, dhe e pyetur në lidhje me ndjesitë e saj për shtetin fqinjë ajo është përgjigjur se për Greqinë ka një adhurim të veçantë teksa ka kaluar atje…

Read More

7 vite nga miratimi i reformës territoriale, Lulzim Basha zotohet se do e zhbëjë për ta ribërë sërish me Referendum. Koncepti i demokratëve është për ta nisur reformën e re me decentralizimin, për ta mbyllur me ndarja e re territoriale. “Do bëjmë decentralizimin e plotë. Ju banorët e Baldushkut, njësoj si banorët e Petrelës, Farkës, Bërzhitës, Krrabës, Dajtit, e të Ndroqit, të Vaqarit, të Kasharit, të Prezës, të Vorës, do të keni mundësinë të shpreheni me referendum për ndarjen e re territoriale. Nuk do të jetë më kryetari i pushtetit vendor të Baldushkut te kali i Skënderbeut, por do jetë…

Read More

Anton Kolndrea, Kristian Gjoka dhe Eduart Pjetër Gjoka janë tre picierët e rremë që u identifikuan nga prokuroria mbas një sërë veprimesh hetimore kryesisht kqyrje të kamerave të sigurisë. Ata u dorëzuan gjatë ditës në gjykatë si të akuzuar për grabitje me dhunë të mbetur në tentativë. Ata sulmuan një çift thotë prokuroria i cili u hapi derën dhe ata ju ofruan picë pikante. Prokuroria i thotë gjykatës në mbyllje të hetimeve se pikërisht kjo shenjë gishti e mbetur në kutinë e picës solli identifikimin e njërit prej hajdutëve, i quajtur Kristjan Gjoka dhe që mban këtë kasketë motorri në…

Read More

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, parashikon një valë të tretë për shkak të grumbullimeve nga partitë politike, ku nuk respektohen masat. “Nuk po respektohen masat. Ka grumbullime të vazhdueshme. Mua më shqetëson më shumë fakti i spostimit drejt qyteteve të vogla apo fshatrave të largëta që ishin thuajse të virgjëra. Vala e tretë nuk do të jetë asnjëherë si e para apo e dyta. Do të ketë një rritje fiziologjike, por asnjëherë ajo situatë që është parë në nëntor apo shkurt-mars. Më shqetëson fakti që nuk shoh asnjë parti politike që të bëjë thirrje, ruani distancën, mbani maska, por…

Read More